E marte, 30.04.2024, 05:09 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: OKB dhe Serbia

E diele, 31.07.2011, 07:59 PM


OKB DHE SERBIA

 

Nga Halit Bogaj

 

E dashuruar në vetëvete dhe e përkëdhelur nga Rusia,Serbia edhe njëherë u përpoq që përmes  veprimeve të veta kriminele dhe destruktive ta sulmojë Kosovën!Kësaj radhe nuk i ndezi ngase gjithçka shihej bardhë e zi  se kush ishin vërtet fajtorët kryesorë për eskalimin e dhunës!Paraqitja e Jeremiçit  në Kombet e bashkuara ishte indicator se ku gjendet vërtet diplomacia serbe.Televizioni serb me orë të tëra gënjeu se Ban Ki Mun e kishte pranuar vetëm minsitrin serb të punëve të jashtme,duke mos bërë ballë që të informonte se përveç tij ,Sekretari general i OKB-së e kishte pranuar edhe Enver Hoxhajn.Ja pra se deri ku shkonte Serbia e cila mundohej ta fshehte edhe një gjë të tillë!Mes tjerash Jeremiq tha:Se atje ishin tri shtete armiqësore të Serbiasë të cilat nuk lejuan që të mbahej séance e hapur duke mos guxuar që ta theksonte as emrin e atyre tri shteteve ‘’armiqësore’’nga të cilat trishtohet!.Bile bile thoshte:Se ato tri shtete bëjnë gara se cila para tjetrës do të venin veto kundër Serbisë.Kjo ngjau kështu nga shkaku se Serbia po mundohet të lidhet me Kinën dhe Rusinë,kurse në anën tjetër bën përpjekje të tmerrshme për të hyrë në Uniopnin evropian ku gjenden pjesa më e madhe e fqinjve të saj,kurse vetë ka mbetur vërtet një vrimë e zezë nga e cila është duke u irituart mbarë Evropa,e cila edhepsae është duke bërë përpjekje të mëdha,këtë soj sorollop shteti,nuk mund ta demokratizojë në asnjë mënyrë!Dhe aq më tepër që mendohej se kishte hyrë në rrugë të mbare,ajo egërsohet sërish duke i treguar vetitë e saj piromane/siç ishte rasti i djegies së pikes kufitare në Veri të Kosovës dhe vrasja e policit kosovar me snajper/!Pra një Serbi të tillë të papërmirësuar dhe gadafiane nuk ka vullnet askush që ta pranojë në radhët e saj.

 

Siç u pa,përpjekja e Serbisë për ta konvokuar Mbledhjen e Këshillit të sigurimit,përkatësisht për t’i treguar edhe njëherë krimet dhe të palarat e veta,shkoi huq dhe mbeti pezull,duke u injoruar ashtu siç e kishte merituar.Tri shtetet ‘’armiqësore’’kësaj radhe ia bënë fort bajat dhe ia ndaluan turrin që ta ftonte OKB-në sa here që i tekej asaj dhe nënës së saj siberiane.Rezultatet e mbledhjes dolën në shesh para mbarë botës,me ç’rast Jeremiq u kthye si qen i zhugavtë!

 

Sigurisht se ekziston arsyeja se përse Jeremiq nuk ishte lënë të fliste në Mbledhje të hapur.Kjo kishte ndodhur ngase ndaj Serbisë ishin hidhëruar tri shtete kryesore të cilat e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës kundër së cilës është drejtuar i tërë arsenali  bombastik serb,aq më tepër kur vetë Serbia /në mënyrë të heshtur dhe përmes Rezolutës/është pajtuar për një gjë të tillë!Ato tri shtetet dhe Bashkësia ndërkombëtare e panë edhe njëherë se diplomacia serbe ka devijuar totalisht dhe është bërë edhe më infantile se më pare!Ajo me plot gojën’’demokraci dhe paqe’’aplikon dhunë të hatashme siç ishte rasti i vrasjes së policit dhe djegia e pikave kufitare/e ngjashme me atë ditë kuir ishte pranuar Pavarësia e Kosovës/!Pra KFORI dhe OKB dëshirojnë ta shohin Serbinë si një aleat e jo si një vend të cilin duhet vazhdimisht ta kërcënojnë, siç po ndodhë me serbët që janë barikaduar nëpër rrugët e Veriut të Kosovës.Diplomacia serbe tanimë e ka humbur kursin e mënyrës së zgjidhjes së problemit në Kosovën e pavarur dhe të pranuar ndërkombëtarisht nga 77 vende të botës.

 

Jeremiq është dashur të shkojë qysh moti ngase me veprimet e tij të çoroditura është duke i shkaktuar dëm të madh/parasëgjithash/vetë Serbisë.Me të nuk dëshiron askush të takohet,sepse edhe atëherë kur takohet ai flet hashamet dhe gjëra kongttradiktore të cilat nuk i ha asnjë pazar!Edhepse Kosova është e pranuar ndërkombëtarisht,ai flet përçart dhe kujton se ajo akoma është/ e okupuar nga Serbia,duke parë ëndrra të bukura mesjetare për’’Kosovën si tokë serbe’’,thuase e ka sjellur me vete nga stepat e Rusisë!!!

 

Informatat se kufijt i kanë ndezur disa huliganë serbë u plasuan shpejt në botë prandaj çka t’u toshte Jeremiq zyrtarëve botërorë tek të cilët kishte shkuar të anko/hej për Hashim Thaçin?/!Kështu Serbia edhe njëherë hyri në radhën e shteteve të cilave nuk mund t’iu besohet,numri i të cilave është mjaft i madh në këtë Glob tonin tokësor.Shkoi atje i bindur se do ta pritnin me lule,por ngjau e kundërta me ç’rast mori një flakaresh të ri ,ashtu siç e marrin fëmijët e lazdrauar .Shkoi atje për t’u ankuar se ‘’Kosova kishte ushtruar dhunë për ta kthyer sovranitetin e saj të pranuar ndërkombëtarisht’’me 17 maj 2oo8,pa i shkuar mendja se ata do t’ia rikujtonin se Serbia ishte ajo që atëherë i kishte djegur pikat doganore të Kosovës,ashtu siç veproi  edhe kësaj radhe.Pra donte t’ua tregonte atyre autogolat e vetë të cilat i shënuan serbët këto ditë,të cilat i kishte shikuar edhe Bashkësia ndërkombëtare në televizionet e veta.Jeremiq do t’iu tregonte atyre se Serbia ishte ajo që sërisjh nuk i mbante fjalët e saj të cilat ia kishte dhënë para disa kohësh Bashkësisë ndërkombëtare kur thoshte’’Se Serbia me sukses është duke e luftuar kriminalitetin’’kurse kriminelët e saj vranë një polic dhe i dogjën edhe njëherë pikat kufitare mes saj dhe Kosovës!Prandaj edhe mbeti si qen i’’ nuktë’’para dyerve të OKB-së në të cilat nuk mundi ta fuste as vëllau i madh i cili e kishte ftuar atje!Në fund do t’i ketë thënë’’Ta bëftë Zoti qaren ngase as unë nuk mund t’ua mbuloj gabimet gjithmonë’’:

 

Por edhe nëse do ta pranonin do t’ia përsërisnin se vendimi për Pavarësinë e Kosovës është marrë vitin e kaluar po në atë OKB me aprovimin e Rezolutës së paraqitur nga vetë Serbia.Prandaj edhe bisedimet që kanë filluar të mbahen/Për çështje teknike/janë rezultat i  të njejtës Rezolutë e cila nuk mund të ndryshohet sa herë t’i teket Jeremiqit dhe çetnikëve serbë për t’i zënë rrugët e Veriuit të Mitrovicës! Kësaj radhe ai nuk mundi t’i fuste hundët brenda sallës dhe ta’’prezantonte’’arrogancën dhe megalomaninë e tij të paparë,thuajse ai vërtet është në vendin e Ban Ki Munit!Siç dihet nga një njeri i tillë ishin irituar edhe bashkëbiseduesit e tij.Duke mos qenë i përshtatshëm për komunikim ai ia kishte humbur Serbisë edhe atë trohë autoriteti që e kishte fituar permes Tadiqit.Serbia kurrë nuk e kishte pasur një bandit më të madh në politikën e saj i cili me arrogancën e vetë radikale shkonte edhe deri atje që t’u kundërshtonte edhe amerikanëve,pa i shkuar mendja se ia patën shkrumuar artilerinë e rëndë!Si duket Serbia akoma nuk e ka kuptuar se Kosova është vetëm një fiksion në kokën e saj,kurse realiteti është diçka krejtësisht tjetër.Serbia nuk ka popullatë të mjaftuar edhe për kaq tokë sa ka,,kurse ka mbetur e sëmurë për t’i mbajtur të pushtuar popujt e tjerë dhe asaj nuk i shkon mendja se si do ta serbizojë mëtej Kosovën,edhe nëse do të bëhej ashtu siç dëshirojnë ata!Mes tjerash,Serbisë nuk i shkon mendja se a duhet të bëjë hara-kiri kolektiv apo të ecën përpara drejt Evropës dhe prosperitetit të vetë,pa e kthyer kokën prapa në histori.Ajo duhet të mendojë për fëmijët e saj dhe gjeneratat e ardhshme,duke ua lënë një trashëgimi më të mire dhe një imazh tjetër nga ai që ia ka krijuar vetëvetes me regjimet e kaluara.Prandaj edhe i duhet një vizion më i qartë dhe një politikë më reale,përndryshe prej saj do të ikin edhe ata që akoma vlejnë diçka.Është çudi e madhe se si Serbia nuk e ka kuptuar akoma se problemi i Kosovës ekziston 200 vjet e këndej,të cilin nuk kanë mundur ta zgjidhin shumë para këtyre të sotëmve ngase i kanë përdorë metodat më barbare për’’integrimin’’dhe’’pacifizimin’’e shqiptarëve në shoqërinë sllave e cila ishte njerkë e përhershme për popullin tonë.Serbia e sotme në vend se t’i shihte gabimet e veta historike ndaj nesh,akoma bën gafe fëmijënore duke menduar se edhe sot’’Kosova është tokë serbe’’,kur Pavarësinë e vendit tonë e kanë pranuar 1/3-ta e vendeve  të botës!.Serbia e bëri edhe gabimin e saj më të madh kur hyri në luftë me NATO-n për ta mbajtur të pushtuar dhe nën represion Kosovën.Dhe siç dihet,përpjekjet dhe tentimet e tilla iu kthyen bumerang asaj,,duke e humbur përgjithmonë luftën dhe teritorin e pushtuar .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora