E enjte, 01.05.2025, 09:33 PM (GMT+1)

Mendime

Haxhi Dulla: Kosova në skenën e Europës Lindore

E shtune, 16.07.2011, 07:59 PM


Kosova në  skenën e Europës Lindore

 

Shkruan : Haxhi Dulla – Varshavë

 

Polakët si qytetar  të shtetit  të gjashtë për nga madhësia në Europë kanë  pakë njohuri për shtetin e Kosovës. Ndërsa ata që  dinë më tepër , për fat të keq  disponojnë informacione  jo objective, dhe  parulla serbe kundër pavaresië se  Kosovës

Polakut të thjesht nuk i intereson politika ndërkombëtare, ndërsa me shtetet e ish Jugoslavisë, më së tepërmi janë të lidhur me  pushimet  verore që polakët i kalojnë në Kroaci, Slloveni ose në  këto vitet e  fundit në Malë të Zi. Mosha  e vjetër dhe e mesme  e polakëve edhe sot kujtojnë Jugoslavinë, si një shtet që kishte  me  tepër liri  të lëvizjes  si dhe shitoret e  stërmbushura me artikuj të ndryshëm që  në ato kohë mungonte në shtetit e tyre. Kur Jugosllavia e athershme  filloj të shpërndahet , e më pastaj   shpërtheu lufta, Polaket nuk ishin në gjendje  të kuptonin  se  qka  në të vërtet po ndodhte atje . Në atë kohë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, në Poloni ,filluan ndryshimet e mëdha  shoqërore dhe ekonomike , Polonia kalonte nga sistemi socialist në atë kapitalist. Në ato vite kur edhe në Kosovë filluan ndryshimet e  mëdha politike, në Poloni  nga atje arrinin vetëm informacione  të zbehta nepërmjet  lajmeve televizive, dhe gazetave të pakta që botoheshin në Poloni.

Është vështirë të jesh në  faqet e para të gazetave

Sot interneti është prezent  në cdo familje  polake, ku nëpërmjet  tij  kanë burime të  mëdha informacionesh. Sa më tepër informacione të ndryshme  që ofrohen polakëve, aq më vështirë  është    bindesh ata të zgjedhin  informacione dhe lajme nga Kosova. Cili është efekti - shume pak polak kanë informacione  objektive  dhe reale nga Kosova. Të tjerët të cilët kanë informacione  jo të sakta , kan  bindje se  Kosova është një vend jo i sigurtë, i shkatrruar dhe se  me atë qeverisin grupet  mafioze. Gjeneratat e reja polake .janë më të hapët dhe kanë një  bindje objektive dhe pozitive për vendin tonë. Këto vitet e  fundit , shum  student polak vizitojnë Kosovën. Pas kthimit nga atje, në  faqet e ndryshme të internetit mund të hasim në  shkrime shumë lavdëruese për Kosovën, tekste të ndryshme, sikur  : Vend shumë i bukur, dhe më  mikpritës në Europë – si dhe tekste    ngjajshme me këtë. Porse  numri i tyre është shum i vogël për të  bind qytetarët e tjerë polak për bukuritë dhe mikpritjen kosovare. Shtypi polak, shumë pak  shkruan  për ngjarjet  në Kosovë. Në faqet e para të gazetave polake ,Kosova përmendet  vetëm atëhere kur, ka sensacione të  ndryshme , sikur  rastet e fundit, me trafiki min e organeve të njerëzve ,me kontrabandën e armëve ose ato lidhur me  narkotikët. Ne rastin e  arrestimeve nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në Ish Jugoslavi  të ish komandanteve famkeq serb, Kosova përmendej vetëm me pak  rreshta .  Për  fat të keq  në Poloni vepron me shum aktivitet të zgjeruar, propaganda proserbe. Në shtypin polak shpesh hasim shkrime dhe komente të ndryshme  duke favorizuar politikën serbe. sikur: Gabimi më i madh  i politikës  sllave të viteve të fundit të shekullit  XX, është që lejuan ata shpërberjen e Jugosllavisë. Kosova nuk është shtet i pavarur. Është pjesë e Serbisë. Njohja e  pavaresisë së Kosovës  është  gabim i madh i   qeverisë polake., si dhe komente të ngjajshme kundër  shtetit tonë, sepse Kosovën , Nuk  ka kush të përkrahë dhe të  shkruan të vërtetën, për  falsifikimin e informacioneve të përkrahësve Serb. Ne kosovarët që jetojmë ketu nuk kemi përfaqësi diplomatike në Poloni, nuk ka as Shoqatë kosovaro - polake, , ndërkaq  egzistojnë Shoqatat e Miqësisë Polako-Serbe. Në  të vërtet edhe simpatizuesit e futbollit  polak, kanë një  armiqësi kundër Kosovës, duke  paraqitur në ndeshje  të ndryshme me transparente „ Kosova është Serbi” Ndeshje të ndryshme sportive transmenton televizoni publik  dhe kjo bënë    edhe ata pakëz  dashamirës të Kosovës , kan dileme në  bindjen e tyre, për miqesinë e kosovarëve.

Simpatizuesit  e Serbisë ( kundër Kosoves si shtet i pavarur ), në Poloni, janë aktiv    lëmi të ndryshme mediale. Sikur rasti i fundit  i tenistit serb Djokovic, si fitues të Wibledonit. Atë ditë gjere në orët e  vona të  nates  simptatizuesit serb brohoritnin në rrugën kryesore të kryeqytetit polak , transparente ” Kosova është e Serbisë”, “ Nuk e japim Kosovën “ etj.  Raste të tilla  të ngjajshme, ne kosovarët që jetojmë këtu shohim  cdo ditë. Nga ana tjetër shumë historian polak, njohës të problematikës së Ballkanit, mundohen në mënyrë objektive të shkruajnë për Kosovën, porse  shkrimet e tyre i lexojnë  pakez njerëz , ndërsa  informacionet nga sporti ose  sensacioneve të ndryshme i lexojnë me të madhe.

Duhet dhënë  rastin Polakëve të na njohin më mirë

Shumë polak të arsimuar, e kuptojnë dhe e përkrahin vendin tonë, në  rrugën, për  ruajtjen dhe zhvillimin e pavarësisë. Polonia shekuj me radhë ka përjetuar  lufta të ndryshme për  pavarësi, nga shtete të ndryshme  si  Rusia, ndërsa tani 20 vite teë fundit, është shtet plotësisht e pavarur. Polakët e vleresojnë lartë  pavaresinë e tyre  dhe të shteteve të tjera, të fituar shumë shtrenjtë. Mu për atë gjatë luftës në Kosovë ,Polonia ofroj strehim për mbi 1,400 refugjatë kosovar.

Qeveria polake  në qështjen e Kosovës duhej te zgjidhte ,ose të  mbetet në  anën  e përkrahjes se BE dhe SHBA-ve, ose të zgjidhte përkrahjen e Rusisë dhe të Kinës. Qeveria Polake, si shtet i 18-të pas një dileme 7  ditëshe ( dilema ishte për shkak të kërkëses së kryetarit të atëhershëm , tani të  ndjerit Lech Kaczy?skia , që  mos të pranohet pavarësia ) pranoi pavarësinë e Kosoves. Në atë kohë shumë politikan polak, të djathtës radikale, protestonin duke thënë se  Kosova po e ndan Serbinë  dhe se Shpallja e Pavarësisë  dhe njohja e saj nga Qeveria Polake  është dhunim i shtetit Serb.

Duhet  cekur se  qeveria polake, e  trajton  Kosovën si një  shtet    barabartë, dhe  se nuk  lejon kundërndikime të jashtme  në rastin e Kosovës si shtet të  pavarur. Një shembull të  tillë ishte vizita a  prezidentes Jahjaga në  Forumin e Europës se Mesme dhe të  Lindjes i cili u mbajt më 27 maj  të këtij vitit në Varshavë. Politikanët polak nuk lëshuan pe , edhepse prezidenti Serb Tadic, kundërshtoi ashpër pranin e Kosovës në  Samit.

Në interesin e Kosovës është që  të kujdeset për praninë më të madhe të Kosovës tek qytetari polak, në zgjerimin e imazhit të Kosovës. Nga 1 korriku Polonia  kryesonë me Bashkësinë Europiane - BE.  Polonia është një ndër  shtete e rralla në Europë  e cila përballon me sukses  krizën ekonomike e cila ka  kapluar disa vende Europiane.

Me Polakët mund të bejmë  bashkëpunim të mirë ,ekonomik, politik  e kulturor. Biznesmen të shumtë, kërkojnë informacione të ndryshme për Kosovën, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërshtetror  dhe ekonomik. Në interesin tonë  është të u ndihmojmë atyre.

Qeveria e Kosovës  duhet të shqyrtoj seriozisht mundësinë e  hapjes së një përfaqësie  diplomatike e cila do të përfaqësonte interesat e Kosovës  edhe në shtetet fqinje me Poloninë  ,anëtare të BE, si Lituania , Lotva  dhe Estonia , ndërsa qytetarëve të saj të i ndihmon  dhe përkrahë  , në formimin e  shoqatës se  përbashkët  që do ofron  edhe më tepër  këto  shtete  të cilat  që në fillim kan njohur pavarësinë e Kosovës.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx