E diele, 28.04.2024, 11:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Rolet e paharruara të Al Pacinos

E marte, 22.03.2011, 08:57 PM


Rolet e paharruara të Al Pacinos

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Njëri ndër aktorët i cili bëri bujë nëpër botë, është padyshim aktori i madh Alfredo James Pacino, i njohur si Al Pacino, është lindur në New York më 25 prill 1940. Kur ishte dy vjeç, prindërit i divorcohen dhe Pacino i vogël jeton me të ëmën tek gjyshërit.

 

Gjyshi dhe gjyshja e tij ishin me prejardhje nga qyteti Corleon i Sicilisë. Në filmin “The Godfather” (Kumbara), Pacino interpreton rolin e Michael Corleones, një djaloshi pikërisht nga ky qytet. Qysh si fëmijë, Pacino imitonte aktorë të njohur. Në shkollë luante në shfaqje dhe paraqitej në audicione të ndryshme. Në vitin 1966 u pranua në “Actor’s Studio” dhe fitoi një rol në dramën “The Indian Wants the Bronx”. Për këtë rol, ai u shpërblyer me çmimin “Tony”. Pas rolit në shfaqjen “Rats” (1970), i kthehet filmit. Në filmin “Panic in Needle Park”, Pacino luan një diler droge. Viti i ardhshëm ishte me fat për aktorin, ngase ai luan në filmin e famshëm “The Godfather”. Ky film ia ndryshoi atij jetën.

 

Për rolin e Michael Corleones kanë konkurruar aktorë si Robert Redford, Warren Beatty, Jack Nicholson, Ryan O'Neal dhe Robert De Niro, mirëpo regjisori Frencis Ford Coppola zgjodhi të riun Pacino, të cilin nuk e pëlqente askush në “Actor’s Studio”.

 

Gjatë xhirimit, Pacino frikësohej shumë se mos po dështon. Por, nuk ndodhi kështu. Ai luajti aq mirë, sa që u nominua për çmimin “Oscar”.

 

Pacino luan në tri pjesët e filmit “The Good father”. Për pjesën e tretë, ai kërkoi 7 milionë dollarë. Kjo e zemëroi shumë regjisorin Coppola, sa që ai nisi të shkruajë një skenar të ri, i cili fillonte me varrimin e Michael Corleones. Kur e mori vesh këtë, Pacino pranoi të luajë për 5 milionë.

 

Në vazhdimin e karrierës, ai nuk refuzonte role që paguheshin mirë. Për filmin “Revolution” (1985) mori kritika negative. Kjo bëri që ai të tërhiqej dhe të provonte të bëjë vetë regji filmi. Xhiroi filmin “The Local Stigmatic”, i cili asnjëherë nuk u shfaq publikisht.

 

 Filmat më të njohur të tij janë “Tom Dobb Scarface” (1983), “Cruising” (1980), “And Justice for All (1979)”, “The Goodfather ”, “The Panic in Needle Park Bobby Deerfield” (1977), etj...

 

Michael Corlone, roli i Pacinos në filmin “The Goodfather I” na paraqitet si një djalosh i mirë, simpatik, nxënës i mirë, i mençur edhe qyqar...që nuk ka dëshirë ti përzien duart në asgjë që ka lidhje më biznesin e babait të tij, nuk është ndonjë personi cili netët i kalon me femra, zhytet në botën e femrës sikurse vëllai i tij në film Santiono, thjesht është një person qyqar nën përkujdesjen e familjes dhe të shoqërisë së ngushtë.

 

Ndërkaq, në pjesën e dytë të këtij filmi, Michael Corleone na vjen si një njëri gjenial, i ftohët dhe tepër vizionar... një njëri me plane të qarta, edhe me një qëndrim stabil tamam si një  “DON”...  këtë pjesë Michael e krijon kur nis ti ndihmon babait të vet, dhe shpallet DON i vërtet. kulminacionet e kësaj pjese të Pacinos janë; urdhri i cili jepet për ti ekzekutuar katër kokat e familjeve tjera të mëdha si: (Coneo, Barzini,Tattaglia,Strachi), me ekzekutimin e tyre, ai merr në dorë shumë gjëra. Ndërkaq, një problem tjetër tejet i madh është kur, Pacino urdhërohet të vret Fredon,gjë që e bënë, më plotë ftohtësi, ku ne si shikues vërejmë që në asnjë moment ai nuk dridhet, por këmbëngul në veprën që e bënë. Kjo skenë është tejet legjendare dhe mjaftë psikologjike. Dy skenat, si ajo e para ku Michale bëhet kumbar i nipit të vet dhe para priftit pranon obligimet e veta ndaj zotit, kurse në anën tjetër të filmit ai pret kokat e DON-ve tjerë, këtu na del një personazh i prirë për vrasje dhe i prirë për ti kryer obligimet humane të familjes, në të dyja raste Pacino shkëlqen me aktrimin e tij, dhe transformimet janë tejet profesionale.

 

Ndërkaq, në pjesën e tretë të filmit, Pacino na vjen si një personazh i vjetër, i mençur dhe i ftohët ndaj jetës, është tejet familjar, mendon për fëmijët e tij dhe nipat, në fund të kësaj pjese ai dështon në shumë gjëra ku edhe përjeton vdekjen e vajzës së vet, dhe regjisori, e bënë më tërheqëse edhe vdekjen e Pacinos, të cilin e fut në mjerim, dhe në si shikues përjetojmë momente dhimbje mjaftë të rënda, por e tërë magjia e kësaj është në aktrimin e Pacinos.

 

Ndërkaq, në filmin “Scarface”, aktori Pacino interpreton një personazh me emrin Toni Montana, një gangster të pavdekshëm, një person i cili vret çdo gjë, nuk e njeh frikën, përballet me çdo sfidë, arrin dukshëm qëllimet e veta, me dhunë, plaçkitës i madh e i pa trembur. Pacino në këtë film, gangsterin e kokainës e kthen në një simbol ekstrem të kapitalizmit të viteve ’80, sido që të jetë, rolin e Montanës e realizon për mrekulli. Si në aspektin emocional, psikologjik dhe fizik, Pacino arrin nëpërmjet skenave mizore të rënda, të na bëjë për vete, loja kryesore e tij është e fokusuar nëpërmjet syve të tij, aty është e vërteta e këtij personazhi të ashpër, por në disa raste ai edhe shfaq xhelozinë e flaktë ndaj motrës së tij, këtë gjë ai më së miri e shpreh në fund të filmit. Tinëzisht e zë motrën e tij duke shkuar me shokun e tij të ngushtë, kjo gjë e zemëron ashpër Pacinon, vret shokun e jetës, xhelozia e tij është tejet e thellë, dhe këtë e dëshmon me vrasje. Momenti më absurd i filmit është kur në zyrën e tij, shfaqet motra, Pacino i zhytur thellësisht në drogë, shikon me dashuri motrën, me një dashuri të dy çifteve, dhe përnjëherë futen, mafiozet ku edhe vrasin motrën e Pacinos. Andaj, na vazhdimësi, Pacino përballet me mafiozët, dhe nëpërmjet betejës ai na shpreh qëndrueshmërinë e tij fisnike të një personi tejet guximtar, i cili futet në breshërinë e plumbave, madje edhe duke qeshur, kjo skenë është tejet e thellë dhe psikologjike.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora