E shtune, 27.04.2024, 03:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Rrefenja qe percjellin boten shpirterore te nje gjimnazisteje

E enjte, 24.03.2011, 08:56 PM


RREFENJA QE PERCJELLIN BOTEN SHPIRTERORE TE NJE GJIMANZISTEJE.

 

( Mbi librin me rrefenja “Frymezim casti” te autores Veneta Callpani,botoi SHB “Nacional”,Tirane)

 

Nga Gjon Neçaj

 

Sot ne tregun e fjales se shkruar tenderohen me qindra vepra te gjinive te ndryshme ne proze,poezi ,publicistike e zhanre te tjera nga te rinj e te moshuar, te njohur e me emer dhe te panjohur qe sapo kane hapur brazden e pare ne hulline e gjate te vargjeve dhe rreshtit shkrimor.

Tropoja perfaqesohet me nje mori krijuesish te rinj e me emer qe do mburrej cdo shoqeri e civilizuar,duke mbartur ne kulturen e tij pena  te tilla te gjinive te larmishme.

E vecanta e ketyre viteve te demokracise ne kete tranzicion ndryshimesh,per Tropojen ka qene,debutimi i te rejave krijuese,duke shperthyer si lule te bukura ne shpatet e Shkelzenit me vargjet dhe rreshtat e mrekullueshem te stilistikes se tyre mallengjyese.

Veneta Callpani eshte njera prej tyre.Tashme kjo vajze gjimnaziste njihet prej te gjitheve.Eshte prezantuar me dy vellime ne proze ( novele dhe roman),duke bere emer ne Tropoje,Shqiperi dhe Kosove,e tani vjen me vellimin e trete,te titulluar  “Frymezim casti”-rrefenja,botim i SHB Nacional,me president Muje Bucpapaj,te cilin e falenderojme perzemersisht ne emer te krijuesve te Tropojes per ndihmen e pa kursyer ndaj talenteve te reja ne vecanti.

Rrefenjat e Venetes,ose sic mund te thuhen ne letersi proza poetike,jane shkruar me ndjenje dhe perfaqesojne sinqeritetin adoleshent te jetes se moshatareve te autores,jane rrefime direkte nga ditari i saj intim,perballje qe shume nga ne i kemi provuar ne adoleshence,por ndryshe nga te tjeret,Veneta mendon t’i thote siqerisht ne formen e nje bashkebisedimi filozofik dhe stilistik,shpesh here naïve me vetveten dhe te tjeret,sic shkruan kryetari i krijuesve te Tropojes, poeti Lulzim Logu.

Por sejcilit i lind ne mendje pyetja se cila eshte kjo shkrimtare e re ,autore e tre vepra,nderkohe kur ishte vetem 14 vjec botoi romanin e pare?  Veneta Callpani ka lindur me 22 janar 1993 ne qytetin B.Curri dhe eshte maturante ne gjimnazin e qytetit,cerdhe e shume e shume talenteve dhe krijuresve te nxjerre gjate viteve te tij,ndonese me shume privacione.Veneta ka vetem nje enderr,tashme te realizuar:te behet shkrimtare,se vetem ky sinonim e ngazellen dhe e motivon ne jeten e saj rinore.Veneta Callpani,duke jetuar,studiuar dhe shkruar ne vendlindjen e Brunilda Zllamit,Almona Bajramit,Manjola Brahajt,Migena Ramajt,Nafije Salihajt,Migena Ismailgecit,e shume e shume te tjera krijurese te reja,pa harruar krijuesen e vogel,nxenese e klases se IV ne shkollen 9 vjecare ‘Konferenca e Bujanit”,Aurela Trezhnjeva,autore e librit me poezi “Une jam Lela”,e kane nxitur ,frmyezuar dhe inkurajuar te germoje dhe te shkruaj per t’i dhene vendlindjes se saj,Tropojes dimension te merituar kulture,humanizem dhe emancipim.

Romanet e Venetes kane qene  befasues per tematiken e trajtuar,per gjykimet e matura dhe galerine modeste te personazheve.Rrefenjat e paraqitura jane nje rikthim ne sinqeritetin adoleshent  te te jetuarit,jane ngjarje tronditese  te shpirtit te saj te paster,jane rrefime direkte nga ditari i saj intim,jane perballje qe shume nga ne i kemi provuar,porse Veneta i trajton ne menyre te tille,duke i skalitur artistikisht ,sic e cekem edhe me lart.

Ne keto copeza rrefenjash,krijimesh apo vargje poetike ,Veneta shkruan dhe trajton perditshmerine dhe duke ia kushtuar ca rradhe nates,heshtjes,shpreses,rruges,vitit te ri,celesit;shkruan per mallin,ditet,per jeten dhe vdekjen,dashurine,gjyshen,etj.,etj.Ja sa bukur e portretizon dashurine per gjyshen qe tashme ka ikur nga kjo jete:

“ …Une dua ta prek,ta perkedhel,ta puth e ta shuaj kete mall qe po me djeg perbrenda….Dua te shetis me te,t’i dhuroj cdo 8 mars lule plot dashuri…malli po me djeg e lotet po vallezojne ne syte e mi,por ne pamundesi per ta shuar kete mall si me faj,lotet bien ngadale ne faqet e njomura.”

( Nuk eshte e lehte,gjyshes sime,Fatime,faqe 82).

Sic cilesohet ne pasthenien e librit,pas dy romaneve,keto rrefenja jane nje hop,nje marrje fryme drejt shperthimit te mevonshem me vepra me solide dhe me te pjekura.Keshtu ka ndodhur edhe me krjueset e tjera te Tropojes.

Libri ka te vecanten e tij,eshte perkthyer ne gjuhen angleze nga mjeshtri i perkthimit,krijuesi tropojas,Uke Zenel Bucpapaj.

Ne i urojme suksese dhe krijimtari te mbare autores dhe me vepra sa me cilesore dhe te dashura per lexuesit e shumte te Tropojes.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora