E shtune, 27.04.2024, 06:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Gazi Buxheli: Lopa pa gojë

E marte, 22.03.2011, 08:09 PM


Gazi Buxheli

 

LOPA  PA  GOJE

 

(Tregim)                        

 

     Nevrus Xhallari, tregimin për ndodhinë me lopën e bashkfshatarit të tij Dervish Aliu, e filloi duke shkuar në Indinë e largët , kur tha: - adhurimi, deri në fetshizim, i lopës në Indi nuk është  thjesht një trashëgimi fetare. Deri para pak kohësh edhe unë kam menduar se kjo veçori e Indisë ndaj lopës ka qënë  një trashëgimi zakonore e ardhur nga thellësistë e kohrave, por ndodhia, apo më sakt fati tragjik i lopës së Dervish Aliut, më çoi në mendimin, apo bindjen se fetishizimi i lopes në atë vend nuk është pasojë e një primitivizmi pagan, apo para pagan, por dhunti e ardhur nga brendësitë e padukshme të saj…Në një far kuptimi, në atë vend, lopa i është imponuar njeriut.

    Skepticizmi ndaj thënieve të Nevruzit tek dëgjuesite tij ishte i dukshëm: një kafhsë t’iu imponohet njerëzve?! Gjithësesi në heshtjen prisnin qartësimin e pakuptimësisë  së asaj që po dëgjonin.  - Përmbysja, theu heshtjen Nevruzi, erdhi atë ditë kur Unë u përlota pas fatit tragjik ta asaj lope. Për të dal mbi mosbesimin dhe skepticimin e dëgjuesve vazhdoi bisedën duke dal në krahmarrje të vëmendjes së tyre:- ajo çka do t’iu tregoj ngjason me sajesën, ngjason si e ngarkuar me hamendje e kotësira, në kufijtë e një prralle. Ajo ngjason me veprime shpirtërore njerëzore të implementuara në një kafshë, çka e bën edhe më të pabesueshme, ndërkohë që fundi asaj ndodhie i rrëzon të gjitha këto dhe njëherësh jep edhe shpjegimin e nigmës së fatishizimit të lopës në Indi.

…………………………….

 

  Ndodhia nis atë ditë kur Dërvish Aliu, njerën nga të dy lopët që kish e mbajti në Haur e nuk e dërgoi për kullotë bashk me lopën tjetë. Po afronte një ditë feste dhe kish menduar që ta therte  për t’iu shitur  bashfshatarve mish, me çmim edhe më të lir. Urdhëroi të birin :

   - Shko, merre lopën dhe çoje tek vendi i therjes! Kthimi i të birit ishte shqetsues:

   - Baba , lopa nuk është në kasolle! Dera e kasolles nuk është hapur nga dorë njeriu, por është shtyrë nga jasht dhe është shkallmuar! Bariu i fshatit sqaroi se çkish ngjarë: lopa e dytë ish shkëputur nga tufa, kish shkuar drejt shtëpisë dhe pas pak ishte kthyer bashk me lopën e caktuar për therje.

  - Siç duket ka dashur të shpëtoj shoqen e saj nga thika e jote, bëri shaka bariu. I nervozuar Dervishi nuk iu përgjigj. Mori lopën dhe shkoi tek vendi i therjes.

 

…………………………….

 

   - Rituali i vajtesës së lopëve  ishte tronditës: ato, të heshtura u grumbulluan rreth vendit të gjakosur, ku ishte therur shoqia e tyre.Me tinguj të ulët, të zgjatur, vajtues ato afronin kokën shumë pranë sipërfaqes së gjakosur. Pas pak filluan të largoheshin po ashtu siç edhe erdhën, ngadal, të qeta, të heshtura. E fundit nga vendtherja u largua lopa e dytë e Dervishit…Unë, vazhdoi  Nevruzi, përshkrimin e atij rituali, pash lotë që ranë nga sytë e asaj lope. I mbërthyer pas të pazakonshmes, vonë vura re se edhe sytë e mi ishin përlotur…

   Përmasat e ndodhisë morën më vonë ngjyra të një veprim me  natyrë njerëzore: të nesërmen e therjes , lopa e dytë e Dervishit u zhduk. E kërkuan gjatë, në pyll, pas kodrinës dhe në livadhet matanë fshatit. Asnjë shënjë… Vetëm pas tre ditësh e gjetën në qoshen e thellinës së lumi të mbytur.

  Nga e tërë ndodhia vetëm diçka nuk u muar vesh: shkoi e u mbyt vetë, apo rrëshqiti duke kullotur, e vetmuar, në njomishten buzë lumit?!

 

………………………….

 

  - E vetmia gjë që më trishton në tërë ndodhinë, që iu tregova,  është pabesueshmëria e jua. Por ndoshta keni të drejtë: ne njerëizt jetojmë me ndjesinë e të qënit unikal dhe mbase kjo vetëm se dimë të flasim, përfundoi Nevruzi, tregimin, që dëgjuesve  iu solli një lloj mendsie  mbase reflektuese…

 

Mars / 2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora