E shtune, 03.05.2025, 11:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Ali Sh. Berisha: Vështrim rreth librit ''Asht gjak arbërie''

E shtune, 26.03.2011, 08:55 PM


VËSHTRIM RRETH LIBRIT „ASHT E GJAK ARBËRIE“

 

Nga Ali Sh. Berisha

 

Libri është botuar nga „Doruntina“, ndërsa në cilësinë e autorëve të librit figurojnë Pal Sokoli dhe Martin Çuni, tw cilwt janë mbledhës të poezive nga 12 vjershëtarët e prezentuar në këtë libër. Do tw ishte e udhws qw në ballinë tw shkruhej - Grup autorësh, ndwrsa nw brendi tw koopertinws - Mblodhën dhe sistemuan: Pal Sokoli dhe Martin Çuni-Antoni.  Nëse për këtë nuk kanë ditur, është dashur që redaktori i librit Ragip Ramaj ta dinte.Derisa në përpunimin e librit s’ka recensues, lektor e korrektor, normale që atë e rëndojnë një numër i madh gabimesh teknike, drejtëshkrimore e përmbajtësore. Do të përpiqem që në vazhdim të jap një vlerësim të shkurtër për prodhimet e secilit autor veç e veç.

 

            Ilirianë Lladrovci është përfaqësuar me 8 vjersha e 9 gabime. Poezitë e saj janë të tipit patriotik përshkrues dhe kurbeti. Në poezitë e saj nuk përfillet norma e vargut klasik, por një përpjekje për të krijuar një muzikalitet vertikal brenda poezisë. Titulli i poezisë së saj „Asht e gjak Arbërie“ është zgjedhur edhe për emërtimin e librit. Edhe pse një titull shumë domethënës, vetë poezia vuan për figurën letrare dhe muzikalitetin. Është e ngulfatur me terma të rëndë jopoetik si – narkoman e me frazime kërcënimesh, që të kthejnë në adoleshencë krijuese. Mbresa të veçanta lë poezia katërvargjëshe „Në udhëkryq“ e cila shpreh me pak fjalë shumë dhembje për fatin e njerëzve, tw cilwt kanë humbur orientimin në kohë e vend. Në poezinë gjatëvargjëshe „Lypësi“ me përmbajtje sociale përmbush kriteret e vargënimit me figura letrare dhe porosinë që ka. Mendoj se Ilirianë Lladrovci ka prirje për vargënim.

 

            Rifat Binaku përfaqësohet me 10 poezi e 22 gabime.  Preferon poezinë monokolonëshe, edhe pse në mesin e tyre hasim në strofa trivargjëshe e katërvargjëshe pa një rimë klasike, por duke i dhënë brendisë një muzikalitet vertikal. Në poezitë e tij mbisundon malli për atdheun, sidomos për vendlindjen e tij, Koliqin. Dallohet poezia „Kavalli prej ashti“ i pajisur bukur me metaforë si dhe poezia „Buzë të djegura malli“, e cila qëndron lart në aspektin e ndërtimit dhe përmbajtjes.

 

            Xhenc Bezhi prezentohet në këtë libër me 10 poezi, tw cilat i lwndojnw 10 gabimet e dala nga pwrpunuesit e librit. Poezitë kanë ndërtim monokolonësh me një rrjedhë tematike e muzikalitet të lezetshëm. Përveç poezisë „Masakrës së Tivarit“ që është poezi përëkushtuese, rrëfimtare me fakte historike, të tjerat janë poezi malli për atdheun e gatishmërie për t’iu përgjigjur thirrjes së tij.

 

            Ali Sh. Berisha në këtë libër prezentohet si Ali Berisha, gabim ky jo i vogël, sepse iniciali Sh.  e bën të identifikohet në lëtrat shqipe, ndërsa me vetëm emër dhe mbiemër i humbet identiteti dhe e ngërthen nw personalitet tjetwr. Ali Sh. Berisha për kohën e promovimit të këtij libri kishte 11 vepra të botuara. Në prezentimin e tij nuk ishin përmendur edhe 5 vepra letrare dhe nga këto 3 përmbledhje poezish, një roman historik dhe një roman për fëmijë. Në këtë libër merr pjesë me 11 poezi e 25 gabime me rastin e intervenimit gabim tw tw ashtuquajturve autorw apo redakorit. Gabimin më tw rëndë e bwjnw kur poezisw „Në vendin e krimit“ i vwnw titullin e poezisw „Turbulencë“, ndwrsa „Turbulencwn“ e lwnw pa vargjet e saj. Tw nwntw poezitw tjera i pwrcjellin motivet erotike mbushur me mallë, dhembje e tragjikë. Dy nga këto janë përkushtuese me rrjedhë të drejtë përmbajtësore ndarë në strofa sipas kronologjisë.

 

            Dibran Demaku me dy libra të botuara përfaqësohej në këtë libër me 9 poezi, për çudi pa ndonjë gabim të theksuar. Ciklin e nisë me poezinë „Mërgimtarëve“, që pastaj t’i vë në sfond katër poezi përkushtuese me motiv patriotik për babain, vëllain e rënë për liri në luftën e fundit, Shote Galicën dhe Drenicën. Ciklin e poezive e përfundon me një vargënim satirik,  që si lloj është i rrallë tek ne. Në poezinë e tij hetohet lehtë forma e të shkruarit për fëmijë, meqë Dibrani më tepër e preferon këtë. Tek poezia e mallit “Katër stinë pa ty” hasim vargun klasik ndarë në tri strofa  katërvargjëshe me rimë.

 

            Martin Çni është autor i një dokumentari “Reportazhe lufte” dhe dy përmbledhjeve me poezi. Prezentohet në këtë libër me 7 poezi dhe 2 gabime të vogëla. Poezinë “Shqiptarëve” e shtron në formë të përshkallëzuar katërstrofëshe me nga 8 vargje, ku vargjet qift rimojnë dhe japin një muzikalitet të mirë.  Në të pasqyrohet rruga historike përcjellë me dhejmbje. Atë e përmbyll me vargjet pyetëse: “Gjergj e Adem çdo shekull perëndi, pse s’mundën me le”,  meqë njerëz të këtillë ishin të pakompromis për lirinë e atdheut dhe me aktet e tyre trandën perandoritë. Në poezinë “Qielli Atlantik” akuzon Atlantikun që fsheh Atlantiden, pra që fshehë të vërtetën e Lirisë. Pasojnë dy poezi përkushtuese. Në poezinë “Liri” shprehë indinjatën sepse gjithkund e sheh përveç në atdhe, ndërsa te poezia “Ec e ec shqiptarët” akuzon për egoizmin, individualizmin vetanak pa një synim të përbashkët dhe për mospunën e tyre s’përtojnë të akuzojnë botën. Martini mjeshtërisht inkorporon figura dhe krijon muzikalitet gjatë vargnimit.

 

            Shaban Cakolli, autor i tri librave, këtu prezentohet me 8 poezi e 9 gabime. Nise me poezinë “Kosovës” për të nxjerrë bukurinë e saj, që të pasojë  me “Erdhi ora e lirisë”, duke i mveshur heronjët  me epitete, për të kaluar tek përcaktuesit e fatit me poezinë “Në kërkim të fatit” që i kushtohet zonjës Reile Hildebrant, për të pasuar me dy poezi satirike “E vërtetë” dhe “Etiketa mirësjelljeje”. Në poezinë “Mërgimtari” shpreh mallin për vendlindjen dhe nostalgjinë për të kaluarën, ndërsa në poezinë “Trimat” dhe “As në jetë, as në varr” pasqyron zjarrin e lirisë te ushtria jonë çlirimtare, ndërsa në të dytën mirret me pasojat e luftës që të përfundojë me poezinë “Dardania”, e cila me trupin flori e emrin liri vazhdon të jetojë përkundër fatkeqësive historike.

 

            Hasan Qyqalla është autor i dy librave, ndërsa këtu përfaqësohet me 10 poezi. Nga ky numër 6 trajtojnë ndjenjën atdhetare, 2 janë përkushtuese dhe dy erotike.  Poezitë janë të stilit të veçantë, të rimuara dhe të pajisura mirë me figura letrare. Lexuesi aty-këtu mund të fitojë përshtypjen se për të ardhur te rimimi adekuat autori nxjerrë fjalë kundërshtuese. Hasani preferon poezinë me strofa katërshe, por pa një qëndrim besnik ndaj formës klasike të rimimit. Poezitë kanë porosi të qartë. E veçoj poezinë “Betohu” ku autori ngre zërin kundër përçarjes e vëllavrasjes duke thirrur për bashkim forcash për të arritur qëllimin sublim.

 

            Liman Zogaj është autor i dy librave. Këtu prezentohet me 11 poezi e 9 gabime. Në përgjithësi vargu i tij është i lirë, me një vertikale shtjellimi të lezetshëm  e muzikal e fjalor shprehjesh popullore si „e dala“, „ashkël-ashkël“, „bukë e sofër“, „ujë bjeshke“ etj. Vend të veçant zë figura poetike „Dielli“ si kult ilir. Në poezinë e tij nëna ngritet në sfondin e engjullit që uron lindjet edhe nëpër furtuna. Poezia „I pinin lotët dhe flinin“ jo vetëm që pasqyron një kohë të afërt, porse është një nga realizimet më të mira të tij.

 

            Pal Sokoli ka një libër të botuar, ndërsa këtu prezentohet me 10 poezi.  Secila nga ato paraqet nga një pjesë të historisë sonë të dhimbshme .  „Loja me eshtra“ ngërthen eksodin e dytë, kësaj radhe për së vdekuri, duke i ngritë në rangun e shtyllës së parrënueshme të lirisë. Poezia „Kryqëzimi i ironive“ vë në pah lojën dyfytyrëshe të gjyqit ndërkombëtar, i cili një ditë dënon krimin, ditën tjetër  përpiqet të dënojë liridashësit. Në poezinë „Skenofobia lakuriqe“  përmes vargut paraqet tabllo të daljes në skenë  të llumit çoroditës  pas luftës në atëdhe. Tek poezia „Thikat“ në mënyrë metaforike nxjerr mjetin e vrasjes së botës shpirtërore, kurse në „Vërshim malli“ mbisundon ndjenja e vuajtjes për atdheun. Edhe në poezitë „Buzëqeshje lulesh“, „Zogu i babait“, poetin e ndjek dhembja për të humburit, që në dy poezitë „Drapëri“ dhe „Qoftëlargu“ figurativisht  emërton pushtuesin, i cili më nuk do të ketë në shërbim të vetin shqiptarin, se tashmë ai djall është varrosur jashtë vendlindjes. Ndërsa në poezinë e fundit mallkon ata që vunë kufi mes dy vëllezërve, dy syve. Poezitë janë monokolonëshe dhe të pajisura me figura letrare.

 

            Sadik Krasniqi prezentohet me 9 poezi.  Ky në vargnimin e tij është lirik e metaforik dhe të dyja këto i mbështetë në tabanin popullor. E do vargun që përfundon me pyetje, përkatësisht që ngelë enigmë, në formë të gjë e gjëzës dhe me këtë lexuesin e zhytë në brendinë e përmbajtjes së pashpjeguar deri në fund. Poezinë e tij të bukur e përcjell malli pëër atdheun, por edhe për dashurinë skofiare ndaj shoqes së jetës dhe fëmijëve, andaj me këtë si dhe me mënyrën e të shprehurit bukur e arsyeton edhe shpërblimin e fituar më parë në Zvicër.

 

            Shqipe Demiri prezentohet me 10 poezi e dy gabime të imta. Ajo përmes vargut monokolonësh është në gjurmim të vetvetës dhe këtë e shprehë me një lirizëm të lehtë e pa fjalë të mëdha si te poezia „Përballë vetës“. Në poezitë „ E huaj“ dhe  „Kur të kthehesh“ qanë vetën pse në vendlindje do të shikohet veçantë, si e huaj do të gjejë gjithçka ndryshe, se edhe rrugicat e dashura të prishtinës, edhe pse të njejta, sikur habiten me hapat e dikurshëm të saj. Poezitë me formën e të shprehurit janë të rrjedhshme e të lezetshme për lexuesin.

 

            Duke përfunduar  këtë vështrim mendoj se jo vetëm ky libër, por libri në përgjithësi ka nevojë për një punë përkushtuese dhe angazhim më të madh, sepse fitohet përshtypja sikur atë e bëjmë sot për sot, si të ishte një picë, të cilës pas pak çastesh ia harron shijen. Duke e ditur se libri qarkullon, ruhet e hulumtohet nga njerëz të të gjitha moshave, duhet pasur kujdes që të mos lë shije të idhët, por me fjalën e bukur poetike e pa gabime të nxitet më tepër për kultivim. Mospërgjegjësia ndaj vargut, ndaj fjalës së bukur, ndaj ndjenjave të autoriëve me gabimet e lëshuara e dëmton librin. Duke harruar gabimet, qofshin teknike a logjike,  ky libër vlenë për tu lexuar dhe kënaqur me larsyshinë e shprehjeve stilistike që përmban.



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx