E premte, 17.05.2024, 04:15 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Sipas logjikës së kryeministrit Stoltenberg për terroristët e flotës...

E enjte, 28.07.2011, 07:46 PM


Sipas logjikës së kryeministrit Stoltenberg për terroristët e flotës së Gazës, Anders Behring Breivik është një civil paqësor i paarmatosur

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Vitin e kaluar, pas incidentit mes së ashtuquajturës flotë ndërkombëtarë të ndihmës për Gazën dhe ushtrisë izraelite, ku u vranë nëntë militantë turq, kryeministri i Norvegjisë, Stoltenberg reagoi skajshmërisht ashpër kundër Izraelit duke u shprehur se “sulmi ndaj civilëve të paarmatosur është krejt i papranueshëm”. Norvegjia u shpreh kundër Izraelit madje në terma më të ashpra se Tunizia dhe Egjipti, të cilat janë vende arabe. Për atë se militantët e së ashtuquajturës flotës ndërkombëtare të ndihmës për Gazën qenë të paarmatosur, edhe mund të pranohet, por që ata të quhen “civilë”, duke konsideruar se cilët qenë mes tyre, ky është një humor i zi. “Civili” më interesant në grupin e flotës së Gazës, të vitit 2010, ishte Erdinc Tekir, qytetar turk, me origjinë abkhaze, nga ish-Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1996, z. Tekir, bëri veprimin krejt normal për një civil që të ishte një nga gjashtë terroristët që rrëmbyen anijen “Avrasaya” me 177 udhëtarë, pjesa më e madhe e të cilëve turistë ruse, dhe 55 marinarë. Terroristët kërcënuan se do të vrisnin të gjithë udhëtarët ruse, nëse nuk pranoheshin kërkesat e tyre. Kurrgjë që shkon përtej limitit të sjelljes civile, apo jo? Këta gjashtë civilë, më normalët e civilëve që mund të imagjinohen kërcënuan të bëjnë hiçgjë më tepër se atë që do të bënte 15 vite më vonë në Norvegji, njëfarë Anders Behring Breivik!Këtu gjërat fillojnë e ngatërrohen, se në rastin e këtij të dytit, z. Stoltenberg foli ndryshe. Si dreqin është kjo punë? Ose Erdinc Tekir dhe Anders Behring Breivik janë të dy terroristë, ose janë të dy civilë normalë. Natyrisht që ka edhe një alternativë të tretë, që z. Stoltenberg është sharlatan dhe palaço etj., etj., mund të bëhet një listë e gjatë me definicione pezhorative për të. Unë e quaj për fyerje, më së paku të inteligjencës, që ta quaj Anders Behring Breivik terrorist, në një kohë që për kryeministrin norvegjez Erdinc Tekir është civil i pafajshëm. Erdinc Tekir, për bëmën e tij në 1996 u dënua tetë vjet dhe bëri tre vite e gjysëm. Pasiqë doli nga burgu, Tekir gjeti punë në Insani Yardim Vakfi (IVY-Fondacioni për Ndihmë Humanitare) një organizatë kinse bamirëse turke, të cilën Jean Louis Bruguiere, i ngarkuari i Bashkimit Europian për kundërterrorizmin e ka deklaruar organizatë terroriste, që në vitet nëntëdhjetë. IYV ishte organizatorja e së ashtuquajturës flotë për ndihmën ndaj Gazës në 2010, që në fakt ishte një përpjekje për të ndihmuar Hamasin, që kontrollon Gazën.Civili tjetër interesant në flotën e Gazës ishte qytetari holandez me origjinë arabe Amin Abu Rashid, për të cilin shërbimet inteligjente holandeze dyshojnë, ndërsa  Zbulimi ushtarak izraelit është i bindur, se është shef i Hamasit në Holandë. Lista e civilëve interesantë të flotës së Gazës mund të pasurohet me Ahmad Umimon, operativ i Hamasit. Civilë të tjerë interesantë në flotën e Gazës qenë Khalid Turaani, arab me shtetësi amerikane, themelues dhe drejtor i shoqatës “Muslimanët amerikanë për Jerusalemin”, i cili kërkon që Jerusalemi i pastruar nga hebrenjtë të bëhet kryeqytet i Palestinës, Paul Larudee, amerikan me origjinë iraniane, aktivist në mbështetje të Hezbollahut në Liban, në luftën e vitit 2006, Kevin Ovenden, komunist ekstremist britanik, i dëbuar nga Partia Socialiste e Punëtorëve, mbështetës i kauzës pakistaneze për Kashmirin, dhe për të cilin shërbimet inteligjente indiane kanë njoftuar ato britanike se është agjent i paguar i spiunazhit pakistanez, Ali Ekber Yaratilmis, shtetas turk, ekspert i arteve marciale. Por këta ngjajnë vërtet si civilë të pafajshëm në krahasim me Yasser Muhamad Sabag, sirian, i njohur në Ballkan, ku ka vepruar në Bosnjë, dhe të cilin disa shërbime inteligjente europiane e kanë identifikuar si si oficer të shërbimit inteligjent sirian në Ballkan.A ka civil më të pafajshëm se pjestari i flotës së Gazës, Cevdet Kiliclar, gazetar fundamentalist turk, i gazetës “Selam”, të financuar nga shërbimi sekret i Iranit. Në vitin 2000 zyrat e gazetës u kontrolluan nga policia turke dhe u ndalua. Me këtë rast ai u largua në Gjermani. Kthehet në Turqi ku themelon revistën fundamentaliste “Vakit”, dhe shkon në Gaza, në mes të viteve 2000, ku arrestohet nga shërbimi i inteligjencës ushtarake egjiptiane, si radikal islamik. Ndër “civilët e pafajshëm” që u vranë vjet në incidentin me flotën e Gazës ishte Ibrahim Bilgen, bashkëthemelues i Partisë Fazilet (e Virtutit) e ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë në 2001 si parti radikale islamike. Punë civilësh të pafajshëm, apo jo? Së bashku me të u vra edhe Cetin Topcuoglu, ekspert i arteve marciale. Artet marciale dhe filantropia qartësisht kishin një lidhje kurioze në këtë ekspeditë. Por ndoshta kryeministri norvegjez, kur fliste për civilë të pafajshëm, e kishte fjalën për Furkan Dogan, 19 vjeç, shtetas amerikan me origjinë turke, i cili në faqen e fundit të ditarit, që kishte me vete në anije shkruante me ngazëllim rreth bukurisë së martirizimit për Allahun. Sot ai është një hero në Turqi.Pas ngjarjes së vjetshme me flotën e Gazës, dymbëdhjetë deputetë të parlamentit të Norvegjisë, të Partisë Laburiste të Stoltenberg, u paraqitën në parlament me shalle si të Arafatit, me çka donin që të shprehnin solidaritetin ndaj popullit palestinez. Sipas tyre kauza palisteneze është ajo e Hamasit dhe Izraeli ishte fajtor që nuk lejoi ndihmat ndërkombëtare që do të bëjnë të mundur mbijetesën e sundimit të Hamasit në Gaza. Ushtria norvegjeze anuloi një konferencë ku do të fliste edhe një ushtarak izraelit. Media norvegjeze njoftoi se sipas sondazheve 43% e norvegjezëve janë për bojkotimin e mallrave izraelite, madje një pjesë kanë filluar që ta bëjnë këtë gjë. Pra, 43% të norvegjezëve, pranojnë që të blenë mallra izraelite, vetëm nëse Izraeli pranon që të lejojë Hamasin që të vrasë fëmijët izraelitë në shkolla, pube, plazhe etj. Këta norvegjezë janë me siguri elektorati i kryeministrit Stoltenberg.Nëse 43% e norvegjezëve mendojnë kështu, çka mendojnë 57% e norvegjezëve. A është ekzagjerim që të të thuhet se ata mendojnë si Anders Behring Breivik? Jo! E dini përse? Se autoritetet norvegjeze treguan se kanë frikë nga norvegjezët, kur refuzuan kërkesën e Breivik që gjyqi i tij të bëhet me dyer të hapura, edhe pse kryeministri Stoltenberg tha pas ngjarjes, asaj në Norvegji, jo në ujërat pranë Gazës, se reagimi ndaj asaj që ndodhi do të jetë që shoqëria norvegjeze të bëhet më e hapur. Në fakt shoqëria norvegjeze u bë më e mbyllur. Magjistratët norvegjezë, prokurorët dhe gjykatësit treguan se i tremben ballafaqimit me Breivik përballë bashkëqytetarëve të tyre. Me këtë, Breivik fitoi edhe betejën intelektuale. Shoqëria e mbyllur naziste nuk iu tremb ballafaqimit me Dimitrovin, në gjyqin e Laipzigut, para syve dhe veshëve të krejt botës. Shoqëria e hapur norvegjeze u tremb.Pastërtia e drejtësisë norvegjeze u përlye që në fillim të gjyqit të Breivik, duke u shndërruar në “Borë e vdekur”-citoj këtu titullin e një filmi horror norvegjez të vitit 2009, ku tregohet se si ushtarë gjermanë të kohës së Luftës së Dytë Botërore, të shndërruar në zombie u shfaqen të rinjve norvegjezë në male dhe i masakrojnë ata. Magjistratët norvegjezë u shndërruan në zombie intelektualë që në fillim të gjyqit të Breivik. Me këtë Breivik e fitoi edhe betejën e vërtetë, ai e ndau shoqërinë norvegjeze, se norvegjezët janë një popull inteligjent, shumë i arsimuar dhe e kuptojnë se nëse Breivik nuk mundet intelektualisht në gjyq, kauza e tij ka fituar. Nuk ka rëndësi se sa njerëz vrau Breivik dhe se ai përdori armë. Precedenti i Stoltenberg me qëndrimin ndaj terroristëve të flotës së Gazës ka treguar se këto janë gjëra të dorës së dytë. Rëndësi ka beteja intelektuale. Ajo është beteja e vërtetë, vendimtare në kuptim afatgjatë. Terroristët e flotës së Gazës e fituan betejën intelektuale, edhe në saj të njerëzve si Stoltenberg. Tash Stoltenberg dhe magjistratët norvegjezë nuk janë në gjendje që ta fitojnë betejën intelektuale me Breivik. Boomerang!Në kohën që Norvegjia përjeton atentatet e Breivik, një deputete e partisë së Stoltenberg, Renate Haheim, është pjesëmarrëse në flotën që pret të niset në Gaza, në 2011. Shtatë norvegjezë janë regjistruar në flotën e Gazës, përkrah lloj-lloj “civilësh të pafajshëm” të të gjitha llojeve të terrorizmit islamik. Qeveria e Norvegjisë refuzon që të shprehet kundër nisjes së flotës në Gaza, ashtu siç kanë bërë shumë qeveri perëndimore. Në kampin rinor të Partisë Laburiste, në Utoya, ku qëlloi Breivik, pjesëmarrësit e flotës së Gazës shiheshin si heronj të vërtetë, ndërsa ushtarët izraelitë që i ndaluan ata që të ndihmojnë Hamasin, shiheshin si ushtarët gjermanë-zombie të filmit “Bora e vdekur”. Për të rinjtë e kampit të Utoya ishte një gjë e pranueshme që Hamasi të vazhdonte të vriste bashkëmoshatarë izraelitë të tyre. Edhe për 43% të norvegjezëve, qartësisht. Por 57% e norvegjezëve, me sa duket mendojnë se kështu nuk mund të vazhdohet më, dhe më mirë një fund i tmerrshëm i kësaj gjendjeje se një tmerr pa fund. 57% e norvegjezëve duket se tashmë janë të vetëdijësuar se se shpejti “Gaza” do të jetë në kryeqytetin norvegjez, Oslo, dhe në qytetet e tjera norvegjeze, dhe se ndaj kësaj “Gaze” duhet luftuar sot, kur mund të fitohet beteja ndaj saj, ndryshe nesër do të jetë vonë.

 



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora