Mendime
Redan Bushati: Vetë-punësimi në punë sociale
E diele, 31.07.2011, 07:58 PM
VETË-PUNËSIMI NË PUNË SOCIALE
Nga Redan Bushati
Kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës, shkurt K.S.U.SH
Fillimi / Hyrja
Ne studentët dhe pedagogët në Rep. e Shqipërisë për fat të mirë dhe për fat të keq studiojmë dhe punojmë në një universitet “superinteligjent”, i cili është i etur për të drejtën njerëzore dhe shoqërinë civile, ku është e kotë të ankohemi se mungojnë vendet e punës. Për këtë mjafton të përmendësh faktin se Shqipëria rradhitet përbri me vendet e botës së tretë dhe si e tillë ka aq shumë probleme sociale dhe vende e hapësira pune në këtë fushë, sa të tjerët do të na kishin zili. Vetëm në Tiranë ka të paktën 8 000 të pastrehë që flenë me kartona dhe kompesata, pa ujë e pa drita. Shumë të tillë gjenden edhe në qendrat e tjera të mëdha urbane në vendin tonë, si p.sh. në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Kavajë e gjetkë. Ky është një vend plotësisht i lirë për vetëpunësimin e çdo punonjësi social apo studenti të Fakultetit të Shkencave Sociale (FSHS) në UT apo siç ka emërtesën në USH-në “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave të Edukimit (FSHE) dhe si këta mund të rendisim me qindra vende të tjera të lira pune.
Punonjësit social i nevojiten aftësi praktike dhe teorike, por kjo e dyta në asnjë mënyrë nuk duhet marrë si riprodhim informacioni, por si aftësi vizioni, idesh dhe politikash. Nga ne studentët kërkohet aftësi reaguese, ndërhyrje dhe zgjidhje urgjente, në një situatë sociale krejtësisht të paralizuar, të pajetë, ku çdo individ ka përgjegjësitë e tij. Për sa kohë që do të përpiqemi të kopjojmë modele, s’do të mund të krijojmë, por veçse do të nxisim paaftësi profesionale për të ndërhyrë në problemet me zgjidhjet e duhura. Duhet thënë që e përsosura e këtij profesioni qëndron në gërshëtimin solid të planit teorik me atij praktik. (Një nga pedagoget në USH-në “Luigj Gurakuqi” që i mëshon fort një fakti të tillë është mes të tjerash, e nderuara Doktorante Brilanda Lumani)
Në këtë opinion apo analizë (merreni si të doni) unë i referohem strategjive, projekteve, ideologjive të gatshme që na shërbehen apo implementohen vazhdimisht nga organizma, institucione apo qeveri të ndryshme shqiptare dhe joshqiptare. Në këto 20 vite pluralizëm kanë qenë të shumta praktikat e të huajve, nga të cilët gënjejmë veten se kemi arritur të marrim më të mirat e mundshme. Kjo është mungesë totale e nismës sociale, në një shoqëri pak civile dhe me të drejta të kufizuara. Nëse do të marrim për bazë çdo strategji, program apo politikë që do të na ofrojnë, do të ngelemi në rolin e zbatuesit të thjeshtë mekanik, me aftësi të kufizuara profesionale, që nuk kërkon ndonjë kualifikim të thellë apo kushedi se çfarë.
“I zoti e nxjerr gomarin nga balta”, është e vetmja shprehje kuptimplotë për gjëndjen aktuale në të cilën ndodhemi, kur presim që zgjidhjet e problemeve tona të na vijnë nga jashtë. Pikërisht, nga ato specialistë ndërkombëtar që paguhen sa dhjetëfishin e specialistëve tanë. Ja pra, që VETËPUNËSIMI fillon që këtu. Për sa kohë do të lejojmë që projektet, programet dhe strategjitë, të na shërbehen ne vazhdimisht do të shërbejmë si hamallë të punës. Madje vendet e tilla do të pakësoheshin shumë shpejt për ne, se nuk kërkojnë profesionistë të fushës.
Me këtë i drejtohem investimeve të gabuara në formimin e punonjësit social. P.sh. nëse çdo student i Fakultetit të Shkencave Sociale (FSHS) në Tiranë apo Fakultetit të Shkencave të Edukimit (FSHE) në Shkodër, do të propozonte një zgjidhje reale për një problem të caktuar, çdo vit do të kishim me mijëra rrugëzgjidhje, që me një mundësi minimale prej 1/4-1/5, do të zhvilloheshin me qindra projekte, ku të rinjtë më pas do të vetëpunësoheshin. Vetëm në këtë mënyrë studentët do të kishin mundësi të angazhoheshin në veprimtari mjaft stimuluese për profesionin e tyre të ardhshëm. Vetëpunësimi pranë universitetit ndihmon studentët dhe pedagogët, duke përmirësuar shërbimet dhe strukturat e universitetit. (Ja një model efikas. Ne si Këshill Studentor na janë ofruar mjaft organizata dhe shoqata, të cilat kërkojnë bashkëpunim reciprok. Ndër ata ka edhe prej tyre që na kanë ofruar projekte dhe janë treguar më konkretë. Një ndër projektet bën fjalë për një Zyrë Informacioni Studentor. Kjo zyrë do të ngrihet në mjediset e Rektoratit të USH-së “Luigj Gurakuqi”. Në të do të punojnë dy-tre studentë me turne. Ndërsa dy studentë të tjerë do të kërkojnë informacione në lidhje me: jetën akademike, jetën sociale, kulturore dhe edukative në komunitetin ku bashkëjetojmë. Studentët e punësuar do të mund të marrin një shumë deri në 25000 lekë në muaj, kundrejt çdo informacioni prej kostos 100 lekë. Tek kjo zyrë do gjejnë info të gjithë studentët, por jo vetëm, në lidhje me studimet e tyre, datat e provimeve, shlyerjet, notat, ankimet, problemet, por edhe vendet e punës Part-Time, aktivitetet kulturore, seminaret, konferencat, promovimet e librave, shërbesat fetare, trajnimet që organizohen në jetën e qytetit tonë etj... Me pak fjalë në këtë qendër u vetëpunësuan minimumi i mundshëm pesë studentë, të cilët realizuan projektin, e fituan dhe po e sjellin atë në jetë).
“Çfarë do të mbjellësh do të korrësh”, është fjala tjetër e urtë e gjuhës së begatë shqipe, që do të thotë se askush nuk mund të quhet punonjës social nëse nuk mendon dhe vepron vërtetë si i tillë. Një natë në emisionin Opinion kushtuar lëvizjes së dhjetorit
Vetëpunësimi i studentit
Studentët mund të punojnë vullnetarisht e më pas të vetëpunësohen brenda strukturave dhe shërbimeve të jetës së fakultetit. Mënyrat më të mira për t’u vetëpunësuar janë përmes veprimtarive vullnetare, projekteve, organizatave, shtëpijave “Mimoza” apo Kaza-Familjeve, brenda dhe jashtë fakultetit.
Nismat e studentëve mund të jenë individuale, në grup apo në organizata dhe mund të përkrahen nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit në USH-në “Luigj Gurakuqi” apo nga Fakulteti i Shkecave Sociale në Universitetin e Tiranës, nga organizatat partnere shqiptare dhe jo shqiptare, nga ministritë përkatëse (të linjës) të shtetit shqiptar, nga fondacione dhe ambasada, nga kompanitë, koorporatat dhe bankat, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.
Misioni i çdo grupi është që të sigurojë akses për veten dhe të tjerët. Qëllimi është të edukojmë studentë, qytetarë, që punojnë, mbrojnë dhe ndihmojnë me të vërtetë shoqërinë ku marrim frymë dhe jetojmë.
Veprimtaritë kryesore ku studentët mund të përfshihen, brenda fakultetit janë:
· AGJENCIA E PUNËSIMIT
1.1 Pranë FSHS-së apo FSHE-së e përbërë nga studentë, pedagogë dhe ekspertë socialë.
3 studentë për kontaktet brenda vendit.
3 studentë për kontaktet jashtë vendit.
3 pedagogë dhe 2 ekspertë për hartimin e projekteve dhe planeve, koordinimin e punës dhe lehtësimin e gjithë veprimtarisë.
3 studentë për mbarëvajtjen e zyrës dhe marrëdhënieve me studentët e tjerë dhe promovimin e punës.
3 studentë për veprimtarinë ekonomike në tërësi, për mbledhjen e fondeve nga biznesi dhe raportin financiar.
2 profesionistë socialë për trajnimin e studentëve.
3 studentë për sigurinë dhe mbarëvajtjen e paisjeve të punës.
1.2. FINANCIMI
1.Nga mbledhje fondesh
2.Nga Projektet
3.Vetëfinancimi
· ZYRA E PROJEKTEVE & BURSAVE STUDENTORE
a) mbledh dhe shpërndan informacion për donatorët e mundshëm brenda dhe jashtë vendit.
b) mbledh dhe shpërndan informacion mbi objektivat dhe strategjitë e donatorëve.
c) trajnon studentët për hartimin dhe aplikimin e projekteve.
d) trajnon studentët për mbledhjen e fondeve nga biznesi dhe fondacionet.
e) njofton për thirrjet dhe afatet e projekteve, studentët, organizatat studentore (p.sh. Këshillin Studentor të Universitetit të Shkodrës) dhe pedagogët.
f) mbledh dhe shpërndan informacion mbi bursat studentore dhe vendos kontaktet me universitetet e tjera të vendit, por edhe jashtë tij.
· 3. ZYRA E VULLNETARËVE & ORGANIZIMIT STUDENTOR
· Grupi i këshillimit social.
· Grupi i aktiviteteve jashtëshkollore të studentëve për ekskursione, turizëm, fushime me tenda, llixha etj…etj…
· Grupi i politikave të fakultetit dhe universitetit.
· Grupi i problemeve pedagogjike dhe i të drejtave studentore.
· Grupi i problemeve të strehimit.
· Grupi mediatik: mbledhja dhe botimi i artikujve, studimeve, shkrimeve.
· Grupi i aktiviteteve sportive ( kampionat futbolli, ping-pongu, basketbolli, volejbolli, noti në Liqenin e Shkodrës apo në plazhin e Velipojës, por edhe në salla të mbyllura etj).
· Grupi i logjistikës, që ruan dhe zhvillon paisjet e universitetit dhe Grupi i Bibliotekës.
· Grupi drejtues dhe monitorues.
Grupi i problemeve të komunitetit.
Grupi i problemeve mjedisore.
Grupi i mbledhjes së fondeve për Universitetin “Luigj Gurakuqi” apo UT-në nga biznesi, donatorë dhe universitetet jashtështetit.
Grupi i administrimit financiar dhe ekonomik.
Grupi artistik i universitetit, i cili organizon: p.sh. kinemanë e universitetit, festat, koncertet, aktivitetet e tjera edukative-kulturore etj.
Mundësi të tjera punësimi për studentët tanë janë :
· Në zyrën e këshillimit pranë fakultetit.
· Në librarinë dhe kancelarinë e universitetit apo fakultetit.
· Në Bar / Fast-Food-in e fakultetit.
· Në qendrën e internetit për përgatitjen e faqeve të internetit për Fakultetin dhe organizatat studentore.
· Punonjës social mjekësor
· Punonjës social pranë klinikave
· Punonjës social për spitalet
· Punonjës social për këshillim
· Punonjës social për monitorim
· Punonjës social për programet e abuzimit me substancat
· Punonjës social për birësime
· Punonjës social në psikiatri
· Punonjës social privat
· Punonjës social për vajzat e trafikuara
· Punonjës social për vajzat e dhunuara
· Punonjës social për rekrutimin vullnetar
· Punonjës social pranë azileve
· Punonjës social në infermieri
· Punonjës social në organizata
· Punonjës social pranë komunitetit
· Punonjës i shërbimeve sociale
· Punonjës social në marketing
· Punonjës social pranë koorporatave
· Punonjës social për ndihmë teknike
· Punonjës social për njerëz me aftësi të kufizuara
· Punonjës social për të moshuar
· Punonjës social menaxher projektesh
· Punonjës social koordinator projektesh
· Punonjës social pranë organizmave ndërkombëtare
· Punonjës social për emergjencat civile
· Punonjës social për të sëmurë terminal
· Punonjës social për të rinjtë me probleme
· Punonjës social për divorcet
· Punonjës social pranë komisariateve të policisë
dhe Ministrisë së Rendit Publik
· Punonjës social në burgje
· Punonjës social pranë gjykatave dhe
Ministrisë së Drejtësisë
· Punonjës social pranë agjencive të punësimit qytetar
· Punonjës social pranë Ministrisë
së Punës
· Punonjës social pranë Ministrisë së Shëndetësisë
· Punonjës social pranë organizatave & subjekteve politike
· Punonjës social pranë grupeve në rrezik
· Punonjës social për fëmijët e trafikuar
· Punonjës social për mbrojtjen e mjedisit
· Punonjës social për emigrantët
· Punonjës social për shërbimet publike
· Punonjës social pranë Bashkive
· Punonjës social pranë Komunave
· Punonjës social në institucionet e pavarura
· Punonjës social pranë organizatave qeveritare
· Punonjës social për grupe
· Punonjës social për rehabilitimin
· Punonjës social pranë familjes
· Punonjës social për planifikimin familjar
· Punonjës social për strehimin
· Punonjës social pranë fëmijëve
· Punonjës social për fëmijët e rrugës
· Punonjës social pranë Universiteteve
Private dhe Publike
· Punonjës social pranë kopshteve
dhe shkollave fillore & të mesme
· Punonjës social për edukimin
· Punonjës social për trajnimin
· Punonjës social për ndërgjegjësimin
· Punonjës social pranë qendrave komunitare
· Punonjës social pranë qendrave të të drejtave
të njeriut
· Punonjës social për krime
· Punonjës social për hartimin e politikave sociale
Problemet në tërësinë sipërfaqësore
Vetëpunësimi është një proçes i gjatë, që kërkon sakrificë, humanizëm dhe doemos kalon përmes vullnetarizmit. Motivimi shpirtëror është vendimtar për zhvillimin e profesionit, por ka lidhje të ngushta me shpërblimin financiar.
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, pikërisht institucioni kryesor përgjegjës është dhe duhet të jetë më aktiv në hartimin dhe realizimin e politikave të tij, në mënyrë që të mos rrezikojë seriozisht zhvillimin e vonuar social të jetës së vendit. Gjithashtu, duhet theksuar si problem të rëndësishëm mungesën e stimujve, të një shoqërie civile të shëndoshë, nismave sociale dhe vetëorganizimit.