E enjte, 01.05.2025, 01:56 PM (GMT+1)

Mendime

Lek Mrijaj: Të flasim me zemër të pastër, me sinqeritet, me vetëdije kombëtare Shqiptare

E diele, 31.07.2011, 07:06 PM


Duhet të shkruajmë e të flasim me zemër të pastër, me sinqeritet, me vetëdije kombëtare Shqiptare

 

Nga Lek Mrijaj

 

Kur flitet e shkruhet për çështjen tonë kombëtare, por edhe për religjionet që ushtrohen brenda kombit tonë, duhet të flasim e të shkruajmë pa emocione, pa frustrime, pa impulse instiktive, pa maska, pa demagogji, pa djallëzi, pa interes, paanshmërisht, pa inat, pa xhelozi dhe pa urrejtje, ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj fesë dhe ideologjisë së njëri-tjetrit, sepse të gjithë një mendim dhe një ide nuk mund të kemi. Është jo vetëm jodemokratike, por as edhe nuk është e mundur realisht e shkencërisht që të gjithë të mendojmë dhe të besojmë njësoj.

 

Duhet të shkruajmë e të flasim me zemër të pastër, me sinqeritet, me vetëdije kombëtare, me ndërgjegje njerëzore, me mendje të kthjellët dhe me logjikë të shëndoshë shkencore. Vetëm kështu thuhet e vërteta dhe triumfon drejtësia. Vetëm kështu dëshmohet shqiptarizmi dhe atdhedashuria jonë. Vetëm kështu dëshmohet para Zotit dhe para popullit dashuria, respekti dhe besimi në Krijuesin tonë e të Gjithësisë dhe ndaj atdheut tonë – Shqipërisë Etnike.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx