Kulturë
Luan Çipi: Elegji për Sezai Hoxhën
E diele, 27.03.2011, 08:46 PM
Luan Çipi
ELEGJI PËR SEZAI HOXHËN
Një lajm i beftë: një jetë e shuar,
Njoftohet larg prej Shqipërie
Një shok i mirë, një mik i çmuar
U nda nga jeta prej pleqërie.
Iku një engjëll, një i pa fjalë
Dhe la brengosur vajzë dhe djalë
Gruan, nipollët, lum e për lumë.
E kisha shok në dhjetëra vjet,
Lozur e rritur tok,
Qysh fëmijë në kum e det.
Tani u bë për lot,
Që dot si mbaj, s’jam më i ri
Dhe shpejt më mposht mallëngjimi
Mendoj për ty, o Sezai
Dhe më pushton hidhërimi.
Të festuam 70 vjetorin
Dhe kënduam të pandarë
Ja sesi, rrini dëgjoni:
Ne, shokun, me simpati
E shikojmë drejt e në sy:
Folna, inxhinier, dy fjalë,
Zëri yt relikt e rrallë
Të gjithë flasin, përrallosin
Botën mbarë e prapë shpalosin
Sezua hesht s’e thotë një fjalë
Rri i heshtur, zë padalë,
Veç dëgjon, qesh, të shikon,
“Fol, ti, fol, s’më bëhet vonë,
As kush vjen e as kush shkon”
I fituar kush duron.
Jemi sot, nesër s’do jemi
Dimë nga erdhëm, s’dimë ku vemi.
Ai, trimërisht qëndron,
Nuk e “dredh”, nuk gjarpëron.
Të mbetet ballë-përball
Në çdo punë e në çdo hall.
Dhe pse s’flet, ai vepron,
I pari në çdo aksion.
Shokët e mi, o ju vlonjatë,
Që mblidheni për këngë e vaj,
Vëllazërisht me kryet lart,
Mbahuni burra, me kurajë!
Çikago,25 Mars 2011