E premte, 02.05.2025, 08:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Fjalë rasti zv. Konsulit, z. Ymer Lladrovci në Singen të Gjermanisë

E enjte, 31.03.2011, 07:09 PM


Fjalë rasti zv. Konsulit, z. Ymer Lladrovci në Singen të Gjermanisë, me datë 26.03.2011

 

Kosova, rajonit dhe Europës i solli stabilitet dhe një klimë çtensionimi

 

" Të dashur bashkatëdhetarë, familje të dëshmorëve, ish ushtarë të UÇK- së, të nderuar miq gjerman dhe të tjerë, nxënës, student, përfaqësues të shkollave dhe shoqatave shqipe, ju përshëndes përzemërsisht në emër të Konsullatës së Republikës në Stuttgart.

 E falënderoj shoqaten "Rinia" në Singen për ftesën, i përgëzoi dhe uroi për organizimin e sontëm. Me knaqësi kam ardhë në këtë Tubim kushtuar festave të Marsit.

 Jam krenarë që i takoj kombit dhe këtij populli, tani me figura të skalituara e të radhituara  në galerinë e personaliteteve botërore, siq janë; Gjergj Kastrioti, vëllezërit Frashëri, Nëna Tereze, Adem Jashari e shumë të tjerë.

 Pak ditë më parë, atëdheu ynë dhe të gjithë shqiptarët, festuan 30 vjetorin e demostartave studentore, 13 vjetorin e rënjes heroike të Komandatit legjendar Adem Jashari, ditëlindjen e 3-të të Republikës së Kosovës. Ndërsa sonte, Shoqata Rinia në Singen festave të lartpërmendura i ka bashkangjitur edhe festen e shkollës- mësuesit dhe festen e nënes, festa këto që tani kan lënë gjurmë të pa shlyera në historinë tonë.

 Kosova, shteti më i ri i Europës, i cili ndryshe nga ç` propaganduan serbët dhe miqtë e tyre rusë si dhe disa të tjerë të paktë në Ballkan dhe jashtë tij, rajonit dhe Europës nuk i solli destabilitet, por përkundrazi, stabilitet dhe një klimë çtensionimi, diçka që nuk është parë që nga koha kur filluan konfliktet e përgjakshme në hapësirën e ish Jugosllavisë, konflikte që ishin produkt direkt i shovinizmit dhe ekspansionizmit serb.

 Ne, si diasporë dhe pjesë integrale e kombit shqiptar, festojmë sonte trevjetorin e shtetit tonë me bindjen e thellë se ky shtet i ri dhe vital që po ndërtojmë, mbi sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve dhe heroizmin e UÇK-së, me përkrahjen e miqëve tanë perëndimorë, në një të ardhme shumë të afërt, do të shndërrohet në një shtet të mirëfilltë demokratik që i përmbush të gjitha standardet europiane, një shtet që rrespekton me rigorozitet të drejtat e njeriut dhe të pakicave etnike që jetojnë brenda kufijve të tij.

 Asnjë shtet që është krijuar në të kaluarën, nuk ka pasur një asistencë kaq të kualifikuar dhe dashamirëse nga bashkësia e shteteve më të zhvilluara të botës, si e ka sot shteti i Kosovës.

 Kjo rrethanë na bën të jemi optimist se sfidat që vijnë nga Beogradi do të përballohen me sukses dhe e ardhmja do të tregojë se koha e politikave obstruktive ka marrë fund një herë e përgjithëmonë.

 Këto 3 vitet e shtetndërtimit na japin dorë të besojmë fortë se shumë shpejt vendin e kundërshtive etnike e nacionale do ta zërë mirëkuptimi mes tyre dhe bashkëpunimi intensiv për ndërtimin e një të ardhme që do të ishte në interesin e secilës bashkësi etnike.

 Por, siç po shihet qartë, koha nuk po punon për ata që mbjellin paragjykime dhe ndajnë njerëzit, por për ata që punojnë për prosperitet të të gjitha kombeve në një kuadër europian, kështu që nuk do të kalojë shumë kohë e edhe vetë serbët do të pajtohen me realitet e reja , të cilat ata me pa të drejtë i kanë përceptuar si realitete anitserbe.

 Pavarësia e shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, ishte pika kulmore e arritjeve politike për shqiptarët,në pjesën e lashtë të nënqiellit Dardan.

 Ishte një rrugë e gjatë historike mijëvjeçare, të cilën na u desht, ta përshkojmë mes tufanesh e stuhi luftërash, duke arritur megjithatë të mbrojmë kështu ekzistencën, gjuhën dhe kulturën tonë.

 Prandaj pa angazhimin e gjithë popullit dhe shkollës tonë, pa demostratat e vitit 81, pa ndihmën e miqëve Amerikan, Europian, e sidomos pa luftën heroike të UÇK-së nuk do ta gëzonim lirinë që kemi sot dhe nuk do ta festonim 3-vjetorin e Pavarësisë, dhe festat tjera të Marsit sonte, këtu në këtë ambient ",  tha në përfundim të fjalës së tij të rastit, drejtuar bashkatdhetarëve, dhe subjektit politiko- shoqëror të komunës së Singenit, z. Ymer Lladrovci, zv. Konsull i Kosovës për Republikat Bavari dhe Baden Würtemberg me seli në Stuttgart.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx