E diele, 28.04.2024, 12:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Mark Paloka: Tinguj ne agim

E marte, 22.03.2011, 06:53 PM


Mark Paloka

 

Tinguj ne agim 

 

Nuk kam qka me humb

E si ju s’du me ken.

Jo. S’du me i l’shu epshet me l’kun

Dashnin qe po len

At’ ma t’amblen, qe n’zemer gufon

 

Nuk du, djajve me i’u ik

As me i lavdu miqt e zhveshun

Jo. As vullnetin me ba frike

Por as mos me fjet i deshun

Se edhe trimi shpesh nuk guxon

 

Po njikjo flake q’i n’mue asht’ kall

Qe m’ban valltar edhe n’vetmi

Kjo hyjnore, qe i rri perball

E as emrin nuk ja di

Asht dashni e shkue dashnis

 

Her’ m’ban lepur, her’ ari

Loz me mue’ e nuk m’ban dame’

Veq ma’s shumti m’ban Njeri

Perendi, qe nuk ka t’shame

M’ban poetin e marr’zis



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora