E enjte, 01.05.2025, 10:25 AM (GMT+1)

Mendime

Selatin Kaçaniku: Serbia deri te tregu dhe konsumatori i Kosovës me zjarr e vrasje?!

E shtune, 30.07.2011, 05:15 PM


SËRBIA DERI TE TREGU DHE KONSUMATORI I KOSOVËS ME ZJARR E VRASJE ?!

 

Edhe polici i ndjerë Enver Zymberi ishte konsumator. U  vra në detyrë

duke ushtruar profesionin me nder, duke u rrezikuar për ta

materializuar djersën dhe nderin – për ekzistencën e familjes. Edhe të

lënduarit, edhe të plagosurit janë konsumatorë. Forcat e errëta nga

Sërbia trimëruan duart vrastare: Duan me dhunë, me vrasje e me zjarr

të “ rimarrin “ tregun dhe konsumatorin e Kosovës. I kanë edhe

bashkpunëtorët brënda të cilët akuzojnë e fajsojnë konsumatorin se

është i varur nga prodhimet serbe, se i “ mundon “ sentimentalizmi për

to?!

Me dhunë e me zjarr, me vrasje, me këtë skenar të përsëritur Sërbia

nuk ka as gjasa minimale të “ rimarrë “ tregun as konsumatorin e

Kosovës ! Këto veprime dhe pamjet mbi veprimet vandale e shtazarake

kanë indinjuar thelle konsumatorin në Kosovë. Konsumatori i Kosovës

edhe  një here po bindet se Sërbia, se prodhuesit e saj, njësoj si me

këtë rast, janë në gjendje të vrasin të pafajshëm dhe të të detyrojnë

të blesh produkte sërbe. Si në vakt të ex YU ?! Edhe polici i ndjerë

Enver Zymberi ishte konsumator dhe e vranë duart e zeza vrastare për

ta detyruar të konsumojë prodhime sërbe ?! Kështu, përfundimisht

Sërbia dhe prodhuesit nga sërbia vulosën fatin e tyre në raport me

tregun dhe me konsumatorin në Kosovë: Sot e tutje çdo konsumator i

Kosovës, kur të ndodhet para prodhimeve nga Sërbia, do të përfytyrojë

viktimat e luftës, viktimat e luftërave, viktimat e pas luftës dhe

viktimën e fundit – Policin e PK-së Enver Zymberin.

 

Bizneset tregtare, ato importuese, ato që bashkpunojnë dhe mendojnë të

vazhdojnë bashkpunimin me bizneset nga Sërbia i këshilloj:

-        Mos ta akuzojnë konsumatorin e Kosovës se janë të varur nga prodhimet sërbe,

-        Mos t ia imponojnë konsumatorit prodhimet serbe, dhe

-        T i largojnë nga ofertat, nga vitrinat, nga tezgat e nga raftet…edhe

nga mendja prodhimet nga Sërbia. Se, konsumatori i Kosovës është i

mllefosur, është i  indinjuar, është i pikëlluar për vrasjen /

ekzekutimin e Policit të PK-së Enver Zymberi, i kujtohen të bëmat

historike gjenocidale të Sërbisë ndaj popullit, ndaj qytetarit…ndaj

konsumatorit në Kosovë dhe në trojet tjera prej nga është detyruar të

” ndrydhet e të shtrydhet “ në Kosovë dhe reagimet e konsumatorit mund

të jenë të pamatura, mund të jenë refleksion i ngacmimit dhe i

provokimit, mund të jenë reaksion  i dhembjes…edhe i hakmarrjes ?!

Ndaj, ofertat e këtyre prodhimeve, prania në vitrina, në depo,

në tezga e rafte të

prodhimeve nga Sërbia mund të merren si provokim i rëndë për

konsumatorin

pas gjithë këtyre përjetimeve.

Duke njohtuar për frustrimin e konsumatorit ftoj që kjo gjendje

shpirtërore, ky

shqetësim, ky indinjim e nënçmim të merret para sysh dhe të mos

injorohen ato.

Jamë dëshmitar i kërkesave, i disponimit, i thirrjeve për

largimin, për injorimin,

për…shkatrrimin e prodhimeve nga Sërbia. Një kërkesë e tillë i

është dërguar

KONSUMATORIT, më është dërguar mua.

-    Po këto biznese i ftoj që menjëherë ti zëvendësojnë këto prodhime

me ato vendore

ose me prodhimet nga vendet mike të cilat na ndihmuan në luftë

për liri, nga

shtetet që na strehuan dhe nga shtetet që kanë njohur ose janë

në proces të

njohjes së pavarsisë së Kosovës.

-        Konsumatorët e Kosovës, si në Kosovë, në Shqipëri e kudo i ftoj 

të jenë të

matur, racional dhe të ruajnë gjakftohtësinë e krenarinë. i ftoj

konsumatorët që t i

japin shansin tregtarëve për riorganizim dhe për zëvendësimin e

produkteve.

-        I ftoj institucionet e Shtetit të Kosovës, përkundër rrethanave

delikate e angazhimeve madhore dhe asociacionet e bizneseve që t i

ndihmojnë bizneset importuese e tregtare për t i zëvendësuar prodhimet

nga Sërbia me prodhimet vendore dhe me prodhimet nga shtetet mike të

Kosovës.

 

28.07.2011.

Selatin Kaçaniku, dhe

 

KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,

 

ok.kosova@gmail.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx