E diele, 28.04.2024, 12:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XX)

E diele, 20.03.2011, 08:58 PM


Nga skëterra përmes luftës në krenari (XX)

 

Nga Mejdi Asllani

 

Si gjithëhera gjatë historisë, edhe robëria i ka nuancat e veta. Robëria e viteve l981-l999. ishte më e errëta që nga 1950. ta. Tani burgosjet, gjykimet me dënime drakonike, vrasjet në qytete e fshatra, vrasjet në ushtri të djemve shqiptar të ndodhur në shërbim, kundër dëshirës. Vrasjet e ndonjë grupi të organizuar si që ishin grupi i Afrim Zhitijës dhe Fahri Fazliut, pastaj grupi i Regjep Malës, Nuhi Berishës dhe Arrestimi i Kadri Osmanit dhe vëllezërve Veseli (Sejdës, Shemit dhe Rahmonit). Arrestimi i grupit të Halil Alidemit me mikun e tij regjisorin Ekrem Kryeziun, pastaj Grupit të Zajmë Berishës me bashkëveprimtarët Hajzer Hajzerit, Zahadin Shemsedinit e të tjerë të cilët vepronin si Ministri e mbrojtjes, të formuar nga Qeveria e Bukoshit në kuadër të LDK-ës.

Ndërhyrjet nëpër shtëpia e familje Shqiptare, me pretekst të kërkimit të armëve. E që përfundonin me tortura të mdhaja e në disa raste edhe me vrasjen e ndonjë anëtari të familjes. Të gjitha këto si dhe tërheqja e udhëheqjes së Lëvizjes në ilegalitet të thellë. Një pjesë e popullit, gjithëherë e më fort mbushej me mllef. Kurse pjesën tjetër e ngulfaste pasiguria dhe frika. Mezi pritshin të del në pah ndonjë strukturë e organizuar dhe të i bashkëngjitën. Sepse kështu si ishte, njerëzit këtu në Kosovë ndiheshin si pa kokë. 1990. u organizua Fronti i rezistencës, me në krye Mentor Kaqin, Abdyl Krasniqin, Afrim Kryeziun, Fatos Aliun e të tjerë, pjesëtar i këtij organizimi isha edhe unë. Pas arrestimit të nëntë pjesëtarëve të kryesisë së Frontit mbi Deçan, duke u kthyer nga Shqipëria në mënyrë ilegale. Filluan edhe burgoset singjirrore të antarëve dhe arriti gjer në Mitrovicë. Për fat aty u shkëput zingjiri. Kështu që pas një kohe të shkurtër filloi përsëri aktiviteti i kësaj organizate. Por për fat të keq edhe kjo u zbulua shpejt dhe filluan burgoset edhe ma të mdhaja numerikisht të antarëve të Frontit. Kjo ndikoi që kjo organizatë ti ndërpres aktivitetet e veta. Shumë anëtar të sajë morën botën në sy. Dikush në Shqipëri e disa edhe në Irlandë e gjithkund nëpër Evropë.

 

                                             XXXIII

 

Në vitin 1988, filluan të popullarizohen tjerë individ, për aktivitetet e tyre, e që nuk i përkisnin Lëvizjes. Ndër më të popullarizuarit ishin: prof. Ibrahim Rugova, DR. Regjep Qosja dhe prof Dr. Agim Vinca. Përsëri shpërthyen demonstratat e 1989. edhe këto, për kah masiviteti ishin po thuaj edhe më masive, se ato të 81. shit. Por edhe për kah efekti politik ishin në nivel më të lartë, sepse gjatë dhunës për shuarjen e tyre. Regjimi i Millosheviqit bëri një gabim, me që mediave ndërkombëtare ua ndaloi hyrjen në Prishtinë. Kështu që bota u trazua, duke mos ditë se çfarë është duke ndodhur në qytetet e Kosovës. Me popullatën civile. Të gjitha qendrat informative të rruzullit tokësor, raportonin sipas supozimeve dhe u vunë në krah të popullit të Kosovës.

Periudha l981-97. ishte e ngarkuar me politikë aq të ndërlikuar sa që unë hezitoj të jap ndonjë shpjegim analitik për zhvillimin e ngjarjeve dramatike në arenën e politikës ndërkombëtare, po as të asaj politike që është zhvilluar në Kosovë, para syve tanë. Megjithatë unë po i japë të drejtë vetit të përshkruaj rrjedhën e ngjarjeve sipërfaqësisht, për të cilat kam qenë dëshmitar okular.

 Megjithatë, ky do të jetë vetëm një supozim i imi, ashtu si dhe shumë supozime tjera si i kanë dhënë para dhe do të jepen pas meje, e që nuk ia kanë qëlluar as për së afërmi. Në politikën globale të fuqive të Mëdha, e vërteta është në dy kopje: njërën kopje e mbajnë në sirtarët e veta të mbyllura hermetikisht, politikëbërsit nga agjenturat e mëdha botërore. Ndërsa kopjen tjetër, zbatuesit e marrin me vete në varrezat e tyre. Megjithatë, për të vërtetën, do të dihet vetëm atëherë kur pentagoni ti hapë dosjet si të skaduar, për secilin, atëherë do të dihet se kush ka qenë kush, dhe në shërbim të kujt. Përndryshe disa analist politik dhe historian, bien qesharak duke u munduar të i shpjegojnë veprimet e liderëve të caktuar, pa pasur idenë se nga dirigjohej ajo politikë dhe cili ishte qëllimi përfundimtar.

Në këtë periudhë, politika globaliste Evroperëndimore arriti sukseset më të mëdha në historikun e pasluftës së dytë botërore. U shpartallua Bashkimi sovjetik. Një imperatori pesëqind vjeçare, në krye të së cilës ishte Gorbaqovi e pastaj Jelcini. Bashkimi sovjetik gjer më këtë kohë, llogaritej si fuqia e dytë e nga njëherë edhe e para për sa i përket forcës ushtarako- bërthamore. Shikuar me sy të thjeshtë, Gorbaqovi i bëri tri gafe, me të cilat e ndihmoi shpartallimin e Bashkimit sovjetik, i pari ishte: Kur i dërgoi forcat ushtarake në Afganistan, gjoja sipas thirrjes së dikujt nga brenda Afganistanit. Ky intervenim ushtarak i pa nevojshëm, në opinionin botërorë konsiderohej si okupim i një shteti sovran. Populli Afgan, nuk qëndroi duar kryq por u ngrit për ti dëbuar Rusët nga shteti i tyre. Amerikanët i armatosën Talebanet me armatim klasik, por modern. Kur trupat Ruse u gjendën në situatë të tmerrshme nga trysnia e forcave çlirimtare Afgane. Gorbaqovi ua ndërpreu furnizimin logjistik, si dhe në dërgimin e forcave ushtarake shtesë. Por edhe në tërheqjen e tyre nuk bëri shumë. Kështu që në ushtrinë Sovjetike u krijua një zhgënjim i madh. Pastaj, kur në “Sheshin e kuq” të Moskës ateroj një aeroplan civil pa lejen e askujt. Gorbaqovi i shkarkoi nga shërbimi ushtarak dhjetëra Gjeneral të Armatës Sovjetike. Dhe i treti gabim ishte kur doli me reformë në politiken sovjetike, të quajtur “Perestrojka” Për të cilën në momentin kur është marrë lajmi se kaloi në kongresin Sovjetik, në pentagon janë hedhë kapelat në ajër në shenjë fitoreje. Si dhe shumë gabime tjera gjatë negociatave për çarmatim bërthamor. Të bëra me Bushin e parë dhe Reganin. Këto gafe politike janë bërë pahiri apo me qëllim do të shihet më vonë kur të hapen Dosjet sekrete.

Tani Bashkimi sovjetik me një ushtri të zhgënjyer dhe me një ekonomi në kolaps, nuk ishte më ajo fuqi, e cila çdo lëvizje të ndo një shteti për pavarësi. E shtypte me tanke dhe me gjak, si p.sh. Hungarinë, Çekosllovakinë, Poloninë e etj. Për çdo shërbim apo lëshim penj si do ta bënte, merrte miliarda dollar nga perëndimi. Kështu që pa gjakderdhje filluan të pavarësohen shtetet si që ishin: Lituania, Mauritania Moldavia, Çekosllovakia, Polonia në perëndim. Kurse në lindje të bashkimit Sovjetik Azerbejgjani, Abhazia, Kazakistani e etj.

Të njëjtin mision e kryente edhe Sllobodan Millosheviqi në Jugosllavi. E njohur si  aleati më besnik të Bashkimit sovjetik. Kjo ishte shkurtimisht për Z. Gorbaqovin në Bashkimin sovjetik dhe Sllobodan Millosheviqin në Jugosllavi.

 Ndërsa për Kosovën dhe Prof Dr. Ibrahim Rugovën, periudha 1990-98, mundë të quhet lirisht, epoka “Rugovjane”. Meqenëse në këtë periudhë Rugova ishte person i pa kontestueshëm, shumicën dërmuese të popullit e kishte pas veti. Planet dhe udhëzimet e tija zbatoheshin pa kundërthënie për brenda Kosovës,

Në ndërkohë në një mbledhje të Komitetit qendror të Jugosllavisë. U vendos të dilet nga sistemi monist dhe të lejohen formimi i partive tjera demokratike. Të cilat nuk do të kishin kurrfarë efekti, nën sistemin diktatorial të Millosheviqit dhe klikës së tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora