Kulturë
Petraq J. Pali: Porositë e nënës... dhe gabimet e mia
E shtune, 02.04.2011, 05:35 PM
Petraq J. Pali
POROSITE E NENES ...dhe gabimet e mia !
(Mare nga libri "Aventura per Lirine"
Me porosiste nena gjithmone dhe porosite dhe kshillat e saj ruaj sot dhe gjithe jeten time dhe me to eca ne jete.
Ato, porosite e nenes ishin udherfyesi im per me pas.
Do te thoni Ju te dashur lexues se cdo nene porosit bijte dhe bijat qe te jene model ne jete te kene mbarevajtje ne cdo drejtim.
Kur isha i vogel, per nenen mbeta gjithmone i vogel, dmth edhe kur u rita, ajo vec me porosiste.
Per cudi ato porosi kshilla qortime u perpoqa te trasmetoja ne femijet e mi, dhe ato per mua ishin dicka te shenjta, per mua ato ishin gjithcka !
Kaluan vite e dekada qysh nga femijeria, rinia, bureria dhe tani ne prag pleqerie,vetem busull per mua qendrojne ato porosite e nenes.
Dhe po gjykoj ne ndergjegjen dhe ne shpirtin tim , si i zbatova dhe ku gabova ?
Ndodhi ne jete qe nga shume e shume porosi te nenes, te mos zbatoheshin nga une disa...fare pak per te mos thene hic..., jo nga mos dashja por nga mos kokecarja, nga euforia si i perkedhelur i saj, rutina e jetes, nga rinia, nga shtrengesa nga hallet e medhaja qe na rane ne koke.
Mendoj nga rinia, si mosha me delikate e gabimeve ...edhe diku gabova.... !
***
Nena me porositi te qendrosh besnik per ceshtjen e Atdheut dhe te mbrosh ate , po qendroj dhe po e mbroj . !
Nena me porositi: te jesh besnik me miqte, kurre s’tradhetova.
Nena me thoshte: te duash prindet dhe t’i respektosh, i desha shume dhe i respektova shume!
Nena me porositi: beso ne zot qe eshte vetem nje mbi dhe,te respektosh cdo fe, mos beso kurre ne prifterinj e ne hoxhe ! Besoj dhe dua vetem nje zot, predikuesat nuk i besoj !
Nena me thoshte: qe te qendroj gjithmone i paster dhe kurre te mos mersh me fjale jep...e mer..., qendrova !
Nena me thoshte: te qendrosh, i veshur bukur me gusto dhe i paster,gjithmone i paster, e zbatova !
Nena shpesh me porosiste kurre mos perdor genjeshter, kurre nuk perdora !
Nena me thoshte: t’u japish ndihmen njerezve ne cdo rast, U a dhashe dhe vazhdoj serish !
Nena me thoshte: te mos vidhja kurre, nuk vodha kurre asnjehere !
Nena me porositi:, te mos u bija me qafe femrave...s’e degjova ne asnje cast...!.
Nena me thoshte: te ruaj dhe te mbroj fisnikerine e ruajta !
Nena me thoshte : te shkollohesha deri ne majen me te larte, s’u shkollova dot...!
Nena me thoshte: mos u largo vendit se guri peshon ne vend te vet...se degjova !
Nena me porsoti : te mos lakmoj parane i cili si vjen edhe iken, kurre se lakemova !
Nena me thoshte: te ndihmosh njerezit kur te epet mundesia, i ndihmova dhe vazhdoj te ndihmoj !
Nena me diktoi te krijoja dhe te ndertoj familje te forte, ashtu e krijova,natyrisht me Uraten e saj !
Nena me porositi :, perpiqu qe femijet e tu te dalin me te mire se ti, ata jane,pa tjeter qe Jane !
Nena me porositi: te jesh i komunikueshem dhe i dashur me shoket dhe me miqte qe te njohin e rethojne, ashtu dhe jam sa te jem gjalle !
Nena me porosiste: te mos nxjer fjale te keqe
Nena me thoshte: ta duash dhe te dashurosh punen, kam qene dhe jam shume puntor, e dashuroj punen ! !
Nena me thoshte : mos mer placke te botes qofte edhe borxh, kurre nuk kam mare !
Nena me porositi : perpiqu te te ruhet kujtimi mbas vdekjes, me vepren e jetes tende, me duket se do te ndodhi... ?
Nena me kishte thene : te perpiqesha te gjeja udhe te reja ne jete brenda vendit per te qene sa me mire, i gjeta !
Nena me thoshte : qe hallet e tua do ti mbarosh vetem ti, ashtu veprova.
Nena me thoshte: qe edhe kur te fyen i keqi, ti hesht se ai,(i keqi) e paguan nga zoti...heshta !
Nena me tha qe kurre te mos mersesh me bixhos edhe me pije,as edhe njeren as edhe tjetren simpatizoj !
Ti, me thoshte : nena ben te mira sa te mundesh,resto do kesh vetem mosmirenjohje,mos u ben pishman vazhdo te besh te mira,zoti do jua ktheje ne miresi ! ashtu ndodhi, por s’jam pishman !
E... me porositi nena ime e dashur mijera e mijera gjera te tjera dhe ne cdo detaj te jetes, porosite e saj i zbatoj me shume virgjeri, atje ku pa dashur kam gabuar, do pres ndeshkimin kur te vete ne gji te saj, do t’i ulem me perulesi dhe t’i them nje per nje gabimet dhe fajet e mia qe s'jane te pakta mia.
Ajo do gjykoje...dhe nuk besoj te me ndeshkoje !
Une jam dhe ngelem Perjete ne zemren e SAJ !