Mendime
Krist Gjinaj: Propaganda islamike dhe lakimi i së vërtetës
E diele, 31.07.2011, 07:59 PM
Propaganda islamike dhe lakimi i së vërtetës
Nga Krist Gjinaj
Si cdo here, propaganda islame mundohet të fshihet pas genjeshtres duke u munduar që genjeshtren të e shes si bindese dhe të vertet.Mirpo, duke mos u bazuarë në asnjë fakt, propaganduesit e tillë gjejnë vend aty ku kuptimi i vizionit islam është i kufizuarë dhe shitet si një vlerë islame dhe një “fjalë e Zotit”
Ne nuk kemi keqkuptime , por bazohemi vetem ne burimet islame, ne Kuran e Hadithe dhe ne librat tjera poashtu islame.
Nuk janë aspak bindese e as faktike për ata që kan studjuar më shumë për islamin dhe Kuranin , megjithse, propaganda islame ka qellimet e saja “paqesore ” që të jetë një “udherrefim ” i vetem dhe i vertet për të “miren njerzore”.Karrshi këtyre të “mirave njerzore ” muslimanet harrojnë se të tjeret me vite dhe dekada e kan studjuar islamin thellsishtë dhe kan nxjerrë fakte qoftë nga Hadithet, Kurani dhe fakte të tjera të cilat vejnë në dyshim saktesin për të “miren njerzore ” që propaganduesit e shkruajn dhe bindin njerezit me atë që nuk është e vertet.
Do të ndalem te studimi i shkrimit të shkruar në webfaqen e përmenduarë më lartë, dhe në bazë të kësaj, si cdo here do të i analizojme thenjet e tyre se ku dhe si qendron e verteta.
Aty shkruan:
“Kurani i shenjtë nuk na mëson ne myslimanëve të bëjmë “Luftra të Shenjta” kundër jomyslimanëve për t’i detyruar ata të pranojnë Islamin. Myslimanëve u lejohet vetëm të luftojnë në mbrojtje të Islamit nëse persekutohemi me forcë”
Kurani i shejtë i mëson muslimanet që të bejnë luftra të shejta , edhepse , vetem për luftrat e Muhamedit kemi afer 87 ekspedita që ai vetë mori pjesë e nder ato të vetmbrojtjes janë vetem 9, pra 78 ekspedita të sulmit.Ne Hadithe lexojmë se profeti Muhamed shkonte në luftë e jo mbrohej nga lufta .
Por do të e bejë një analizë ne mes të fes së krishter dhe islamit, ne mes të Bibles dhe Kurani , në mes të Jezusit dhe Muhamedit.
Nga Hadithet
Humaid njofton: ” Kur profeti i Allahut dilte me ne të shkonim në luftë ( ne emerë të Allahut ) kunder ndoj nacioni , ai nuk na lejoj kurrë që të sulmojmë para mengjesit dhe cdo here priste që të shifte dhe nese e ndegjonte Erzanin atehere e shtyente për pak kohë sulmin e nese nuk e ndegjonte Erzanin atehere ai sulmonte” Anasi bashkangjet ” Naten ne e pushtuam Khaibar dhe në mengjes kur ai nuk ndegjonte Erzanin për lutje ,atehere ai (Profeti ) shalonte dhe une shaloja mbrapa Abu Talha dhe kamba ime e prekte kemben e profetit.Banoret e Khaibares dilnin jashtë me shportat e tyre dhe lopatat dhe kur e shifnin Profetin ata bertitnin ´Muhamedi! Pasha Allahun! Muhamedi dhe ushtria e tij !Kur Profeti i Allahut i pau ata atehere ai tha :”Allahu Akbar! Allahu Akbar! Khaibar u shkatrrua.Kurdoqe i afroheshim një kombi (për të luftuar ) aq i dhimbshem do të jetë mengjesi për ata që janë paralajmeruar” (Sahih Al-Bukhari:1:11:584)
Do të ishte mirë që “dijetaret ” musliman të sqarohen se vallë, plaqkat e luftes a fitohen në sulme apo ne mbrojtje, sepse plaqkat e luftes ndaheshin cdo here nga Muhamedi.
Asnjë profet nuk ka ndarë placka me heret.
Nga Kurani
3:161.” Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë. “
Jo Krishti s´ka nda placka.
Pasuria që porosit Krishti nuk është e kesaj bote.
Nga Bibla
Mateu 6:19 “Mos grumbulloni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja e ndryshku, ku vjedhësit birojnë muret e vjedhin! 20 Mblidhni për vete visare në qiell, ku s’brejnë as tenja as ndryshku e ku vjedhësit nuk birojnë mure as nuk vjedhin. 21 Sepse, ku është thesari yt, aty do të jetë edhe zemra jote.”
Placktat i ndajnë vetem plaqktitesit , jo vetmbrojtesit.
Nga Kurani
8:1. “Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone All-llahun dhe të dërguarin e Tij. “
Si paska mundesi që Kurani të mos meson që të behet lufta ndaj jomuslimanve , ja të dhenat prapëseprapë nga Kurani:
9:73. “O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre – vendi i tyre është Xhehennemi që është përfundimi më i keq.”
Krishti predikon humanitetin,miresin ,durimin dhe mirsjelljen
Nga Bibla
Mateu 5:38 “Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Syrin për sy e dhëmbin për dhëmb’. 39 Unë po ju them: Mos u kacafytni me të keqin, por atij që të bie shuplakë faqes së djathtë, ktheja edhe të tjetrën. 40 Atij që do të të qesë në gjyq për të të marrë këmishën, jepja edhe pallton. 41 E nëse ndokush të shtrëngon të ecësh me të një milje, ti bëji dy; 42 atij që të lyp, jepi, e atij që të kërkon hua, mos ia kthe shpinën.”
Kjo është thirrje për luftë e sulm , jo për mbrojtje.
Nga Kurani
9: 5.” E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që tí gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshrues.”
Këtu nuk flitet që të mbrohen nga idhujtaret e jomuslimanet , por flitet që të i sulmojnë kudo që t´i gjejnë,kështu shkruan në Kuran !!
Krishti nuk mbjellë hasmeri as nuk thrret për luftë.
Nga Bibla
Mateu 5:43 “Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Duaje të afërmin tënd’ e urreje armikun tënd. 44 E unë po ju them: Duajini armiqtë tuaj, lutuni për ata që ju salvojnë, 45 për t’u bërë bijtë e Atit tuaj që është në qiell, sepse Ai bën të lindë dielli i tij mbi të këqijtë e mbi të mirët e të bjerë shi për të drejtët e për të padrejtët. 46 Sepse, po qe se i doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi meritoni? Pse a nuk bëjnë kaq edhe tagrambledhësit? 47 E nëse i përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë të njëjtën gjë edhe paganët?48 Jini, pra të përkryer siç është i përkryer edhe Ati juaj që është në qiell!”
Muhamedi është cdo here i gatshem që të sulmon ,të vrasë , ketë e vertetojnë burimet islame ndersa Jezusi fal ,krijon paqe,miresi:
Nga Hadithet
“Profeti tha, “Shume shpejt, ju Arabet do te pushtoni shume vende dhe qytete. Qazvin, do te jete njeni nga keto vende. Ai person qe merr pjese ne beteje per 40 nete ose 40 dite, atij do ti jepet nje shtylle e arte ne parajse e mbuluar me xhevahire. Ai do te jetoje ne nje pallat, i cili do te kete 70 mije porta, dhe secila porte do te kete nje hurie (virgjereshe te bukur) si grua te tij.”(Ibn-E-Majah, Vol. 2, faqe. 169)
Krishti nuk premton femra, nuk i thotë askuj se lufta është veper e mirë dhe për ketë do të shpreblehet.
Nga Bibla
Marku 10 :17 Kur doli në rrugë, një njeri u lëshua me vrap, ra në gjunjë para tij dhe e pyeti:
“Mësues i mirë, çka duhet të bëj për të fituar Jetën e pasosur?” 18 Jezusi iu përgjigj:
“Pse më thua: i mirë? Askush s’është i mirë përveç Një Hyji të vetëm! 19 Urdhërimet i di: ‘Mos vra! Mos the kurorën! Mos vidh! Mos dëshmo rrejshëm! Mos bëj kurrfarë padrejtësie! Ndero babain tënd e nënën!’“
Pra , me premtime të rrejshme, nxiten nga vetë Muhamedi njerezit për luftë, atehere si ka mundesi të shkruani se : “Muslimanve u lejohet vetem në mbrojtje” Për të e fituar parajsen dhe miresin Jezusi porosit paqe e mirësi sikur më lartë.
Mua nuk me intereson se kend genjeni neper botë, por shqiptaret mos i genjeni duke folur fajlë arabe thuja se keni doktorruar ne fe,e një doktorratur e tillë nuk është asgjë tjeter perpos doktoriim për pushtimin e botes.Cfarë titulli të i japin kësaj ??
Se islami u imponua me dhunë e me gjakë te shqiptaret ka shumë të dhena e një nder to është edhe kjo edhe pse ka me qindra e mijera raste të tjera:
“Firmani i Sulltanit, që i jepet argjipeshkëvit Marino Bizzi në vitin 1609, nuk e kishte dhënë mbrojtjen e popullatës së krishterë nga intoleranca turke për të ardhmen. Në periudha të caktuara kohore edhe priftërinjët e krishterë bien viktimë e intolerancës turke. Kështu në vitin 1624 prifti i zellshëm Markus nga Chisagnio, nga një fshat i cili sot nuk ekziston më, burgoset dhe pasi që ai refuzon kalimin e tij në islam vritet. Kufoma e tij, mbas një pagese që kishin dhënë besimtarët e tij për nxjerrjen e saj, varroset në famullinë e vendlindjes.” (Georg Stadtmüller- Islamizimi te shqiptarët)
Mos të harrojmë se edhe sot, me lejen e Kuranit dhe të fes, anëmbanë botes përdoret dhuna për të islamizuarë njerezit.
Pastaj me tutje në tekstin e webfaqes shkruan:
“1 – Myslimanët nuk e besojnë Muhamedin (a.s.) si Zot ose ta respektojnë dhe adhurojnë atë si Zot. Ne besojmë se ai është i Dërguari i Zotit, ashtu si Musai dhe Isai dhe se na ka sjellë Fjalët e Zotit. Ai nuk e krijoi mendimin për veten e tij si Zot dhe as nuk u tha myslimanëve ta vendosin Islamin me forcë.”
Mateu 7:15 “Ruajuni prej profetëve të rrejshëm, që vijnë tek ju e ju shtiren si dele, kurse përbrenda janë ujq grabitqarë. 16 Do t’i njihni prej fryteve të tyre. A thua vilet rrushi prej ferrave ose fiqtë prej murrizave?”
As të krishteret nuk e marrin Jezusin si Zot por si birin e Zotit të vetmin dhe si një fjalë e Zotit e derguar përmes Jezusit ashtu si Zoti bëri edhe me Moisiun kur i diktonte fjalen e tij dhe urdheresat,Se të krishteret besojnë në një Zot të vetem , ketë e kemi të konfirmuarë edhe ne Bibel para ardhjes së Jezusit por edhe pas.
Lexo nga Bibla edhe këtu Lexo
Lajmërimi i lindjes së Jezusit
Luka 1:26 “Në të gjashtin muaj, Hyji e dërgoi engjëllin Gabriel në një qytet të Galilesë, që quhet Nazaret, 27 te një virgjër, që ishte e fejuar me një njeri, që quhej Jozef, prej fisit të Davidit. Virgjëra quhej Mari.
28 Engjëlli hyri tek ajo dhe i tha:
“Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!”
29 Kjo fjalë e shqetësoi Marinë dhe zuri të mendojë: ç’do të thotë kjo përshëndetje.30 Por engjëlli i tha:
“Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit! 31 Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus. 32 Ky do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Hyjit tejet të lartë. Zoti Hyj do t’ia japë fronin e Davidit, atit të tij. 33 Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit dhe mbretëria e tij s’do të ketë mbarim.”34 Atëherë Maria i tha engjëllit:
“Si do të mund të ndodhë kjo, ndërsa unë jam virgjër?”
35 Engjëlli iu përgjigj:
“Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë ? Biri i Hyjit.”
Dëshmitë e Jezusit
Gjoni 5:30 “Unë asgjë s’mund të bëj prej vetvetes;si dëgjoj, ashtu gjykoj,dhe gjykimi im është i drejtë,sepse nuk kërkoj vullnetin tim,por vullnetin e atij që më dërgoi.
31 Nëse unë vetë i bëj dëshmi vetvetes,dëshmia ime nuk është e vërtetë.32 Është Një tjetër që bën dëshmi për mua dhe unë e di:dëshmia të cilën ai e bën për mua,
është e vërtetë.”
Gjoni 7:14 “Në gjysmën e festës Jezusi u ngjit në Tempull dhe po mësonte. 15 Judenjtë u çuditën dhe pyetnin: “Si i di ky Shkrimet pa i pasë mësuar?”16 Jezusi iu përgjigj:
“Mësimi im nuk është imi,por i Atij që më dërgoi.17 Kush do të kryejë vullnetin e Tij do ta njohë a është ky mësimi i Hyjit,apo unë flas prej vetvetes.18 Ai që flet prej vetvetes, kërkon lavdinë e vet;ndërsa ai që kërkon lavdinë e Atij që e dërgoi,ai është i vërtetë,”
Me tutje ne shkrimin e webfaqes shkruan:
“2 – Myslimanët nuk besojnë se Muhamedi (a.s.) është mesia. Ne besojmë se Jezusi është mesia. Ne nuk jemi dakord me kristianët në lidhje me Jezusin për pretendimin e tyre se ai është një Zot që jetoi në tokë dhe /ose është pjesë e trinitetit bashkë me Zotin (Atin) dhe shpirtin e shenjtë.”
Mateu 24:4 “Ruajuni mos t’ju gënjejë kush, 5 sepse shumë do të vijnë në emrin tim e do të thonë: ‘Unë jam Mesia!’ e do të gënjejnë shumëkënd.
Mesia do të thote shpetimtari , pra ai që do të e shpeton boten nga dhuna, urrejtja, vrasja,vorferia, kurveria etj , e Mesia ishte Jezusi, mirpo, kur muslimanet pretendojnë se islami është një fe shpetimtare dhe fe e paqes, ne cka referohen ata !? Apo mos vallë Hadithet ,Suret dhe Ajetet genjejnë për veprimtarin e Muhamedit
Muslimanet e konfiromojnë vetë në shkrimet e tyre se Muhamedi kishte marrur frymezime vetem atehere kur ishte ne shtrat me Ajshen e jo nga Zoti:
” Muhamed përdoret për të marrë frymëzim hyjnor vetëm në shtrat me Aishen” (Sahih Bukhari Volumi 3 Libri 47 numer 755)
Në bazë të Haditheve që muslimanet binden dhe referohen , në Hadithin më lartë nuk flitet për ndonjë frymezim nga Zoti por vetem nga Aishja, edhepse Aishja deshmon se ajo kurrë se ka pa Xhibrilin që i dërgonte mesazhet Muhamedit nga Zoti dhe me e quditshmja është se Muhamedit nuk i referon asgjë Zoti siq i referon Jezusit, Moisiut dhe profetve të tjerë.A thua pse !!??
”Aisha nuk e ka parë Xhibrilin….” (Sahih Bukhari Volumi 4 Libri 54 numer 440)
Kush është Krishti?
Gjoni 7:25 “Atëherë disa jerusalemas thanë:
“Po a nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin? 26 Dhe ja, ky po flet ballafaqe dhe askush s’po i thotë gjë! A thua mos pranuan edhe krerët se është Mesia? 27 Por këtë e dimë se prej nga është e, kur të vijë Krishti, askush s’do ta dijë se nga është.”
28 Atëherë Jezusi, që po mësonte në Tempull, foli me zë të lartë:
“Po, ju më njihni dhe e dini se nga jam! E pra, unë nuk erdha prej vetvetes: por është Një i Vërtetë që më dërgoi,të cilin ju s’e njihni.29 Unë e njoh Atë,sepse jam prej tij dhe Ai më dërgoi.”
Qoftë në anen strategjike, shpirterore, edukative dhe atë shoqerore,Muhamedi nuk ka asnjë ngjajshmeri as me Moisiun (Musain ) e as me Jezusin (Isain ) sepse asnjerin nga këta të dy nuk i gjejmë në një front për luftë e as për mbledhje të plackave,e as për pasuri toksore .
Udherrefimet për të miren njerzore i kemi nga moti në Bibel.
Vijon...