Mendime
Zyba Hysa: Cili ndërron identitetin, më e madhja tradhëti...
E diele, 31.07.2011, 07:02 PM
CILI NDËRRON IDENTITETIN,
MË E MADHJA TRADHËTI...
Nga Zyba Hysa
Pasi mora lajmerimin nga përmes facebook, ku shkruhej:
“Ju bëjme thirrje të gjithë anëtarve të FBKSH dhe SHAIBK se nesër, në datë 07 korrik, ne dhe Aleanca “KUQ E ZI”, në Vlorë, te qendra tregtare "Riviera" ( skelë ) ora 10.00 kemi takim mes atdhetarësh me qëllim dhe objektiv të vetëm, ruajtjen e Identitetit Kombëtar dhe Bashkimin Kombëtar në një Shtet të vetëm.”
Si kryetare e gruas për SHAIBK, më bëri përshtypje ky lajmërim dhe shpreha gatishmërinë për të shkuar, por me mendje dyshoja dhe shkrova, po në favebook se:
“Më pëlqen bashkëpunimi, por ndruaj se do kalojë në një parti politike që shfrytëzon ndjenjat më fisnike të njeriut dhe më të pashfrytëzuara nga banditet politike, siç është ajo e dashurisë për atdheun. Kanë 20 vjet, që shfrytëzojnë dashurinë për një demokraci demokratike dhe tashmë që kanë dalë sheshit dhëmbët gjakpirës të një diktature të shumëfishtë, duan të na thithin e të abuzojnë me shpirtin, zemrën e shqiptarit, ëndrrën e kahershme për Bashkimin e Kombit tonë, që për fat të keq, jemi ne, shqiptarët që shfrytëzojmë vetveten për përfitime të politikës dhe dreqi e di se kush tjetër përfiton, por një gjë dihet: populli po vuan!”
Me gjithë rezervat e mia që shpreha, shkova bashkë me një shoqen time juriste dhe pashë në panel njerëz të korruptuar dhe kriminelë. As vetë Kreshnik Beu nuk doli në panel, sigurisht, se takimi nuk u bë as për Bashkim Shoqatatash, as për Bashkim Kombëtër, por për të promovuar zyrën luksoze të bejlerëve që po mbijnë për t’u rritur e për të zënë një vend në politikë. Me thënë të drejtën, nuk i njihja të gjithë, por mikja ime u nervozua aq shumë, saqë më tha të ngriheshim dhe ikëm.
Shkova në shtëpi dhe më dilnin parasyshë Shoqata tjera që unë kisha shkruar me paramendim dhe ashtu kishte dalë. Kështu, në vitin 2008, shoqata “Word Vizion” vjen në Llakatund “ e shqetësuar” për komunitetin rom. Na mledhin në orën e gjashtë të mësimit për të zhvilluar tema për këtë komunitet me ne mësuesit dhe 7 – 8 romë, duke na vendosur nga një gotë plastike me një pije verdhuce të shpifur dhe nga një listë për të shkruar emrat, si dëshmi për të justifikuar milionat e shpenzuar në dobi të romëve.
Filloi një pedagoge të referonte një temë mbi prejardhjen e romëve. Nuk po duroja më. U ngrita me tërbim dhe thashë: “ Nëse jeni shoqatë për t’u ardhur në ndihmë romëve, shkoni trokitni derë më derë, merrni informacion se çfarë nevojash kanë dhe këto para që shpërndani midis jush dhe atyre që u drejtojnë juve, jepuani atyre, se ne jemi të gjith intelektualë dhe nuk kemi nevojë për leksione, aq më pak vetë romët. O zot, sikur ra një bombë. Edhe drejtori im, që mbase lëpinte dhe ai ndonjë kockë, se firmat tona ia justifikonin, m’u drejtua duke më kërcënuar të ulesha, por me revoltë, dola jashtë dhe për fatin e mirë pas meje doli gjith kolektivi e që nga ajo ditë Shoqata fantazmë nuk u duk më. Është e vërtetë kjo, më filmuamn, por nuk e pashë në asnjë televizion.
“ Kjo shoqatë vlen për të mos u besuar, se gjithë këto vite bën mbledhje pas mbledhjeje, emision pas emisioni, veç t’i shohësh kur kapardisen në TV, si zotni, bile sa janë futur në këto shoqata , u është lare fytyra nga të ushqyerit e mirë, por vetëm punë jo! As plehrat s’mundi të lëvizë nga trotuaret e jo më për gjëra kaq madhore, siç është Petrolifera.” E vërtet, ashtu doli, se nuk ishte inteligjenca që pretendohej se udhëhiqte këtë OJQ, por disa aktorë që luanin bukur, se paguheshin mirë. Mos të zgjatem edhe tek Lëvizja “Mjaft”, që dukej sikur thoshte “Vazhdo” korrupsionit, vandalizmit , dhunës dhe varfërisë së tejskajshme të popullit. Këto OJQ, vetëm “OJQ”, nuk janë, por “PROQ”, që bëjnë spektakël përmes mediave për të çmendur popullin e traumatizuar për t’i marrë firma gjoja për të zgjidhur probleme e për të ndryshuar ligje në dobi të popullit dhe Kombit.
Duke kaluar këto nëpër mend, tërbimi im tërbohej, muza ime çmendej dhe shkrova. Poezia vjen nga Zoti, ndaj besojeni.
Cili je, Kreshnik Spahiu?
Aleanca “Kuq e ZI”,
Vetë flamurin bën kurban,
Dhe shqiponja s’mban më zi,
Kuqgjakosur në detin gjak…
Cili je, Kreshnik Spahiu,
Që bën thirrje për bashkim,
Si fallxhore që bën magjira,
Zëëmbli yt, vjen hakërrimë!
Mos e lodh, të lodhurin popull,
Mos ia thaj të vetmin gëzim,
Lerja shpirtin, ashtu në vorbull,
Të shpresojë për BASHKIM!
Fjala jote, velloveshur,
Me dëshirën e të shkretit popull,
Çfarë i mbtet për të qeshur,
Kur një ditë ka për të njohur?!
Vlorë, 09.07.2011
Dhe ditët shkonin dhe “Aleanca” marshonte sa në një rreth në tjetrin, bile dhe duke ngitur problem se “Po grisin posterat” “Po na shajnë”… e më në fund erdhi kulmi i “suksesit” për të mbledhur në një nga sallat e pesëmbëdhjetë katëshit të gjithë “ Burrat e Kombit”, “Inteligjencën” për të zhvilluar tema për historikun e rregjistrimit të popullsisë. “Do të shkoj!” - thashë dhe shkova. “Ku janë shokët e SHAIBK, ku marshuam më 17 Shkurt në një temperaturë – 20 gradë në sheshin e madh të Prishtinës, të lidhur me një brez që simbolizonte brezin e Skënderbeut duke thirrur me ngazëllimin më të madh që kishim provuar ndonjëherë: “Rrofte Shqipëria Etnike!” “Pa Kosovë e Çamëri, nuk ka Shqipëri” “Do bashkohemi, apo, jo” – thërrisnim dhe gjithë sheshi me një gojë “
Salla mbushur plot. Sikur të kisha një aparat të aftë për të matur pulsin e zemrave që rrihnin për çështjen kombëtare, do të isha më e saktë, por me syrin tim them se kishte plot atdhetarë, por udhëheqësit i kishin bërë mirë punët, çdo gjë e planifikuar dhe e menduar me hile, duke shfrytëzuar historianë, publicistë e njerëz që kishin “peshë” për t’u pozuar nga dhjetra media për të formuar petkun hipokrit dhe, kur morën fjalën atdhetarët e mirfilltë, mediat ikën, fjalën ua ngecnin në grykë, kur ata propozonin veprime konkrete. Në fund, Kreshnik Beu uroi pushime të gëzuara dhe deklaroi, se në shtator do të organizonte një simpozium shkencor dhe registrimi i popullsisë, sipas tij, nuk do ndodhte e po të ndodhte, do ishte me pasoja tragjike për kombin, se do përfitonte qeveria greke…
Doja të bëja një pyetje e cila do më kishte lehtësuar e nuk do të shkruaja sot gjithë ditën:
Ku ishit, ju zotëri më parë, kur qeveria greke u ndërronte emrin, fenë edhe kombësinë shqiptarëve? Pse nuk u shqetësuat atëherë, kur u ndërtuan kishat greke përgjatë Vorio Epirit dhe kur u emrua kleriku grek?
Kjo do ishte, mendoj unë, puna e një shoqate Atdhetare, vetëm me këto fjalë duke shkuar derë më derë, ashtu siç bëjnë informatorët politikë në fushatë. Të lënë pushimet, meqë i ha meraku, të lënë referimet, se koha nuk pret, të lënë promovimin e zyrave, të takohen me popullin e t’u flasin thjeshtë, pa sharë qeverinë, se ajo është jona, por t’i diktojmë vullnetin e popullit, se vetëm kështu ajo do quhet qeveri demokratike.
Më e madhja tradhëti,
Braktis nderin dhe vetveten,
Ç’vlen, më ai, për Shqipëri?
Zyba Hysen Hysa
Poete, shkrimtare, kryetare e grave të SHAIBK, anëtare e Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare
Vlorë, 30. 07 .20