E hene, 29.04.2024, 09:44 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Perceptimet e gabuara të z. Nebil Cika dhe urrejta ndaj Ortodoksëve të shqipërisë

E shtune, 16.07.2011, 07:59 PM


Perceptimet e  gabuara të z. Nebil Cika & co  mbi patriotin Themistokli Pollo dhe urrejta  ndaj Ortodoksëve të shqipërisë.

 

Nga Pirro Prifti, Analist

priftipirro@hotmail.com

 

Përzjerja e z. Nebil Cika  mbi rastin e patriotit Themistokli Pollo si në vitin 1990 në botimin nga ana e tij dhe e z.Baze që në vitin 2000 në fillim në revistën (4 qershor) Tema, dhe tani pas 11 vjetësh artikulli i tij  në gazetën Metropol   “Për regjistrimin e popullsisë dhe banesave”, me titull “Formulari Pollo”, një kontribut shqiptar për “Vorio-Epirin”, dhe pastaj replikat e tij `Ne shqiptarët “e dështuar” dhe ata “grekët” e suksesshëm` të dt. 10/7/2011, kundër  replikës së Prof. K.Frashërit në gazetën Mapo të dt.14/7/2011, të lënë të dyshosh se ky redaktor vepron me qëllime të caktuara duke vënë në dyshim madje cdo fakt që ka nxjerrë aty Prof. Kristo, një historian I njohur, si në vitin 2000 ashtu dhe sot. Të kthehemi tek rasti i patriotit Themistokli Pollo.

Ka një problem politik për të cilën z. Nebil Cika sulmon Genc Pollon për të disatën here. Mesa duket ky gazetar I paguar nga klane te caktuara brënda PD sa herë që i thonë, por ka dhe një problem historik ngatërrimi me qëllim I ngjarjeve njerzve datave ( ndoshta nga amatorizmi dhe dëshira për të bërë keq), etj.

Problemi politik I sulmit ndaj z.Pollo është problem I pastër shantazhi politik për të sharë dhe shpifur mbi Ministrin sepse dikush nga PD ka dashur që në vitin 2000 dhe tani në 2011 me pretekstin e Rregjistrimeve të ulë dhe të neutralizojë Genc Pollon në betejat e ardhshme elektorale si brënda PD ashtu dhe jashtë PD. Këtij sulmi politik nga z. Nebil Cika unë nuk do ti hyj ta analizoj, sepse gjëndet lehtë kush ja jep urdhërat këtij artikullshkruesi të paguar politikisht nga brënda PD. Unë do të merrem me aspektin historic të përbaltjes së patriotit Themistokli Pollo.

I pari që ka filluar sulmin kundër figurës së patriotit Themistokli Pollo  ( në fakt për të përbaltur me porosi Genc Pollon) ka qënë artikulli I botuar në Gazetën Tema Nr.47 e dt.4-11 qershor 2000 me emrat e Mexhit Kokalari dhe Nebil Cika me titull: `Gjyshi I Genc Pollos Kapiten Grek`. Shkrimi ishte bazuar (pasi e lexova me kujdes ne Biblioteken Kombëtare) në të dhënat e historianit Renzo Falaski I cili ka botuar më 1985  një libër me titull `Ismail Kemal Bey Vlora : il pensiero e l' opera attraverso i documenti italiani` dhe sipas tij në f.244 thuhet sipas një dokumenti ushtarak  që.. `rrethinat e liqenit të Janinës… në një nga 3 korpuset greke për invazionin e provinces së Argjirokastrës ishte Kapiten Pollo(?!)`-por pa emër pa mbiemër të saktë pa thënë se cfarë kapiteni ishte ky person.

Ky përshkrim nga dokumenti I vendosur në librin e Falaskit dhe I botuar nga këta artikull shkrues, ka bërë që të shpërthejë papritur në qershor të vitit 2000 në gazetën Tema të asaj kohe nga ky gazetar me një egërsi të paparë kundër një patrioti ortodoks shqiptar nga Përmeti.

Dhe për ta përforcuar këtë në këtë shkrim autorët kanë marrë një foto të Patriotit Themistokli Pollo të veshur me një unformë që ata e quajnë greke(?!). Po të shikoni fotot poshtë, do të shikoni fare mirë se uniformat greke të periudhës 1914-1919 ishin komplet ndryshe dhe ashtu si thotë Profesor Kristo Frashëri  është një uniformë- besoj maqedonase (sllave e marrë nga kryengritësit e Themistokli Gërmenjit) sepse kapelja është ndryshe, pushka është armatim jo-grek, kapelja –ndryshe, uniforma e ushtarit grek po ashtu dhe e oficerëve greke është ndryshe; Gazetarit Nebil I duhet të nxjerrë patjetër një Toke apo Take Pollo i cili paska bërë një mijë e një të zeza në Përmet në atë kohë- paska djegur 27 fshtara dhe akuzohet për vrasjen e 440 shqiptarëve dhe manastirin e Leklit gjatë vitit 1914?! Vëreni të nderuar lexues së ky oficeri Polo që ishte emërur kapiten në Janinë  për shkuar në Argjirokastër sipas dokumentit është I vitit 1919 dhe jo I vitit 1914?!

Këto  janë dokumenta alla Nebil-iste sipas stilit ish-komunist të shpifjeve.

Për të përforcuar këtë argument monstruoz  autorët kanë nxjerrë nga xhepat e tyre plot intriga e shpifje se ky officer Pollo (në italisht lexohet Polo pa emër), Take Pollo, paska hapur një shkollë greke ndërsa babai I Kristo Frashërit- Anastas Farashëri ka qënë mësues zyrtar I kësaj shkolle?!. Po shko lexo Historinë e Familjes Frashëri mor gazetar koti, dhe do të gjesh kush ka qënë Anastas Frashëri dhe ku ka punuar. Aty ka ngatërruar dhe Shaban Muratin diplomatin shqiptar që dhe ky sipas gazetarit Nebil ka dashur të shajë Themistokliun –por ja paska mbajtur dorën dhe gojën Genc Pollo!?. Intrigë dhe urrejtje e padëgjuar e këtij gazetari namë-keq, ndaj një patrioti shqiptar dhe nuk e ka për gjë që të përlyejë figurën e Frashërllinjve nëse merr urdhërat e duhur nga zyra x e lobit anti-Genc në PD.

Më e bukura është se për ta fundosur përfundimisht Themistokli Pollon si armik I shqiptarëve ky gazetar merr për bazë një document arkivi Italian të vitit 1942 në Fletoren Mbretërore shqiptare Nr.343 të dt. 14 nanduer se..`ka qënë anëtar I Partisë fashiste`, por me emrin `Toke Pollo si anëtarë të konsultës bashkiake Përmet`,   të paraqitur në po këtë shkrim së bashku me Mexhit Kokalarin. Bukur?

Por I nderuar gazetar Nebili, këtu na del që z. Themistokli Pollo e ka të pamundur të ketë qënë njëkohësisht edhe mik I grekëve dhe mik I italianëve. Nëse ka qënë person I grekëve ishte e pamundur që Toke Pollo të bëhej anëtar I partisë fashiste ose e kundërta: nëse ka qënë pro-italian atëhere të gjitha akuzat si pro-grek bien përfundimisht. Pra dikush gënjen.. Dikush ka vendosur lapsin e ka hequr vijën në arkiva.

Pse? Argumenti kryesor është ky: përse patrioti Themistokli Pollo është gjetur I përshtatëshëm që të goditet? Ka dy arësye: së pari të goditej I biri Stefanaq Pollo ose të mbahej nën presion në kohën e PPSH, së dyti të mbahet nën presion Genc Pollo që të mos arrijë majat e PD.

Ka dhe një argument të tretë mendoj : lufta kundër ortodoksisë shqiptare ka kohë që ka filluar  dhe nuk është e rastit që asnjë patriot ortodoks shqiptar nuk vlerësohet më; as Mihal Grameno, as Themistokli Germenji, as Fan Noli, as rilindasit ortodoksë shqiptarë të shoqërisë së Bukureshtit dhe të Sofies, as Andon Zako Cajupi, etj, etj.

Këtu po luftohet kundër ortodoksisë shqiptare, njëlloj si kundër grekëve dhe Greqisë.

Përsëri del pyetja pse? Këtë do ta shohim pas rregjistrimit fetar. Por një gjë është e sigurtë, në shtetin shqiptar- që në kohën e Zogut, në kohën Enverit, dhe në kohën e post –demokracisë vërehet një eklipsim me dashje I inteligjencies ortodokse shqiptare, as në pushtet, as në punë, vetëm indirekt  përpiqen ta cvendosin jashtë Shqipërisë. Sot më të larguarit janë nga komuniteti ortodoks dhe katolik në raport me popullatën  aktuale. Vetëm një ministër ortodoks është Genc Pollo dhe një minoritar. .Lufta kundër ortodoksisë ka filluar me kohë me pretekstin se `mbrojmë Janullatosin` apo kushedi se cfarë.

Pra ortodoksia shqiptare shihet si greke nga ata që duan të mbajnë drejtimin e vendit dhe e mbajnë nën presion për të mos e lënë të ketë të drejtën e drejtimit të vëndit si komunitetet e tjera.

Le të kthehemi tek rasti I Patriotit Themistokli Pollo.

Argumenti I fundit kundër tij përvec Romanit të Falaskit (I vetmi argument kundër) por dhe qesharak  është  dhe vizita e z. Mero Baze në vitin 1996 për të mbështetur Genc Pollon si deputet. Ja c`thotë gazetari I `talentuar` për intriga z. Nebil në artikullin e dt 10/7/2011 ` Ne shqiptarët e ``dështuar `` dhe ata `grekët e suksesëshëm` në gazetën Metropol:``Mero Baze, gazetar i njohur, ka botuar një përvojë të tij kur mbështeste si gazetar z. Pollo gjatë konkurrimit të tij të parë për deputet në vitin 1996 në Përmet. Gjatë një vizite në fshatin e origjinës së Pollos, Baze kishte pyetur një të afërm të kandidatit, të mbetur në fshat, se ku ishte shtëpia e Gencit. “Ja, ato gërmadhat atje, - i kishte treguar një shtëpi të rrënuar kushëriri i Gencit. - Është djegur në 1914-n.” “E dogjën grekët? - e pyet Baze, një pyetje normale kjo për çdo banor të jugut kur bie fjala për 1914-n.” “Jo, e dogji Sali Butka, se na akuzonte sikur ishim me grekët”, - u përgjigj kushëriri fshatar i Pollos, sigurisht shumë më i sinqertë sesa kushëriri tjetër historian në Tiranë. Kjo dëshmi publike e Mero Bazes u përforcua pak më vonë nga dëshmi që një tjetër figurë publike e historike, shkrimtari, historiani dhe pinjolli i një prej familjeve më atdhetare, Uran Butka. Z. Butka pranoi të zëvendësonte z. Pollo pas tërheqjes së tij nga gara me Berishën për kryetar PD-je në Kuvendin Kombëtar të vitit 2000.``

Shikoni se cfarë argument karagjoz që përmënd gazetari Nebil: I afërmi I kandidatit I ka thënë se shtëpinë I a ka djegur Sali Butka, dhe ky I afërm e njeh mirë historinë. Aty paska qënë dhe kapiten Vardas I cili ne foto ka uniforme krejt ndryshe.

Këtu kuptohet edhe njëherë se lufta politike dhe intrigat brënda PD e kishin në shinjestër Genc Pollon qysh pas 1996, kur figura e tij po rritej brënda PD..

Argumenti pro por që përqeshet nga gazetari Nebil edhe sot pas 11 vitesh. Sipas Kujtimeve të vetë Patriotit Themistokli Pollo pjesërisht të  botuara në në gazetën 55 në dt. 19 -20 qershor 1999 (e shtunë dhe e djelë) me titull `Për lirinë nuk mjaftojnë katër stinë` janë dy fotografi, njërën nga këto e ka marrë z. Nebil dhe z. Mexhit Kokalari për të paraqitur si uniformë greke në shkrimin e tyre pas 1 viti (?!) veshjen e z. Themistokli, sepse Patrioti Themistokli Pollo ka dashur vetë të vishet me unfiromë greke në fotot e kujtimeve të tij si patriot?! Hajde gazetari Nebil se c`gomarrlëqe ke përdorur dy herë gjatë 11 viteve. A e kupton se uniforma, arma, kapelja, veshja nuk ka se si të jenë greke, dhe së dyti dhe miku I tij me të njëjtën uniformë tek foto që ka dalë me 8 veta, me patriotë shqiptarë të atyre viteve nuk ka se si të jetë andart grek përvecse është ose I dërguari z. Mano ose vetë Themistokli Gërmenji (fytyra nuk dallohet qartë).

Tani edhe nëse shtëpia është djegur nga Sali Butka që ti e quan patriot, por që unë dhe si unë shumë të tjerë shqiptarë ortodoksë nuk e quajnë fare patriot, sepse ky njeri që ka djegur shtëpinë e Pollos ka dëbuar me mijra ortodoksë shqiptarë nga vatrat e tyre me pretekstin se po dëbojnë grekë.

Po të bëjmë së pari lidhjen se përse I turret z.Pollo Ky servil I pushtetarëve? A mos merr ndonjë udhëzim nga dikush për të sulmuar Pollon apo e ka nga atdhedashuria e madhë për vëndin duke lavdëruar heronj të dyshimtë si Sali Butka - I cili për Voskopojarët dhe të krishterëte Kolonjës dhe të Përmetit është një kriminel me damkë kurse për sojsëzët që na e quajnë veten atdhetarë  apo patriotë e që sot përfshihën me orientalistët e Aleanca Kuq e Zi, mund të jetë hero, se ka cvendosur në ato vite rreth 20.000 të krishterë ortodoksë  të jugut të cilët e mbajtën vrapin në Korcë .

Kjo është arësyea z. Nebil, që Korca ka shumë të krishterë ( ka patur në të kaluartën). Kjo ka qënë vepra e Sali Butkës. Dhe këtë e vërtetoj me dëshmitë rrënqethëse të stërgjyshes sime Marina (Jani) nga Bezhani i Kolonjës familja e të cilës u përzu me forcë si familje greke. Në fakt ne ortodoksët e Kolonjës, Korcës, Përmetit nuk kemi qënë grekër. Por edhe sikur të ishim përse duhet të ndodhnin këto në të kaluarën nga këta të ashtuquajtur heronj?  Po të shohësh site: http://en.wikipedia.org/wiki/Sali_Butka, do të shihni (lexojini në anglisht ku thotë se Sali Butka dogji më 1916 Voskopojën gjatë luftës së parë botërore dhe konsiderohet kriminel sipas arumunëve): (Sali Butka: ëhile on specific Albanian textbooks he is considered a national hero, according to cycles of Aromanians he is considered a notorious criminal because he is held as the primary responsible of the destruction of Moscopole in 1916.[2]

In 1914 Moscopole ëas part of the Autonomous Republic of Northern Epirus. It ëas destroyed again in 1916 during Ëorld Ëar I by the marauding Albanian bands of Sali Butka.[28] The remaining buildings ëere razed three times during the partisan ëarfare of Ëorld Ëar II: once by Italian troops and tëice by the Albanian collaborationist Balli Kombëtar organization.[29] Of the old city, six Orthodox churches (one in a very ruined state), a bridge and a monastery survive. In 2002, the five standing churches ëere put on the Ëorld Monuments Fund's Ëatch List of 100 Most Endangered Sites.)

Ashtu si takova disa kohë më parë një mikun tim me mbiemrin Butka, Dragushin, i thashë me shpoti pas një diskutimi: o Dragush, na keni përzënë nga Kolonja por s`na bëtë ndonjë gjë të madhe, na bëtë qytetarë të Korces, kurse ju….

Argumenti I dytë në favor të Patritotit Themistokli Pollo (përvec kujtimeve të tij të botuara pjesërisht më 1999 tek gazeta 55 me gjithe keq dashjen e gazetarit nebil për ta minimizuar), është dhe dëshmia e z. Qatip Mara, mësues historie  në Gjimazin  “Ismail Qemali” Tiranë botuar më 11 prill 2011 (site: http://www.fjalaelire.com/studime/10479.html) tek `Fjala e Lire` ka shkruar një shkrim me titull:“ Vullnetari i Lirisë ” Frashërlliu Themistoki Pollo: “ Për Lirinë nuk mjaftojnë katër stinë ”.

Aty ai shkruan midis të tjerash: ` Themstokli Pollo  si anëtar i shoqatës “Vatra” nënshkruan më 27 nëntor 1918 memorandumin e formuluar nga Fan Noli , që i  është dërguar presidentit të SHBA, Ëilson dhe Sekretarit të  Shtetit Lansing disa ditë para se një delegacion  shqiptaro-amerikan do të shkonin për në Francë për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919. Disa kopje të memorandumit u dërguan në ministritë e jashtme të Fuqive Aleate dhe ambasadorët e tyre në Uashington. Qëllimi i tekstit dhe i delegacionit  ishte për të siguruar njohjen e vazhdueshëm të Shqipërisë si një shtet sovran.

Por gjendja politike sa vinte acarohej . Këtu përfundojnë kujtimet e Vullnetarit të Lirisë Frashërlliut  Themistokli Pollo, të  cilat  janë titulluar : ““ PËR LIRINË  NUK MJAFTOJNË KATËR  STINË”

Kujtimet e Frashërlliut Themistokli Pollo hedhin dritë mbi figura të njohura të kohës dhe përshkohen  me vërtetësi dokumentare dhe me detaje duke  kapur  gjithë zonat e Shqipërisë. Themistokli Pollo me idealet e Frashërllinjëve të mëdhenj mori pjesë në çetat kryengritëse  të Malësisë së Madhe. Zemëra e tij atdhedashshëse ndjen me dhimbje dramën kombëtare të Kosovës në vitin 1913. Kujtimet  e Frashërlliut Themistokli  Pollo kanë vlera historike, ato janë  një dëshmi arkivore që ndriçojnë si drita e diellit, në hapësirë dhe në kohë ngjarjet e stuhishme të kryengritjeve të viteve  1910- 1912 , të cilat kurorëzuan  Lëvizjen Kombëtare Shqiptare me Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912.Përfundimi i kujtimeve rastëson me lindjen e e Frashërlliut Stefanaq Pollo., për të cilin miku im Murat Gecaj  ka  botuar  tek “ Fjala e Lirë   shkrimin  “SHKENCËTAR, PEDAGOG DHE DREJTUES NË ZË I ARSIMIT  TONË TË LARTË”.

Argumenti I tretë në favor të patriotit Themistokli Pollo është dëshima e Historianit Prof. Kristo Frashëri në gazetën Mapo të dt. 14/7/2011, dëshmi e cila nuk i duket bindëse gazetarit Nebil, megjithë argumentat gozhdë-mbërthyes të tij. Ky Gazetar replikon replikën e Profesorit duke përsëritur gënjeshtrat dhe duke mbajtur porsi një lak intrigën e rradhës për të ardhmen në rast se do ti urdhërohet nga drejtuesit e klanit të PD të cilin ai përfaqëson dhe paguhet Ai thotë midis të tjerash: ` Kush dëshiron, le të shfletojë organet e atyre viteve “Kalendari Kombtar” (Sofje 1908 - 1913). “Liria“ (Selanik 1909 - 1911), “E vërteta“ (Stamboll 1911), “Koha“ (Korçë 1912).

Më 1908, kur ishte 17 vjeç, ishte redaktor i gazetës “Besa” që botoi në Stamboll Mehmet Frashëri, vëllai i vogël i Abdylit, Naimit dhe Samiut. Ka bashkëpunuar në përgatitjen e kalendarit “Afërdita” (Manastir 1909). Më 1912 përktheu shqip dhe botoi si nënfletë në gazetën “Koha” të Mihal Gramenos (Korçë 1912), tragjedinë e Shekspirit “Tregtari i Venedikut”. Nuk po zgjatem me shkrimet që botoi pas shpalljes së pavarësisë, të cilat i përshkon si dhe shkrimet e mëparshme, fryma e luftës kundër grekomanizmit.

Mjafton të përmend se shkrimet e botuara më 1922 dhe 1923 për Kishën Orthodokse Autoqefale Shqiptare për shkëputjen e saj nga tutela greke përbëjnë një vëllim më vete`.

E c`të them më për këtë gazetar ka mesa duket paska për moto: `paguamë për të sharë kë të duash`, këtë gazetar militant të PD, I cili do të ishtë I nderuar sikur të ruante bindjet e tij demokrate nëse nuk do të ndërmerrte papritur e pa kujtuar në raste të caktuar që kur I sheh një njeri I zakonshëm nuk vëren ndonjë gjë të vecantë, njëlloj sikur sheh një grenzë gjatë verës që rrotullohet për të ngrënë cdo gje të ëmbël apo të ndyrë, vec të hajë,-por po të shohësh në vazhdimësi shkrimet e tij- dhe jo vetëm në goditjet e vazhduara kundër ministrit të Partisë së tij, mund të shohësh mentalitetin komunist të intrigës : sesi mund të shash një njeri të ndershëm duke u kapur edhe pas një vogëlsire për ta bërë tra.

Dizinformimi- ky është profesioni I tij.  (Shikoni diferencat ne Fotot):

 

 

Literatura

1.                               ^ Skendi Stavro. The Albanian national awakening, 1878-1912. Princeton University Press, 1967, p. 210.

2.                              ^ Great Britain. War Office. General Staff. Handbook of the Austro-Hungarian Army in war, June, 1918. Battery Press, 1994. ISBN 9781870423793, p. 50.

1.                               ^ a b in Greek the term autonomos has a dual meaning, it can mean either independent or autonomous.

2.                              ^ limited use in education, equal in justice and public administration (under the terms of Corfu Protocol).

3.                              ^ a b Boeckh 1996: 114

4.                              ^ a b Miller 1966: 543-44

5.                              ^ It was not until 1925 that Albania's present borders were fixed through the Florence Protocol, Greece finally abandoning its claims to northern Epirus... in, Brad K. Blitz: War and change in the Balkans: nationalism, conflict and cooperation, Cambridge University Press, 2006. Page 225 [1]

6.                              ^ Gregory C. Ference, ed. Chronology of 20th Century Eastern European History. 1994.

7.                              ^ Kondis 1976: p. 93

8.                              ^ Schurman 1916: "During the first war the Greeks had occupied Epirus or southern Albania as far north as a line drawn from a point a little above Khimara on the coast due east toward Lake Presba, so that the cities of Tepeleni and Koritza were included in the Greek area."

9.                              ^ Stickney 1924: 51

10.                          ^ Winnifrith 2002: 130

11.                           ^ a b Miller 1966: 518

12.                           ^ Nußberger Angelika, Wolfgang Stoppel (2001) (in German). Minderheitenschutz im östlichen Europa (Albanien). Universität Köln. p. 11. http://www.uni-koeln.de/jur-fak/ostrecht/minderheitenschutz/Vortraege/Albanien/Albanien_Stoppel.pdf

13.                           ^ Newman, Bernard (2007). Balkan Background. READ BOOKS. pp. 262–263. ISBN 9781406753745. http://books.google.com/?id=ntUESPqqnDgC&dq=.

14.                          ^ Winnifrith 2002: 130 "...in Northern Epirus loyalty to an Albania with a variety of Muslim leaders competing in anarchy cannot have been strong".

15.                           ^ Schurman 1916: 'This new kingdom was called into being by the voice of the European concert at the demand of Austria-Hungary supported by Italy.'

16.                           ^ Chase 2007: 37-38

17.                           ^ Stickney 1924: 32-33 "In view of the opposition of the part of the Dual monarchy...showed his irrecontiliation."

18.                           ^ Stickney 1924: 38

19.                           ^ Kitromilides 2008: 150-151

20.                          ^ Greek ministry of Foreign Affairs. Note of the Great Powers to Greece. It concerned the decision of the Powers to cede irrevocably to Greece all the Aegean islands already occupied by the latter (with the exception of Imbros, Tenedos and Castellorizo) on the date on which Greek troops would evacuate the parts of Northern Epirus awarded to Albania by the Florence Protocol.

21.                           ^ a b c Kondis 1976: 124

22.                          ^ Schurman 1916: "It is little wonder that the Greeks of Epirus feel outraged by the destiny which the European Powers have imposed upon them... Nor is it surprising that since Hellenic armies have evacuated northern Epirus in conformity with the decree of the Great Powers, the inhabitants of the district, all the way from Santi Quaranta to Koritza, are declaring their independence and fighting the Albanians who attempt to bring them under the yoke."

23.                          ^ Stickney 1924: 42

24.                          ^ Pyrrhus Ruches. Albanian historical folksongs, 1716-1943: a survey of oral epic poetry from southern Albania, with original texts. Argonaut, 1967 p.106

25.                          ^ Ruches 1965: 83

26.                          ^ a b c d e f g h Miller 1966: 519

27.                          ^ Boeckh 1996: 115

28.                          ^ a b c Heuberger, Suppan, Vyslonzil 1996: 68-69

29.                          ^ a b c d Kondis 1976: 127

30.                          ^ Stickney 1924: 43

31.                           ^ Ruches 1965: 84-85

32.                          ^ Sakellariou, M. V. (1997). Epirus, 4000 years of Greek history and civilization. p. 380: Ekdotike Athenon. pp. 480. ISBN 9789602133712. http://books.google.com/?id=UV1oAAAAMAAJ&dq=epirus+4000&q=Erseka

33.                          ^ a b Ruches 1965: 91

34.                          ^ Miller 1966: 520

35.                          ^ Stickney 1924: 49

36.                          ^ Boeckh 1996: 116

37.                          ^ Ruches 1965: 92-93.

38.                          ^ Stickney 1924: 50

39.                          ^ Kondis: 132-133

40.                         ^ Ruches 1965: 94

41.                          ^ Leon, George B. (1970). "Greece and the Albanian Question at the Outbreak of the First World War". Institute for Balkan Studies: 61–80. http://books.google.com/?id=yFppAAAAMAAJ&dq=berat%2Bepirotes%2B1914&q=Berat#search_anchor.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora