Kulturë
Pilo Zyba: Një degë e thyer në Salsburg
E hene, 28.03.2011, 07:57 PM
PILO ZYBA
NJË DEGË E THYER NË SALCBURG
-Tregim -
Vajza, kishte disa minuta që ishte ulur në lokalin ku kishin lënë takimin. Ishte një kafene e bukur në rrugën Luvër, përballë qëndronte një kishë e madhe me afreskë, me punime tepër të bukura në arkitekturë Katolike.Pranë, fare pranë, kishte një shatërvan të vogël, ku qëndronin disa fëmijë. Në ambjentet e kafenesë ndihej aroma e mimozave të porsa çelura.Salcburku është një qëndër e madhe dhe një qytet me emër në kulturën por edhe qytetërimin Europian.Shpresa, kishte ardhur nga shqipëria me një grup grash për shkëmbim experience nga shoqata ndërkombëtare për kujdesin dhe mirëtrajtimin e marrdhënieve familjare, e më tepër asaj ndaj grave. Ky, ishte dhe një rast i veçantë, për tu njohur nga afër me Fjalëmirin, një djalë apo meso burrë që jetonte dhe punonte prej disa vitesh në Gjermani.Ishin njohur nëpërmes elektronikës, ishin bërë miq në fb dhe me kalimin e kohës miqësia e tyre kishte marrë rrjedhën e një lumi me drejtim të caktuar në liqenin e madh të ndjenjave.Vajza e ëndërronte prej kohësh një takim të tillë, që nga dita që ata i kishin shprehur një sipati njëri tjetrit.Shpresa, priste që më në fund ti dëgjonte edhe zërin, ti shikonte dhe kafazin e bukur të gojës, ku cicërinin fjalët e ëmbla të tij për marrdhëniet dhe miqësinë e tyre.Ti prekte dorën, ti shikonte nga afër harkun e bukur të vetullës që i pëlqente pa masë. Ato ishin të hapura e të prera me bisht, si krahët e një zogu në fluturim, dhe vajzës, i pëlqenin shumë fluturimet. Ajo veten e dëshëronte një zog të lirë në qiejt e dëshirave, ku hapësira të ishte e pa fund, ku ajo gjithë jetën të kërkonte e fluturonte, për të zbuluar planete të tjerë, që shpirti i saj të lumturohej nga këto fluturime. Kërkonte dhe ëndërronte, të ngrinte një fole të ngrohte,të vendoste vezët e së ardhmes dhe të ndërtonte në hapësirat qiellore një kala të ëndërrt, ku të mbretëronte dashuria.Në fjalët e Fjalëmirit, shikonte dhe gjente pranverën, lulëzimin e stinës dhe të ardhmen e saj, ndaj, dhe kjo pritje ishte e pazakontë. Mendimet here e trondisnin dhe here e qetësonin. E ndjente dhe vetë se, kjo pritje, po i ndizte një zjarr të brëndshëm.Ndonse ishte veshur bukur, ishte krehur në një mënyrë të veçantë për të rënë lehtë në sy, ndonse hijet e brishta ëmbëlsia e fytyrës dhe flokëve të dëndur dhe çaçurrela e tregoni të embël, prapë ndjente një dëshirë që të rishikonte veten në pasqyrë. Vështrimin e mbante nga rruga, çdo kalimtari i bënte me vështrime një analizë pamore, si në një galeri pikture. Ishte e humbur në ëndërrime dhe vështrimin e treste sa më larg, për ti dhënë mundësi vetes që ta shikonte në njëkohëzgjatje sa më të thellë, për ta shijuar në ecje, në trup dhe në të gjitha lëvizjet kur të vinte drejt saj…
Ndjeu në sup një dorë të lehtë, u përmënd. Nga larg fyu një fllad dhe i hodhi mbi supe lulet e mimozës së çelur. Në këmbë përpara saj pa një mesoburrë, i cili vuri buzën në gaz.Edhe ai vetë e kuptoi që e zuri në befasi.Kishte kohë që e shikonte nga larg, e kuptoi se me vështrime e kërkonte diku duke ardhur, ndaj erdhi nga mbrapa.E bëri këtë suprizë, për të parë reagimin, por edhe për të pare ndryshimin e gjendjes shpirtërore që do ti bënte ardhja e tij.
Shpresa u ngrit, lëvizja e saj dhe fustani i bukur i mëndafshtë lëshoi nëpër karrige një fëshfërimë të embël, të brishtë, si maja e penës që shkruan mbi fletën e bardhë. Ajo, shkruante në librin e saj të mbresave shpirtin e saj, të përpirë nga një ndjenjë e thellë, që vinte nga liqeni i ndjenjave dhe lundronte për në limanin e dëshirave.
Fjalëmiri, i mori dorën, ia puthi gjithë delikatesë.Vajza ndjeu se, ato buzë ishin një krahëfluturim në botën e bukur të prillit të tyre. U duk se pemët derdhnin mbi supet e tyre lulëzimin e stinës, dhe gurgullimën e burimit të pritjes së gjatë për këtë ditë të shumëpritur.Heshte, vetëm shikonin njëri – tjetrin, lexonin, shijonin, pinin orën e shumëpritur.Të dy, kishin fluturiar nga kahe të kundër për te ky areodrom i vogël takimi, që quhej thjeshtë, kafene. Një kafene e vogël në qytetin e Salcburgut, ku ata mendonin të thurnin një pëlhurë të mëndafshtë me shtizat e dashurisë së tyre.Në vështrimin e parë kuptonte se, buzëqeshja e tij e ëmbël ishte një kënaqësi estetike për atë që kishte parë e përzgjedhur në pyllin e bukur ku lulëzojnë trendafilat e dashurisë. Mendonte se, mes kësaj bukurie që quhet jete, kishte zgjedhur trëndafilin, ngjyrën dhe aromën që i përshtatej asaj. Ndëra ai, e shikonte sikur kërkonte në brëndësi të saj diçka të veçantë e të vyer. Ajo kuptonte se, ai kishte dëshirë, dashuri dhe etje për ti pirë bukurinë e qënies së saj, që prej disa orësh, e kishte stolisur e veshur me aq përkujdesje…
Fjalëmiri, zgjati dorën dhe i mori në pëllëmbë duart e saj të brishta, të bardha, si dy krahët e një pëllumbi të bardhë.Kishte dëshirë ti përkëdhelte, tu pëshpëriste, e pastaj tu jepte rrugën e dritës për fluturime.E shikonte në sy dhe humbiste thellë në liqenin e vështrimit të saj, që i ngjante një ikone të pa fajshme, si vetë fotografia e Shënmërisë.
Përkëdheljet e duarve të tij, Shpresa, i ndjente deri thellë, shumë thellë, deri në gurët e thellë të lumit të ndjenjës, që tani shikonte se valet po e përpinin dhe po e thithnin tatëpjetë me një dëshirë që nuk e kishte parashikuar. Donte tia falte ato dy duar, tia bënte dhuratë për ti pasur gjithnjë pranë, për ti përkëdhelur, por edhe për tu përkëdhelur prej tyre.Kishte kohë që mendonte se, nga duart e femrës në një famijle vjen dhe vetë stina e bukur e lulëzimit. Ndrisin rrobet, shtëpia, ndjenjat, dhe jeta bëhet më e bukur, dhe e ardhmja më e dëshëruar dhe më e ëndërrt.
-Ku kini zënë hotel – pyeti ai – duke mos ia larguar dorën, sikur donte që nëpërmjet tyre, të kalonte në trupin dhe shpirtin e saj ato që pyeste?
- Në Grand Hotel – buzëqeshi Shpresa – buzëqeshja e saj dilte si një syth gëzimi, të cilën edhe ajo vetë nuk e dinte nga i mbinte, nga thellësi e shpirtit, apo nga pema aq e dashur e dashurisë që ëndërronte…
- Ëshrë hotel i mrekullushëm – kam qëndruar për disa ditë në të.Në hotele të tillë çastet e bukura mbeten kujtime të pa harruara.
Vajza heshti, bëri sikur nuk i dëgjoi.
-Çfar do porosisim, pyeti ajo ? Kemi kohë që kemi humbur nga ambjenti që na rrethon, kamerjeri po pret. Djaloshi me një frak të bukur dhe me tabaka në dorë kishte kohë që rinte në këmbë.Nuk donte tu prishte çastet e bukura, u hodhi edhe një vështrim me dashamirësi dhe u largua duke menduar për lumturinë dhe kënaqësinë që u jepnin këto çaste.
-Nuk do marrim gjë,më mire shkojmë në hotel, atje jemi larg botës, më pranë dëshirave tona, dhe e shijojmë më mire kafen tonë të parë.
Shpresa ndjeu të ftohtë.U duk se fryma e fjalëve të tij kishte brënda dimrin.Flokët e gjatë që ia tundte era iu dukën si litarë që kërkonin ti lidheshin për gryke dhe ti zinin frymën.Mori frymë thellë, por ndjeu se ajri mungonte që ti jepte jetë kraharorit të saj.
-Pimë diçka dhe pastaj rrimë gjatë, ose shkojmë e vizitojmë ndonjë nga muzeumet e bukura të Salcburgut, ndryshoi bisedën.
- Unë muzeun tim e kam këtu, - buzëqeshi Fjalëmiri, - dhe kam frikë se nuk do të më dalin këto dy ditë për të vizituar të gjitha dhomat dhe bukuritë e tij.
Vajza u drodh,dëgjoi të vinte nga larg një rrymë ajri e ftohtë dhe e vrullshme, më pas një kërcitje dhe një zhurmë. Ajo tërhoqi duart.Pranë tyre, era kishte thyre një degë të madhe të lulëzuar të mimozës. Vajza u ngrit.
-Mos u tremb, ska gjë, një degë u thye! Ai zgjati duart ta qetësonte.Mimozat kanë çelur para kohe, i tha ëmbël, këtu pranvera nuk vjen kaq shpejt.
-E shikoj, - vajza fliste dhe zëri që i dridhej si një tel kitare, të cilit, i kanë prishur akordimin dhe i bien për të kaluar kohën, por jo për të bërë muzikë, nga ecila mund të shijosh tingujt. Vajza u ngrit.
-Qëndro, ku shkon?
Shpresa hodhi vështrimin nga shatrivani. Fëmijët lëshonin varkëza të vogla prej letre. Era fryu përsëri dhe ua përmbysi. Ato u mbytën dhe humbën në thellësi të ujit.
-Ika, foli, ajo.Faleminderit për takimin, si e shikon, nuk është kohë për lundrime, koha i përmbysi endërrat e varkëtarëve të vegjël, dhe tregoi me vështrim fëmijët, që po qanin për varkat e mbytura…