Kulturë
Rrustem Geci: Homeri i Llukarit
E merkure, 23.03.2011, 08:51 PM
H O M E R I I L L U K A R I T
Nga Rrustem Geci -
Në Heilbronn të Gjermanisë u promovua libri i Ali Sh.Berishës, „Gallapi i Prishtinës“. Aliu Sh. Berisha u Lind në Llukar të Prishtinës në vitin1949. Mësimet e para Aliu i mori në vendlindje, ndërsa gjimnazin, dhe Fakultetin – Dega Letërsi dhe gjuhë shqipe i kreu në Prishtinë. Jeta shkruan romane më thotë Aliu. Nën pushtetin serb çdo gjë ishte e rëndë. Pas studimeve, Aliu punësohet në Normalen e Prishtinës, e mëpastaj, në TVP, në QIK, dhe arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën fillore „Zenel Hajdini“ të Prishtinës. Mirëpo, pas mbylljes së RTP-së, Ali Sh. Berisha mërgon në Gjermani, dhe jeton në një lagje të qytetit në librin „Gallapi është mjaft i theksuar. Shembujt e trimërisë të familjeve patriotike shqiptare janë të panumërta. Duke e lexuar librin „Gallapi“ unë e kuptova se trimat tanë mbroheshin me himnin „se edhe jetën edhe vdekjen i kemi bashkë“. Jo njëherë, por disa herë luftëtarëve tanë plumbi ua ka ndërprerë ëndrrat, shkruan shkrimtari, Ali Sh.Berisha. Në librin „Gallapi“ si askund tjetër shprehet qëndresa e popullit tonë për të qeverisur vendin vet, dhe për t´i shijuar të mirat e lirisë. Në këto vetëtima të marsit shqiptar, lufta e Gallapit ishte e domosdoshme për të mbijetuar nga shuarja dhe asimilimi. Libri „Gallapi“ i Ali Sh. Berishës, është një libër kolos në llojin e monografive. Në këtë libër autori Ali Sh.Berisha, ka shkruar mbi 4 mijë faqe tekst dokumentaro- historiko- letrar. Libri është i ndarë në 8 pjesë. Në rrethanat çfarë gjindemi, libri „Gallapi“ nuk ishte i lehtë për t´u shkruar. Gjithë ato ngjarje, data e përjetime duheshin të merreshin në trajtim nga autori.. Ky hymën një shekullor i Kosovës asnjëherë nuk është pluhrosur. Kosova në çfardo rrethana di t´i dalë zot tokës së vet. Në këtë temë do thosha homerike, autori Berisha, ka 20 vjet që rri i pagjumë, mbi plagët e shekullit që lamë pas. Heronjtë e Gallapit ishin njerëz të thjeshtë, ku gra e burra ishin të heroizuar. Këngët e kreshnikëve, ligjëratat e odave, këngët e dasmave, dhe festat kombëtare ishin shkolla e mendimit ku nuk thyhej dot Gallapi. Njeri, shkruan Ali Sh. Berisha, mos iu frigo të vërtetës, adhuroje atë, mos i beso pa e ditur saktë, por të vërtetën duaje, dhe nga ajo mëso. Kjo thirrje e Ali Sh. Berishës, për një këthjellim të vetëdijes, se asnjë pikë gjaku për liri s´guxon të humbet, tregon përkushtimin patriotik të autorit. Në monografinë e Ali Sh. Berishës, „Gallapi“, lexuesi ynë mund të njihet më për së afërmi për gjoksmadhen e Prishtinës, për njerëzit e saj kryengritës, për vuajtjet e pashembullta të malsorve tanë, për heroizmin e organizuar qytetar e familjar. Pra lexojeni librin „Gallapi 4“ të Ali Sh. Berishës, këtij Homeri nga Llukari, për të mësuar një pjesë të historisë sonë qytetare. Urime autorit Ali Sh. Berisha, për këtë kolanë librash për Gallapin.