E marte, 30.04.2024, 02:03 AM (GMT+1)

Mendime

Ardian Ramadani: Çudia nga (mos)veprimet e misionit EULEX dhe deklaratat absurde të zonjës Ashton

E diele, 31.07.2011, 07:59 PM


Çudia nga (mos)veprimet e misionit EULEX dhe deklaratat absurde të zonjës Ashton

 

Nga Ardian Ramadani

 

I nderuar auditor. Fillimisht me lot në zemër dhe me dhimbje në shpirt si shqiptar dhe si njeri, i shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes Zymberi, familjes së heroit më të ri të Kosovës, policit briliant i cili shkëlqeu në mbrojtje të Kosovës shqiptare dhe ra heroikisht, pra heroit më të ri Enver Zymberit. Ngushëllime i shpreh edhe institucioneve të Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar. Kjo është një humbje e madhe për tërë kombin shqiptar, ngase humbëm edhe një bashkëkombas tonin nga dora gjakatare serbosllave.

Shtrohet pyetja se çka u dëshmua me ngjarjet më të reja që ndodhën në Kosovë, e pikërisht në pikat kufitare 1 dhe 31? U dëshmua se qeveritarët e Kosovës, me gjithë dëshirën e tyre të flaktë për të ushtruar sovranitetin në tërë territorin, përpos që pengohen nga qarqet e caktuara serbe përmes strukturave paralele dhe ndikimit direkt të shtetit të Serbisë, ato pengohen edhe nga strukturat e EULEX-it, si mision ndërkombëtar. Kësisoj është me të vërtetë shumë e çuditshme se si ky mision në vend se të angazhohet për asistencë ligjore dhe për ndihmë në përpjekjet e institucioneve të Kosovës dhe në mekanizmin e forcimit të sovranitetit, po ky i njëjti e pengon atë. Kësisoj ky mision e dëshmoi se është mision i pavlefshëm, i padobishëm dhe i panevojshëm në Kosovë. Në mes tjerash ky mision është edhe antishtetëror dhe antishqiptar, sepse aplikon dubël standarde, në njërën anë tenton që të gjejë fajtorë ndër shqiptarët, duke burgosur djem trima që kanë qenë ushtarë të ushtrisë së lavdishme çlirimtare, e në anën tjetër kriminelët dhe banditët serb, i toleron pa më të voglin dyshim, po bile edhe i inkurajon.

Unë nuk u çudita me prezencën e kryenegociatorit serb Stefanoviç, e as me deklaratat e tija dhe të zyrtarëve të caktuar shoven serb. Ajo që më çuditi është deklarata e disa zyrtarëve nga Brukseli, të cilët dënuan dhunën dhe i kërkuan palëve maturi. Nuk e dij se si mund që të futen me një thes të dyja palët, kur kemi në njërën anë ndërhyrje direkte serbe dhe cenim të territorit të Kosovës, i njohur si shtet nga fuqitë më të mëdha të botës, kemi vrasje të policit shqiptar në krye të detyrës, kemi djegje të pikave kufitare, në anën tjetër kemi shqiptarët që ende e ruajnë qetësinë nga provokimet e vazhdueshme serbe edhe pse viktimizohen dhe humbin bijtë më të mirë, ndërsa çudia që të shashtris është kërkesa e zyrtarëve të caktuar evropian për përmbajtje nga dhuna, thirrje kjo që i drejtohet të dyja palëve. Pra kemi agresorin dhe viktimën, e këta zyrtarë i njësojnë të dytë dhe i kërkojnë të dy palëve maturi. Në vend se të kërkohet zbrapsje e Serbisë, dënimin e merituar të kriminelëve dhe vrasësve serb që kanë sulmuar një shtet të pavaruar dhe sovran, në vend se të kërkohet me ngulm ushtrimi i sovranitetit në tërë Kosovën, zyrtarë të Brukeselit, thuaja se nuk janë koshient për realitetin në terren. Nuk e dij se përse nuk dënohet Serbia direkt për këto veprime ashiqare, kur kihet parasysh fakti se ajo është favorite për anëtarësim në UE, ndërsa pareshtur gjeneron kriza, probleme, dhunë dhe vrasje.

Institucionet e Kosvës, duhet menjëherë të veprojnë fuqishëm dhe të reagojnë si duhet, duke mos u kthyer mbrapa, sepse çdo kthim mbrapa do të na kushtojë shumë si komb, po mbi të gjitha Kosovës në veçanti. Është momenti i fundit që të korigjohet gabimi dhe tolerimi i pafalëshëm i strukturave serbe, që nga viti 1999 e gjer më sot. Ata si çdoherë nuk e kanë mendjen të ndalen, e kanë dëshmuar se janë të papërmirësueshëm, duke vrarë prej vitit 1999 shumë shqiptarë, po bile edhe policë ndërkombëtarë, si gjithnjë pa u dënuar. Kësisoj çdo tolerim i mëtutjeshëm është kapitullim i Kosovës dhe heqje dorë nga tërësia territoriale e saj dhe nga sovraniteti, si elementi bazë dhe qenësor i çdo shteti, kombi apo shteti-komb.

Gjatë seancës parlamentare të Parlamentit të Kosovës, u gëzova pa masë kur e pashë se qëndrimet e shqiptarëve dhe të partive politike janë të bashkëkoordinuara edhe pse kishte nuanca të theksuara, gjë që ëshët normale kjo, por të gjitha partitë kërkuan moszbrapsjen e autoriteteve qeveritare dhe policore kosovare. Por duhet një qëndrim më i prerë dhe më deciziv në lidhje me atë se si do të vazhdohet të trajtohet Serbia.

Unë konstatoj se Serbia duhet të konsiderohet si armike e shqiptarëve dhe si asgjë tjetër, jo sepse ne e duam ta konsiderojmë atë të tillë, por se ajo me veprimet e saja shfaqet armike e Kosovës dhe e shqiptarëve, ajo duhet që të dënohet nga ana e Bashkësisë ndërkombëtare për krimet e bëra të saja, ajo duhet të dënohet për cenimin e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.... Në anën tjetër duhet urgjentisht që bisedimet e dëmshme të nisura më parë nga qeveria e Kosovës të ndërpriten, ngase ato nuk ishin në favor të Kosovës, po ishin në favor të Serbisë, për t`ia lehtësuar asaj hyrjen dhe aderimin në UE.

Në mes tjerash Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës të ulin tensionet, pas një serie incidentesh në "kufirin e përbashkët".Në deklaratën e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, thuhet se të dyja palët duhet të dinë se "çfarë është në rrezik për to". Është me të vërtetë e turpshme të kërkohet përmbajtje nga të dyja palët dhe kësisoj të barazohen sulmuesit dhe viktimat. Serbia dhe serbët sulmuan dhe prekën sovranitetin e një shteti, e qeveria dhe policia duke dashur ta mbrojnë këtë sovranitet, atyre u bëhet thirje për të ulur tensionet. Për çfarë tensionesh flet zonja në fjalë, kur ajo si përfaqësuese e BE-së, duhet të dijë se në asnjë shtet evropian nuk ndodh të sulmohen pikat doganore dhe të digjen të njëjtat, se është e paimagjinueshme të vritet një polic në detyrë zyrtare dhe të heshtet kjo si asgjë. Me këto veprime struktura të caktuara të Evropës janë në krah direkt të Serbisë dhe strukturave paralele kriminale serbe. Me të drejtë simboli i rezistencës Adem Demaçi, kishte shprehur mllefin e  tij objektiv ndaj veprimeve të fundit të ca strukturave evropiane.

Në anën tjetër ajo që e konsideroj si mjaft të çmuar dhe të duhur në këto momente ishte më në fund vlerësimi real i rolit të misionit EULEX, nga ana e kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, i cili e akuzoi këtë mision për mospërkrahje dhe pengim të ushtrimit të sovranitetit në tërë territorin e Kosovës. Ishte koha për të thënë këtë që dihej botërisht, edhe pse u tha mjaft vonë. Por, ama çka më tutje? Qeveria e Kosovës duhet patjetër që të kërkojë rishikimin e rolit të EULEX-it në Kosovë, duke kwrkuar heqjen e imunitetit nga ligji zyrtarwve tw atij misioni, duke kwrkuar shndërrimin e këtij misioni në mision asistues, e jo ekzekutiv dhe mbishtetëror. Përgjegjës për sovranitetin e shtetit është qeveria e atij shtetit. Përndryshe Kosova edhe më tej do të konsiderohet si kondominium, ku sovranitetin e ushtrojnë kush mundet dhe sa mundet, duke mos e ditur se kush është zot shtëpie.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora