| E shtune, 16.07.2011, 07:59 PM |
Kosova në skenën e Europës Lindore
Shkruan : Haxhi Dulla – Varshavë
Polakët si qytetar të shtetit të gjashtë për nga madhësia në Europë kanë pakë njohuri për shtetin e Kosovës. Ndërsa ata që dinë më tepër , për fat të keq disponojnë informacione jo objective, dhe parulla serbe kundër pavaresië se Kosovës
Polakut të thjesht nuk i intereson politika ndërkombëtare, ndërsa me shtetet e ish Jugoslavisë, më së tepërmi janë të lidhur me pushimet verore që polakët i kalojnë në Kroaci, Slloveni ose në këto vitet e fundit në Malë të Zi. Mosha e vjetër dhe e mesme e polakëve edhe sot kujtojnë Jugoslavinë, si një shtet që kishte me tepër liri të lëvizjes si dhe shitoret e stërmbushura me artikuj të ndryshëm që në ato kohë mungonte në shtetit e tyre. Kur Jugosllavia e athershme filloj të shpërndahet , e më pastaj shpërtheu lufta, Polaket nuk ishin në gjendje të kuptonin se qka në të vërtet po ndodhte atje . Në atë kohë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, në Poloni ,filluan ndryshimet e mëdha shoqërore dhe ekonomike , Polonia kalonte nga sistemi socialist në atë kapitalist. Në ato vite kur edhe në Kosovë filluan ndryshimet e mëdha politike, në Poloni nga atje arrinin vetëm informacione të zbehta nepërmjet lajmeve televizive, dhe gazetave të pakta që botoheshin në Poloni.
Është vështirë të jesh në faqet e para të gazetave
Sot interneti është prezent në cdo familje polake, ku nëpërmjet tij kanë burime të mëdha informacionesh. Sa më tepër informacione të ndryshme që ofrohen polakëve, aq më vështirë është të bindesh ata të zgjedhin informacione dhe lajme nga Kosova. Cili është efekti - shume pak polak kanë informacione objektive dhe reale nga Kosova. Të tjerët të cilët kanë informacione jo të sakta , kan bindje se Kosova është një vend jo i sigurtë, i shkatrruar dhe se me atë qeverisin grupet mafioze. Gjeneratat e reja polake .janë më të hapët dhe kanë një bindje objektive dhe pozitive për vendin tonë. Këto vitet e fundit , shum student polak vizitojnë Kosovën. Pas kthimit nga atje, në faqet e ndryshme të internetit mund të hasim në shkrime shumë lavdëruese për Kosovën, tekste të ndryshme, sikur : Vend shumë i bukur, dhe më mikpritës në Europë – si dhe tekste të ngjajshme me këtë. Porse numri i tyre është shum i vogël për të bind qytetarët e tjerë polak për bukuritë dhe mikpritjen kosovare. Shtypi polak, shumë pak shkruan për ngjarjet në Kosovë. Në faqet e para të gazetave polake ,Kosova përmendet vetëm atëhere kur, ka sensacione të ndryshme , sikur rastet e fundit, me trafiki min e organeve të njerëzve ,me kontrabandën e armëve ose ato lidhur me narkotikët. Ne rastin e arrestimeve nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në Ish Jugoslavi të ish komandanteve famkeq serb, Kosova përmendej vetëm me pak rreshta . Për fat të keq në Poloni vepron me shum aktivitet të zgjeruar, propaganda proserbe. Në shtypin polak shpesh hasim shkrime dhe komente të ndryshme duke favorizuar politikën serbe. sikur: Gabimi më i madh i politikës sllave të viteve të fundit të shekullit XX, është që lejuan ata shpërberjen e Jugosllavisë. Kosova nuk është shtet i pavarur. Është pjesë e Serbisë. Njohja e pavaresisë së Kosovës është gabim i madh i qeverisë polake., si dhe komente të ngjajshme kundër shtetit tonë, sepse Kosovën , Nuk ka kush të përkrahë dhe të shkruan të vërtetën, për falsifikimin e informacioneve të përkrahësve Serb. Ne kosovarët që jetojmë ketu nuk kemi përfaqësi diplomatike në Poloni, nuk ka as Shoqatë kosovaro - polake, , ndërkaq egzistojnë Shoqatat e Miqësisë Polako-Serbe. Në të vërtet edhe simpatizuesit e futbollit polak, kanë një armiqësi kundër Kosovës, duke paraqitur në ndeshje të ndryshme me transparente „ Kosova është Serbi” Ndeshje të ndryshme sportive transmenton televizoni publik dhe kjo bënë që edhe ata pakëz dashamirës të Kosovës , kan dileme në bindjen e tyre, për miqesinë e kosovarëve.
Simpatizuesit e Serbisë ( kundër Kosoves si shtet i pavarur ), në Poloni, janë aktiv në lëmi të ndryshme mediale. Sikur rasti i fundit i tenistit serb Djokovic, si fitues të Wibledonit. Atë ditë gjere në orët e vona të nates simptatizuesit serb brohoritnin në rrugën kryesore të kryeqytetit polak , transparente ” Kosova është e Serbisë”, “ Nuk e japim Kosovën “ etj. Raste të tilla të ngjajshme, ne kosovarët që jetojmë këtu shohim cdo ditë. Nga ana tjetër shumë historian polak, njohës të problematikës së Ballkanit, mundohen në mënyrë objektive të shkruajnë për Kosovën, porse shkrimet e tyre i lexojnë pakez njerëz , ndërsa informacionet nga sporti ose sensacioneve të ndryshme i lexojnë me të madhe.
Duhet dhënë rastin Polakëve të na njohin më mirë
Shumë polak të arsimuar, e kuptojnë dhe e përkrahin vendin tonë, në rrugën, për ruajtjen dhe zhvillimin e pavarësisë. Polonia shekuj me radhë ka përjetuar lufta të ndryshme për pavarësi, nga shtete të ndryshme si Rusia, ndërsa tani 20 vite teë fundit, është shtet plotësisht e pavarur. Polakët e vleresojnë lartë pavaresinë e tyre dhe të shteteve të tjera, të fituar shumë shtrenjtë. Mu për atë gjatë luftës në Kosovë ,Polonia ofroj strehim për mbi 1,400 refugjatë kosovar.
Qeveria polake në qështjen e Kosovës duhej te zgjidhte ,ose të mbetet në anën e përkrahjes se BE dhe SHBA-ve, ose të zgjidhte përkrahjen e Rusisë dhe të Kinës. Qeveria Polake, si shtet i 18-të pas një dileme 7 ditëshe ( dilema ishte për shkak të kërkëses së kryetarit të atëhershëm , tani të ndjerit Lech Kaczy?skia , që mos të pranohet pavarësia ) pranoi pavarësinë e Kosoves. Në atë kohë shumë politikan polak, të djathtës radikale, protestonin duke thënë se Kosova po e ndan Serbinë dhe se Shpallja e Pavarësisë dhe njohja e saj nga Qeveria Polake është dhunim i shtetit Serb.
Duhet cekur se qeveria polake, e trajton Kosovën si një shtet të barabartë, dhe se nuk lejon kundërndikime të jashtme në rastin e Kosovës si shtet të pavarur. Një shembull të tillë ishte vizita a prezidentes Jahjaga në Forumin e Europës se Mesme dhe të Lindjes i cili u mbajt më 27 maj të këtij vitit në Varshavë. Politikanët polak nuk lëshuan pe , edhepse prezidenti Serb Tadic, kundërshtoi ashpër pranin e Kosovës në Samit.
Në interesin e Kosovës është që të kujdeset për praninë më të madhe të Kosovës tek qytetari polak, në zgjerimin e imazhit të Kosovës. Nga 1 korriku Polonia kryesonë me Bashkësinë Europiane - BE. Polonia është një ndër shtete e rralla në Europë e cila përballon me sukses krizën ekonomike e cila ka kapluar disa vende Europiane.
Me Polakët mund të bejmë bashkëpunim të mirë ,ekonomik, politik e kulturor. Biznesmen të shumtë, kërkojnë informacione të ndryshme për Kosovën, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërshtetror dhe ekonomik. Në interesin tonë është të u ndihmojmë atyre.
Qeveria e Kosovës duhet të shqyrtoj seriozisht mundësinë e hapjes së një përfaqësie diplomatike e cila do të përfaqësonte interesat e Kosovës edhe në shtetet fqinje me Poloninë ,anëtare të BE, si Lituania , Lotva dhe Estonia , ndërsa qytetarëve të saj të i ndihmon dhe përkrahë , në formimin e shoqatës se përbashkët që do ofron edhe më tepër këto shtete të cilat që në fillim kan njohur pavarësinë e Kosovës.