E diele, 28.04.2024, 01:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Prend Qetta: Gjergj Fishta Strateg dhe njohes i mire i Maredhenjeve Nderkombetare

E merkure, 23.03.2011, 08:57 PM


Gjergj Fishta Strateg dhe njohes i mire i Maredhenjeve Nderkombetare

 

Nga Prend Qetta

 

Se me te vertet Poeti, Shkrimtari e Atdhetari i madh Gjergj Fishta Ishte nje Strateg dhe njohes i madh i Maredhenjeve Nderkombetare flet edhe kjo Kenge me te cilen ai e fillon Kryevepren e tije dhe njeherit Kryevepren e Letersise Shqipe "LAHUTEN E MALESISE". Kjo Kryeveper nuke eshte vetem Folklorike sic mundohen Kundershtaret e tije dhe te Popullit Shqiptare ta paraqesin para Opinjonit te tyre, por ne te eshte shkrire nje Art i rralle me te gjitha elementet Artistike te pa parapare ndonjehere ne Letersi e edhe sot e kesaj Dite. Origjinaliteti i saj e bene ate te pamposhtur dhe te pa mundur per kopjim edhe pse shume Pasardhes te tije jane perpjekur te nderlikohen ne formen Stilistike Fishtjane. Gjergj Fishta me kete Veper la nje Vule me Vlere te pa tjetersueshme ne Historine dhe Kulturen e Kombit tone e cila e Dokumenton nje Realitet te pa mohueshem i cili eshte shume me domethenes sesa Vula e ndonje Mbreti apo edhe Udheheqesi tjeter pershkak te menyres se paraqitjes Artistike te tij, dhe pere kete eshte bere Objekt Studimi per shume Institucione Letrare e Shkencore Botrore. Poezija e Fishtes eshte shume e fuqishme sepse po e kuptove te le me nje perkushtim per nje hulumtim te metutjeshem si p.sh. Kenga e pare 'Cubat' te joshe qe ta hulumtoshe edhe mjedisin e Ri dhe te kerkoshe se ku jane Cubat e sotem, kush jane ata dhe cfare duan prej nesh. Pastaj sa jane te medhenj, si veprojne dhe me cfar mjete Luftarake jane te pajisur, si dhe kujt mund ti hidhen ne qafe se pari. Ne kete Kenge eshte gdhendur nje Art shume i fuqishem dhe mjaft domethenes ku jipen Tablo shume te qarta me Personazhe dhe Vendngjarje karakteristike dhe te kapshme per cdokend dhe ne cdo kohe sepse Faktet reale i dominojne Nxharjet dhe Rrethanat ne te cilat ato zhvillohen dhe paraqiten konkretisht.

 

Gjergj Fishta - Lahuta e Malësisë "Kënga e parë" CUBAT

 

Kënga e Parë (Cubat)

 

Gjendja historike e vjetit 1858 dhe plani i poemit. Turqija nisë të ligështohet. Popujt e Ballkanit i dalin doret. Shqiptarët zgjohen: mendojnë edhe ata të fitojnë lirinë. Ndeshen me nji anmik tjetër. Knjaz Nikolla i Malit të Zi synon të shtijë në dorë pjesën veriore të Shqipnisë, i nxitun dhe i mësuem nga Cari i Rusisë. Ky i shkruen nji letër tanë dredhì e përkëdhelje Krajl Nikollës: i premton bukë e fishekë, mjaft që mos ta làjë Turkun të qetë. Letrën ia ep lajmëtarit (kasnecit) të vet, i cili mbas nji udhëtimi të gjatë, kapet në Cetinë, ku edhe dorëzon shkresën. Knjazi e këndon me vëmendje. Menjiherë çon e thërret serdarin e Vasoviç-it, Vulo Radoviç-in. Mbasi e merr me të mirë e ngarkon të formojë nji çetë cubash dhe me ta të biejë në Vraninë, për me plaçkitë e për me vrà.

 

 

C U B A T

 

Ndihmò, Zot, si m'kè ndihmue!

Pesëqind vjet kishin kalue

Çëse të buk'rën ketë Shqipni

Turku e mbate në robnì,

krejt tu' e là t'mjerën në gjak, (5)

 

frymën tue ia xanun njak,

e as tu' e lanë, jo, dritë me pà:

kurr të keqen pa ia dà:

rrihe e mos e lèn me kjà:

me iu dhimbtë, po, minit n' murë, (10)

 

me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!

Veç si 'i dèm, vu n'lavër spari,

qi, ka' e vret zgjedha e kulari

kah nuk bàn m'e thekë strumb'llari,

s'ndigjon me tërhjekun m'pluer: (15)

 

e tue dhanë kryq e tërthuer,

tu' i dhanë bulkut shum mërzì,

me u vu s' ryset për hullì

e as me shoq ai pendë me shkue:

kështu Shqiptarët, të cilt mësue (20)

 

s'din' me ndejë rob nën zgjedhë t'huej,

pagë e t'dheta me i là kujë:

por të lirë me shkue ata motin,

veç mbi vedi tue njohtë Zotin,

e as kurrkujë n' këto troje t' veta (25)

 

mos me i bà kurr tungjatjeta,

n'braz me Turk kurr nuk kanë rà

e as kurr pushkën s' ia kanë dà;

por t'janë grì me tè e t'janë vrà,

si me kenë tu' u vrà me Shkjà (30)

 

E prandej si pat fillue

Turkut Ora m' iu ligështue,

e nisë pat m' iu thy' atij hovi,

m' qafë përditë tu' i mbetë Moskovi:

e ato fiset e Ballkanit, (35)

 

zunë me i dalë dore Sulltanit,

nisë Shqiptarët kanë me u mendue,

si Shqipninë me e skapullue

zgjedhet t' Turkut : qi si motit

n' ato kohët e Gjergj Kastriotit, (40)

 

krejtë e lirë kjo t'ishte, e askujë

n'daç t'jetë Krajl a Mbret i huej,

me i bà kurr mà tungjatjeta,

kurr me i là mà pagë e t'dheta:

edhe Flamuri i Shqipnisë, (45)

 

si fletë Engj'lli t'Perëndisë,

si ajo flaka e rr'fesë zhgjetare,

me u suvalë prap n'tokë shqiptare.

Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,

Knjaz Nikolla, 'i gërxhelì: (50)

 

gërxhelì, por belaçì:

na dyndë top, na dyndë ushtrì

edhe del e bjen n'Shqipnì,

për me shtrue këto bjeshkë e vërrì,

shka merr Drinin për s'të gjatit (55)

 

der' n' Kalà të Rozafatit,

ku ai me ngulë do' "trobojnicën",

do' m' ia vu Shkodrës "kapicën":

me bà Shkodrën Karadak,

mbasi 'i herë ta kisht' là n'gjak! (60)

 

Ka ndejë Turku e këqyrë haru,

pika-pika lotët tu'i shkue,

kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;

se Moskovi e ka rrethue:

ka Stambollën muhasere! (65)

 

Bàjnë shtatë Krajlat muzhavere

Shoq me shoq, tue shartue zì

-si ata e zeza m'i pastë mb'lue!-

për të buk'rën këtë Shqipnì,

si m'ia lëshue n'dorë Malit t'Zì. (70)

 

M'kambë Shqiptarët atëherë t'janë çue.

Sa mirë n'armë na janë shtërngue!

T'fortë kanë lidhë nji besë të Zotit,

si të Parët ua lidhshin motit

n'ato kohë t'Gjergj Kastriotit: (75)

 

me 'i kambë mbathë e tjetrën zbathë,

gjanë e gjallë pa grazhd mbyllë n'vathë,

diku ngranë, diku pa ngranë,

harrue grue, motër e nanë,

sy'n agzot, zemrën barot, (80)

 

e si ai plajmi me furì,

t'kanë rrà ndesh Malit të Zì,

për t'gjatë t'Cemit n'atë kufì,

ku edhe trimat t'janë përlà:

t'janë përlà Shqiptarë e Shkjà, (85)

 

ballë për ballë ata tu'u vrà,

fyt-a-fyt, ofshè! tu' u prè:

tue mbetë shakull përmbi dhè,

mish për shpez e kaçubeta,

gjithku kje ajo pika e djalit, (90)

 

gjithku kjenë sokola malit,

pa kjà m'ta as nanat e shkreta.

Veç se, po, me parzme t'veta

Aty Shkjaut sulmin kanë thye.

Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye, (95)

 

bàjnë kuvend Shqiptarët n'mjet vetit

e 'i fjalë t'madhe çuekan Mbretit:

se jo veç qi Knjaz Nikollës

nuk i lajnë kurr pagë e t'dheta,

porsè as Mbretit të Stambollës (100)

 

s'duen me i bà mà tungjatjeta,

e se dore duen me i dalë:

se Shqipninë nuk po e kisht' falë

Perëndia për çerkez,

Turq, manovë, likurazez; (105)

 

por për do sokola mali,

qi "Shqiptarë" bota po i quete,

për ta gëzue këta djalë mbas djali,

der' qi jeta mos t'u shuete.

Turku fjalën e ka ndì': (110)

 

se ç'asht mbushë ai me mënì!

Se edhe lëshue ç'ka mbi Shqipnì,

gjallë Shqiptarët ai me i përpì!

Por Shqiptari gjallë s'përpihej,

e as me u shkelë, besà, s'po lihej, (115)

 

kur po i mbushej mendja e vet,

për Shqipnì me bà gajret,

n' dashtë ta mësyjnë Krajl edhe Mbret.

Edhe kështu t'janë kapërthye

grykë për grykë Turq e Shqiptarë, (120)

 

pa dhimbë krenash tue u thye

si me thye kunguj npër arë.

T'iu dha zjarm atëherë Ballkanit,

Shkjau: kah drote se Shqipnia

Nji herë shkëputë dore s' Sulltanit, (125)

 

mà s'do t'bite n'kthetra t'tija,

si atij hangër ia kisht' palla:

merr e mësynë m'Turk fulikare,

e si derrat me çakalla

t'janë mbërthye, t'janë kapërthye: (130)

 

haju, ngaju, çaju, vraju,

m' pushkë e m'top gjueju batare,

gjaku rrëmbè npër rrahe e qare,

e npër fusha e npër gajusha,

der'qi s'mbramit, n'p'r' atë zhumhùr, (135)

 

zgjedhë s' Turkut pështoi Shqipnia

e duel m'veti si dikùr:

si premtue kisht'Perëndija;

por si dashtë, besà, lum vëllau,

s'do t'kisht' pasë as Turku, as Shkjau. (140)

 

Se s'ka dashtë Turku lirì,

ma merr mendja; veç un s'dij

Knjaz Nikollës kah gjith kjo zemër

ardhë i paska, qi nën themër

rob Shqiptarët po don me i shtrue, (145)

 

edhe atë tokë ai me pushtue,

për të cilën vetoi motit

shpata rr'fè e 'i Gjergj Kastriotit?

E qi s'paska dert aspak,

se Shqipnì dhe Karadak (150)

 

krejt me atë punë po i làte n'gjak?

Zemra i ardhka prej Moskovit!

N'Petrograd Cari i Moskovit

Nji bè t'madhe po e kisht' bà:

m' e ndie plak e kalamà: (155)

 

se ai natë t'madhe s'do t'kremtote,

se ai kumbarë as krushk s'do t'shkote:

gostë as darsëm nuk do t'ngrifte,

s'do t'u late as s'do t'u krifte,

as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, (160)

 

për pa i hi Stambollës përmbrendit,

për pa këcye mbi post të Mbretit,

me u bà zot i tokës e i detit;

edhe Europës tregun m'ia prè,

mos m'e lanë me shitë, me blè, (165)

 

mos m'e lanë me çilë kund punë;

por me bà qi ajo përdhunë,

për me çue 'i grimë bukë te shpija,

rob të ngelte n'kthetrat t'tija,

n'ato kthetra me gjak zhye, (170)

 

mësue gjithmonë n'gjà t'huej me gërrye!

Por, pse ishte 'i skile e vjetër,

si për fjalë ashtu për letër,

mos m'iu gjetë kund nji shoq tjetër,

ai po e dite mirë e hollë, (175)

 

se isht' do punë me hi n'Stambollë:

se isht'do punë Turkun me e thye,

pa sharrue vetë mbrendë me krye.

Prandej xèn ai me trillue,

m'shpinë Shkjeninë Turkut m'ia lëshue: (180)

 

m'ia lëshue m' shpinë Shkjetë e Ballkanit,

qi me i qitë këta punë Sulltanit;

me i qitë punë këta 'i herë mà para

me trazime e punë t'pambara,

e mandej vetë prej Rusiet, (185)

 

si harusha prej pusiet,

me i rà Turkut fulikare,

m'zhbì n'vend, m' e qitun fare;

për pa bà me mend pleqnì,

se me atë punë botën unjì (190)

 

mujte ndoshta, m' e pështjellë n'zì

Kur ketë punë e ka pleqnue,

ka marrë trimi e n'odë ka shkue,

ka ndejë n'tryezë e asht vu me shkrue,

me u shkrue miqve kah Serbia, (195)

 

kah Zagrebi e kah Sofia

me lidhë besën shkaf asht Shkjà,

mbi Budin, m'çanak-kalà,

edhe tok këta ndërmjet vetit

mos m'ia dà të keqen Mbretit; (200)

 

 

por m'e nxitë, por m'e mërzitë,

m'iu vardisë si 'i ditë për ditë,

herë për shtek, herë për kufì,

tash me peng tash me pleqnì,

por gjithmonë, po, pa kanu, (205)

 

veç si t'mujnë n'teposhtë m'e vu.

Mbasandej, ky zogu i Shkinës,

merr e i shkruen Knjazit t'Cetinës,

merr e 'i letër, ia angllatisë,

me dredhì tue ia qindisë: (210)

 

Ti, qi jè qaj Knjaz Nikolla,

falmëshëndet Cari i Rusisë,

se zà t'madh për ty kam ndie

qi jè trim e gërxhelì,

qi jè burrë e kuvendtàr, (215)

 

me ta drashtë hijen anmiku,

por, me gjasë, kjo fjalë s'isht' gjà;

pse qe ti m'atë rrasë Cetine

më kè ndejë me 'i gjysmë opinge,

e jè bà, po, gazi i dheut, (220)

 

tue mërzitë miq e kumbarë,

veç e për bukë thatë në gojë.

Mje sa Turku, përbri tejet,

dredhun çallmën m'vetull t'synit,

derdhë shallvarët ai pala-pala, (225)

 

rrin e ban kokrrën e pallës,

e as m'e pà ti s'mund ta shofish

përmbas kodrës së pilafit

Po a thue, t'la ty kamba e dora,

ase ngjitë jè ndoshta n'rrogë, (230)

 

jo se hi kè bulk n' e huejën,

qi s'po ndihesh kund për s'gjalli?

Mo', bre burrë, se nuk ka hije

Urtë me ndejë Cubi i Cetinës,

edhe n'shpì me e shkuem ai motin, (235)

 

tue u ndeshë npër furka t'gravet!..

Po a s'ta mbushë synin Shqipnia,

me ato male të madhnueshme,

me ato fusha të blerueshme,

qi kurrkund s'jè kah orvate, (240)

 

me ia shkye 'i skundillë për veti?..

M' tè, krah-thatë, e mos rri fjetun!

Pse pa luejtë ti kambë e dorë,

s't' ndihmon Zot as i Shën Nikollë:

Por ti luej, nafaka luej, (245)

 

ka pasë thanë ai burri i huej;

sa për bukë e për fyshekë,

piqu n'mue, se t'i qes vetë;

edhe kësulën vène n'sy,

se të nget Mbreti i Stambollës: (250)

 

nuk ta là me t'prekë me pupël -

Letrën kështu Cari e ka shkrue,

edhe mirë e ka palue,

e e ka mbyllë me dyllë të zi;

ia ka dhanë kasnecit t'rì, (255)

 

me ia çue Knjazit n'Mal t'Zì.

Letrën n'gjì ka qitë kasneci,

ka thekë kambët ai sa mund heci:

ka lanë mbrapa fushë e zalle

kapërcye ka bjeshkë e male, (260)

 

edhe dalë ka lum e shè:

ka shtegtue për ujë e dhè,

der'qi'i ditë, tue marrun dielli,

në Cetinë ka behë ai filli:

shtjerrë opangat, grisun setrën; (265)

 

Knjazit n'dorë ku ka dhanë letrën,

me dyllë Cari si e kisht' mbshilë.

Ka marrë Knjazi edh' e ka çilë,

e ka çilë edh' e ka këndue,

tri herë rresht ai e ka këndue, (220)

 

tri dit rresht edh' e àsht mendue;

mbasandej ai fjalë ka çue

njatij Vulo Radoviçit,

kërkserdarit t'Vasoviçit,

qi me dalë me rà n'Cetinë, (225)

 

pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë:

me flut'rue si gjeraqinë,

për me u pjekë me "Gospodarin".

Njeky Vuloja Serdari

Kisht' pasë kenë nji trim i çartun: (280)

 

m'e pasë randë toka m'e bartun.

Pa tè prè kund s'ishte marrë,

pa fjalë t'tij ngarkue s'ishte marrë,

pague s'ishte varrë as gjak,

s'kishte vu nuse duvak, (285)

 

as s'isht' dà gjyqë a pleqnì.

Pse edhe Turku i Malit t'Zì

po e kisht' pasë shqipe mbi kry',

mos m'e lanë me pà me sy.

-Se edhe 'i punë, ky zogu i Shkinës, (290)

 

po e kisht' bà m'atë udhë t'Cetinës.

Paska marrë e shi në rrugë

Për tërthuer shtrika nji stugë,

edhe i çueka fjalë tërthores,

qi shka àsht Turk i Cernagores, (295)

 

mos me mujtë m'e shkapërcye,

për pa là 'i dukat për krye -

Bre! kish' kenë edhe 'i farë burri,

larg e larg me i dajtun turri.

Fëtyra e tij porsi duhia, (300)

 

syni i tij, tanë zjarm e shkëndia;

vet'llat trashë ngèrthye kulàr,

porsi lesh derrit bugàr;

vesh e m'vesh dega e mustakut,

si dy korba lidhë për lakut; (305)

 

edhe i mbrrijte kryet në trà:

burrë i atillë me sy me u pà.

Veshë e mbathë e m'armë shtërngue,

kishe thanë se àsht lè drangue.

Se këtè Knjazi fort e dote, (310)

 

fort e dote edhe e ndigjote;

pse edhe i urtë ai kishte ndodhë,

me ia prè mendja fort hollë.

Prandej Knjazi i çueka fjalë

Në Cetinë për ngut me dalë. (315)

 

Edhe Vulja bjen n'Cetinë,

pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë,

tue flut'rue si gjeraçinë.

N'atë Cetinë kur Vulja zbriti,

atè Knjazi mirë e priti, (320)

 

mirë e priti e n'odë e qiti,

i qiti duhan e kafe,

edhe nisi kështu t'bajë llafe: -

Ku jè, Vulo, eh kopilane!

Se ti ujk, po, né na u banè, (325)

 

ke s'po duke kah Cetina,

ku kè miq e probatina,

qi s'të ndërrojnë me sy të ballit?

Po, a kè mujtë? a kè farë hallit?

Si po t'shkon n'Vasoviq moti? (330)

 

Për jetë tande ! si do' Zoti,

merr e i thotë Vulo Serdari;

pse sivjet, lum "Gospodari",

nuk ka pasë toka valigë,

e ka ardhë nji kohë e ligë, (335)

 

sa nuk dij si ka m'iu bà,

për me pështue do rob e gjà,

pse edhe buka asht tue na lànë.

Hajt, eh qè'! Knjazi i ka thanë.

Se s'po gjenë cubi me ngranë. (340)

 

Se s'po gjenë skyfteri mish.

Se ti e nxjerrë korën dy fish!.

Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prè,

se po e ban me lopë e qè,

sa me mbajtë njerztë e kujrisë, (345)

 

jo se mà gjindën e shpisë.

A din shka, Vulo Serdari,

ndiej shka t'thotë ty "Gospodari":

pështilli bashkë nja disa cuba:

t' idhtë si gjarpni ndër kaçuba, (350)

 

t'lehtë e t'shpejtë si gjeraçina:

edhe lëshoj ti kah Vranina,

për me vrà ata e për me prè,

për me djegun gur e dhè,

mbrendë tue vjedhë e tue plaçkitë, (355)

 

tue grabitë e tue robitë,

n'daç me natë e n'daç me ditë;

se un prandej të kam çue fjalë,

der' n'Cetinë nji herë me dalë,

pse dishka mue tash m'ka këcye, (360)

 

prap me Turk me u kapërthye:

prap me Turk, po, na me u vrà.

Pse edhe as hije, thom, nuk kà,

urtë ma ndejun Turk e Shkjà.

E kështu, tue ligjërue, (365)

 

krye më krye tue bisedue,

hollë e gjatë e ka qortue,

si me u sjellë e si me u mprue,

për m'e là Vraninën n'gjak.

E si vesht janë marrë me fjalë, (370)

 

Knjazi n'bukë atè e ka ndalë,

edhe falë i ka do pare;

e i ka falë nji "xheverdare",

krejt n'argjand kondakun ngrì,

mos m'e gjetë shoqja n'Mal t'Zi: (375)

 

m'e drashtë vjerrun në sërgjì,

jo mà n'krah të nji luftarit,

jo mà n'krah t'Vulo Serdarit,

qi isht' me brè hekur me dhambë!

Atëherë Vulja àsht çue në kambë: (380)

 

ka bà Knjazit "tungjatjeta",

edh' àsht nisë malit përpjeta,

udhës me mend ai tue përblue,

si Vraninën me shkretnue,

Knjazi ashtu si e kisht' qortue. (385)



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora