Kulturë
Cikël poetik nga Lumo Kolleshi
E shtune, 26.03.2011, 08:51 PM
BUQETË POEZISH NGA LUMO KOLLESHI
Qirinjtë
Në pusin e zi të këtyre netëve,
Ku më zhytin me kovë të palidhur,
Si shpersë më vjen zëri i poetëve
E zjarrin i vë pëlhurës së shpifur.
Diku në një qoshe Naimi i hequr
Më ndez një qiri për të parë,
Migjeni mbyt kollën e tij të mekur:
„Pak dritë!“ e nata bëhet e bardhë.
Qirinjtë presin radhën për t’u shkrirë,
Këta ushtarë që luftojnë errësirën.
Plagët ua lidh sakaq me një rimë,
Në flakën e fundit më lënë lamtumirën.
I lodhur, me sytë raskapitur,
Vetvetes i kthehem si një bishë:
„Në meshën e së dielës nuk ke për të zbritur,
Shtëpinë tani e ke kthyer në kishë!“
Aty prapë rilind e më thotë Migjeni,
Të bëhem revoltë për dritë,
Poetët nuk kanë kurrë paqe me terrin,
Terrin veç ujqit e lutin përditë.
Poezi dhome
Ca tinguj per se thelli behen llave,
Qe te shpertheje ky vullkan, ti pret.
Çarçafet si nje re puplore e bardhe
Mbi kraterin pervelues digjen krejt.
Ti e tera nje renkim i mbytur
Me nje perendim te bukur sysh,
Une s’di ne ç’det te thelle jam zhytur
Titanik me valse lumturish.
Dhe sakaq ne qiellin e qeruar
Hena bere vetull vetmitare,
Sjell ca rreze ari per te na mbuluar,
Yjet s’di pse çmenden,digjen fare.
Çast
Mbi qerpiket e brishte te barit
Mbire rishtas pas shirave te vjeshtes,
Ky mengjes alpin
Hodhi kristale bryme.
Si nuk trokiten zogjte e zemres
Ne xhamat e dritares sime?
Nuk i ze bese diellit te ketij mengjesi.
Vjeshterisht e vjersherisht
Mbi sokaket gureheshtur
Lajmerojne ca gjethe pjeshke
Ar te lire per ta mbledhur
Ererat e kesaj vjeshte.
Pak me tej ca kade ziejne,
Shkumezon mushti i ri,
Rete kopsat i zberthejne,
Ta rrembejne tymin ne gji.
Eh,sa zjarre do zjarrojne
Nen kazane e nen llambrike,
Llullate do çmendurojne
Sa te lotojne pike-pike.
Pa do rend pas ketij loti,
Shpirtit do t’ia bej gjerdan,
Te thirret gjneral fronti
Krah per krah me nje Khajam.
Ne kerkim
Kerkojme dhe leva e Arkimedit
Na thyhet neper duar sapo eureka
Ftohtesisht perqafohet me ajrin e ngopur.
Gezimi jeton çastin embrame
Per te vdekur sakaq ne syte e trishtuar nga loti,
Ne kete çast pikellimi nje tjeter fytyre i japim Zotit,
Endemi serish ne shkretetira me flamuj te shqyer oazesh,
Etja vetem pervlim.
Ne fund te fundit
I denje mbetet veç nje shpirt ne kerkim.
Fjalët pleqërishte
Kur ëndrrat të mos kenë asnjë shtrat,
Kur të kenë ngrirë burimet e kujtesës,
Ndonjë fantazmë e një rime a një varg,
Do ta prishë çatinë e vjetër të harresës.
Kur pranverat të na jenë bërë dimër,
Kur të mos çelë sythe dashuria,
Kur gjunjët të na djegin si me hithër,
Ankesat do t’i mbys me duart e mia.
Dhe e di që duart do të më dridhen
Si degëzat e plepit në thëllim,
Ca shkëndija brenda tyre do të ndizen,
Do të habitesh nga
Atëhere të gjitha do të m’i falësh,
Xhelozinë do ta ketë mbuluar hiri,
Në sepete do të m’i mbledhësh fjalët,
Për nipat do t’i mbash gjerdanë floriri.
Hajk
***
Sillmëni një gotë
T’i mbledh këta lotë.
***
Dikush më pëshpëriti:
“Vdiq bleta!”.
Renda dhe varrin askund s’ia gjeta.
***
Shegët e çara
Në semaforët e degëve mbetën,
Shira të ftohtë ne zemren time treten e treten.
***
Kaba
Që ngre qemere ylberi.
Një gotë pi në qoshk usta Laveri.
Mëritë e dashurisë
Një fjalë ti, një tjetër unë,
Në dhomë heshtje pas kësaj.
Për hiçmosgjë duket u zumë,
Të dy kishim e s’kishim faj
Ti u bëre re e sertë
Në një qiell më tej se gri
Edhe unë u bëra vjeshtë,
Por jo dimër, kurrsesi.
Pas pak e trembur u fik drita
Kur na shikonte ashtu të zënë,
Vjedhur në terr çarçafin ngrita,
Asgjë pa prekur, asgjë pa thënë.
Dhe ishim pranë, oh, sa pranë,
Det edhe breg, valë dhe shkëmb;
Inatet si statujat ranë,
Paqja e shtrenjtë prapë u përkëmb.
U dashkan zënkat ndonjëhere,
Ku s’hyn gjykatsi, drejtësia.
Mëritë e krevatit ndoshta vlejnë,
Aq sa vlen në jetë dhe dashuria.
Loje shahu me po ata gure
U hap kutia me tel mberthyer,
Dolen ne shesh po ata gure,
Veç ndonje kale me koke te thyer,
Nje mbret me tjeter lekure.
As me shume e as me pak.
Fillim i paqte si nje debore
Qe shtron ne majen me te larte.
Sulm i menduar
Spastrim i shpejte ne pikat kyçe,
Ushtar i pare i lare ne gjak,
Hidhur nenqesh pala armike.
Kuaj qe hingellijne me kot,
Oficere para kohe ne lirim,
Ushtare te bere mos o zot,
Kala qe mbahen me mundim.
Nje mbretereshe zihet peng,
Ne rreth zapate mbret i saj,
Thetra si Ledi Makbeth
Kamen sjell, helm apo vaj?
Ja sulm i fundit, mbreti mat,
Tjetri i buzeqesh perandorise...
Ku vane ushtaret, oficeret, kuajt?
Kaq i shtrenjte çmim i lavdise?!
Te perkohshem
Toka djersit nen rrezet e diellit...
Mjegulla
Kapercen nje koder,
Duke i thyer furkat e plakave
Ne kujtesen e tjerrjes.
Sakaq,
Me nje vello te bardhe
Qe grijon e nxihet mbi kuaj vetetimash,
Shkon te nuseroje diku lart,
Ku mjekrat e pakrehura kurre
Kerkojne t'i mbushin mendjes sone vrimat bosh
Per nje ekzistence te ardhur mbi kurrize dinosauresh.
Ajo prape shkon e çapitet
Duke i kthyer ne ikona te gjitha romantizmat
Nen nje shoqeri notash te daullezuara,
Per te arritur ne kurorezim lotesh.
Syte kerkimtare do shpiknin diellin
Me kerkon aty ku s'ndodhem,
Mosardhjen tende rri e pres,
Veç malet s'dine te takohen,
Gryka dhe hone ndajne ne mes.
Me vjen çudi me zemren time
Si nuk pushoka ne vetmi,
Nje lule çel permbi thellime,
Ylberi porten hap ne shi.
M'eklips te diellit kerkoj drite
E syte s'di se ku t'i mbaj,
Hyr papritur qe lotesite
Te behen vese neper maj
Me fare yjesh mbillma qiellin,
Nuk ka kuptim me boshesia,
Syte kerkimtare do shpiknin diellin
Dhe te mungonte gjithesia.
Te pavdekshem do te me besh ne Olimpin tend
Dhe ne ato pak ore te ngrena
Te gjumit tim endacak,
Zogjte e Stimfalit me vijne neper endrra,
Me sqepa te bakert
E thonjte kanxha farmak.
Une Herakliu i endrrave te mia,
Gjarprinjte i mbyt e i flak,
E vras luanin e Citeronit,
Zogjte e perbindshem i mbyt ne gjak,
Cerberin shkoj dhe e shtrij ne Had,
Nga torturat e Dejarines hidhem ne zjarr...
E di qe zemra jote per mua qan e dhemb,
Ti do te marresh skeptrin e Zeusit,
Te pavdekshem do te me besh ne Olimpin tend.
(nga libri "Nata vjen e nate s'kam")
Lisi i Mertinjit
Vdiq dhe lisi i moçem i Mertinjit,
E qane zogjte ne kujen me te vjeter,
Ata qe fije
Dhe ngrinin neper dege nje qyteze te gjelber.
Vdiq dhe lisi i moçem i Mertinjit,
Ai qe nuk provoi sepaten per se gjalli,
Ai qe fshehur mbante friken e ndeshkimit
Dhe rrufeve neper shekuj u shuante zjarrin.
Vdiq dhe lisi i moçem i Mertinjit,
Ai qe femijerine ma beri si nje keter,
Ai qe ma lodhte nenen gjithe dimrit
Per te fshire avlline e gurrte nga fletet.
Vdiq dhe lisi i moçem i Mertinjit,
Mburja ime e larget iku bashke me te.
S'eshte turp t'ju them, prej pikellimit,
Per nje lis derdh lote e qaj pa ze.
SIKUR
Ç´do të bëja po të kthehej dhe një herë,
Prapë do të ndiqja shqerrat në lëndinë,
Prapë do të bëhesha ketër nëpër pemë.
Mbrëmjesh do të rrija rojë e qiellit,
Cili yll do digjej atë natë,
Dimrit do të thyeja akull mes liqenit
E grackat do t´i ngrija pak më larg.
Sërish do ta ndiqja gjurmë pas gjurme
Vajzën që trazoi keqas atë moshë,
Kurorën do ta lidhja prapë me ato lule
E çapraz do flisja nëpër shokë.
Prapë do të nisja në fletore
Të hidhja metaforat aq të brishta,
Qemerin e ylberit ndër bregore
Do ta lidhja
Ç´do të bëja, po të kthehej dhe një herë,
Ëndrrave do t’u bekoja prapë arratinë,
Netët do t’i lija mes yjesh si përherë
Te vdesesh ne drite
Jashte perdet erresira i ka nderur skaj me skaj,
Por dhe brenda poçi i drites dridhet si i zene ne faj.
Nga dritarja vjen nje flutur, lare e tera ne flori,
Sulet kjo krijese e bukur te qendroje mbi qiri.
Ah! ben zemra per te mjeren e qellon si me tokmak,
Si i shkriu trupin e fletet heroina permbi flake.
Ta shpetoja, dot nuk munda, veç nje ze foli ne prite:
"E bekuar qofsh, moj flutur, erdhe te vdesesh ne drite!"