Kulturë
Eduard M. Dilo: Zonja Lume M. Juka
E diele, 07.08.2011, 07:58 PM
ZONJA LUME M. JUKA
Nga Eduard M. Dilo
Zonja Lume M. Juka, moter ne shpirt dhe bashkepunetora e mike e afert e Nanes sone Terese, esht nje grua e rralle, aq sa te huajt ketu ne N.Y. kur bisedojne me te, i thone plot gezim e dashuri: " na duket sikur takuam e biseduam Nanen Terese; ju lutem kush jeni ju, si e keni emrin?". Ajo me thjeshtesine, butesine, miresine dhe driten qe reflekton ne ata syte e saj plot embelsi, u pergjigjet:
" Jam Shqipetare, ashtu si ishte dhe Nana Terese, ngjaj si duket me te, se jemi nga nje vend, e duke qene per shume kohe prane Saj kam -si duket - dicka te marre prej Saj!"
Zoti e ka sjelle qe une te bisedoj shpesh, te takohem e te degjoj mrekullite e dala nga zemra e kesaj Zonje, qe nuk nderon vetem Shkodren qe e lindi, por krejt Kombin tone. E kompletuar me nje kulture qe do t'a
Pata kenaqesine ne pervjetorin e Ditlindjes, qe nepermjet telefonit te marr nje urim te bukur, te kendshem, nje urim sikur ma beri nje Engjell, kur me nje qetesi apsolute, degjova te me kendonte aq bukur ne Shqip kengen :
" Ditlindjen per shume mot
Ju bekofte i madhi Zot
Shnet e t'mira ju dhurofte
Jeten u-a ndricofte!
Gezuar! Gezuar! Gezuar!
Te gjithe te bashkuar
E festojshim gjithmone
Te lumtur n'Atdheun tone. (Melodia e kenges se kenduar prej Saj esht si melodia teper popullore boterore "Happy Birthdaj")**.
I perfshire nga emocionet e degjimit te kesa kenge te bukur interpretuar mjeshterisht nga Soprano Lume Juka, shkrova vargjet e meposhteme te cilat po i ndaj me ju:
ZONJES LUME M. JUKA
Moter ju
Dhe dinte Ajo se ke cmon
Shifte tek ju dhemshurine
Qe nga zemra ju buron.
E thjeshte, e dashur, e mire,
Reflektoni vec Miresi
Edhe ne ecje: lehte e bute,
Me nje kujdes , se mos lendoni njeri...
Kurdohere i luteni Perendise
Paqe- Dashuri- Miresi te kete kudo
E keqja te jete larg njerezise:
Jezusi prane nesh;
Zemrat JEZUS na i pushto!
** Nje mendim: Nuk do te ishte mire sikur kjo kenge e Ditlindjes te kendohej ne mbare Shqiperine tone Etnike ne Shqip dhe jo Anglisht. Besoj se dhe per femijet do tingelloje me bukur! "Te lumtur n'Atdheun tone", mund ta zevendesojme dhe "Te lumtur ne familjen tone".