Kulturë
Luan Çipi: Qortimi i Manit
E merkure, 30.03.2011, 07:13 PM
Luan Çipi
QORTIMI I MANIT
Më qortoi një ditë, baca Mani,
Shoku im i vjetër nga Zadrima,
I tha një postieri: Pse humbi Luani
E nuk e shoh më në këto bokërima?
Duket u mësua keq me çuna kryeqyteti
Veç rri e përrallos me njerëz të shkolluar
Dhe nuk i shkon mëndja për “
Bisedo me të e foli për hallet shtruar,
T’ua thotë shokëve të tij dhe Qeverisë:
Fshati u çart e burimet shteruan
Djem, vajza mërguan Italisë e Greqisë.
Kodrat dhe fushat ngelën papunuar
Bagëtitë po ngordhin ushqim nuk kanë
Çati të varura, shtëpitë shkatërruar
Vreshtat, pemët dhe pyjet u thanë.
Ne pleq, rijmë kot e shtymë orët,
As një gotë ujë s’ka kush të na sjellë.
Thuaju: Pushtetin prandaj e morët
Për të harruar kush ju ka pjellë?!
Pse ziheni e shaheni vëllai me vëlla
Të ndarë në grupe e parti armiqësore
Në parlament e në salla të mëdha
E hapni pa fund procese gjyqësore?
Nuk vjen nga grindja asgjë me vlerë
Ditët ikin shpejt e lënë pas përçarje
Ju humbisni çdo emër e nder
Dhe bijve u ndillni gjakmarrje.
Bashkojuni me Kosovën si shtet më vete
Dhe i mblidhni djemtë te Shqipëria e vjetër
Me klimën që kemi me fusha e dete
Si Atdheu i ynë në botë, nuk ka tjetër.
Në krye vini bijtë në perëndim shkolluar
Dhe ndreqni e përsosni ligjshmëritë
Puna dhe vetëm puna, të bashkuar
Do t’i shtojë mirësitë.
Çikago,28.03.2011