E shtune, 27.04.2024, 09:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Ndahet nga jeta aktorja e madhe, Elizabeth Taylor

E merkure, 23.03.2011, 08:57 PM


Ndahet nga jeta një nga aktoret e njohura të kinematografisë amerikane në moshën 79-vjeçare Elizabet Taylor.

 

Taylor ndërroi jetë në një spital të Los Anxhelosit. Aktorja bukuroshe e viteve ‘60-’70 Elisabet Taylor, ka qenë shtruar në spital prej disa ditësh në mënyrë urgjente pas simptomave të një para infarkti i cili i mori jetën.

 

Po atë ditë që Taylor u shtrua në spital.

 

Mësohet se aktorja, duhet të ishte në Nju Jork për të marrë një çmim mirënjohjeje për aktivitetin e saj në luftën kundër HIV/Aids, por mungoi në eveniment.

 

Ishte Elton John ai që tërhoqi çmimin në emrin e saj. Elizabeth është fitues e dy çmimeve Oskar dhe disa nominimeve të tjera për çmimin e aktores më të mirë protagoniste.

 

Aktorja ka lindur në Londër më 27 shkurt, 1932.

 

Familja e saj u zhvendos në Los Anxhelos.

 

Një mik i familjes vënë re bukurinë e Elizabeth dhe sugjeroi qe ajo do të merrte pjese për një test ekrani.

 

Drejtuesit e testit u impresionuan nga bukuria e saj dhe kështu nënshkruan një kontratë. përpjekjet e saj të parë në ekran ka qenë në vitin 1942.

 

Dhe më pas, ka interpretuar në shumë filma ku ka spikatur për forcën e interpretimit dhe për bukurinë mahnitëse.

 

TV Klan

 

______

 

E Premte, 10-12-2010, 09:58pm (GMT)

ELIZABET TEJLLOR/1932

 

OSKAR PËR VEPËR JETËSORE

 

Nga Halit Bogaj

 

Njëra ndër legjendat më madhështore dhe më poliedrike e filmit amerikan, pa dyshim është edhe ikona Elizabet Tejllor, me emrin e së cilës është e lidhur edhe njëra ndër epokat më të lavdishme të kinematografisë.

Elizabet Tejllor krijoi role shumë të  fuqishme që nga fëmijëria e saj, duke u treguar si një talente e veçantë edhe në atë moshë të hershme.Ishte e njohur edhe për bukurinë e rrallë dhe karakteristike të cilën ia kishte dhuruar natyra .Me sharmin të cilin e posedonte, përvetësonte me miliona shikues nga mbarë bota .Çdo kush që dëgjonte për emrin e saj të popullarizuar dhe që i shikonte filmat monumentalë në të cilët aktronte, e dinte se Elizabet Tejllor ishte madhështore në çdo drejtim .Duke qenë një Mbretëreshë e vërtetë filmore për disa dekada, ajo arrinte suksese të shumta, duke krijuar role të ndieshme dhe fenomenale.Roli i saj i parë i madh, me të cilin mori çmimin Oskar, ishte në  filmin dramatic dhe të paharruar”Vendi nën diell”.Filmi ishte I realizuar sipas veprës “Një tragjedi amerikane”të Teodor Drajzerit në të cilin  shkëlqeu bashkë me Montgomeri Kliftin  e popullarizuar.Në ato vite të hershme/kur I kishte vetëm 23 vjet/ bëhet e pavdekshme edhe me filmin  Gjiganti”/1956/.”Vendi nën diell”dhe”Gjiganti” janë filmat e saj më të ndritur dhe të realizuar në një moshë aq të re.Që të dy këta filma ishin të dirigjuar nga veterani Xhorxh Stivens i cili krijoi edhe disa nga veprat monumentale,në mesin e të cilave bën pjesë edhe uesterni klasik”Shejn”  me aktorët: Allen Lad, Van Heflin dhe Brandon De Uajld në frolet kryesore.

Pas këtyre filmave, por edhe  disa veprave të tjera spektakulare kinematografke, siç ishte edhe ”Ajvanho”,me Robert Tejllorin në rolin kryesor, Liz Tejllor  shtegëton rrugëve të saj më të lavdishme të botës filmore, duke u bërë edhe ylli më i kërkuar i gjinsë femërore. Në vitin 196o realizon filmin tjetër monumental”Baterfllajd 8” me të cilin fiton çmimin e dytë Oskar, ku luan bashkë me aktorin e shquar – Lorens Harvej.Të gjithë ata që e kanë  shikuar filmin në fjalë e dinë fare mirë se Liz Tejllor e meritoi çmimin e lartë Oskar ngase roli i saj ishte vërtet kulminant dhe i interpretuar me një invencion të madh dhe origjinalitet të paparë..Menjëherë pas  këtij filmi, Liz realizonte edhe role të tjera, në mesin e të cilave ishte edhe filmi” Refleksionet në syrin e artë’ që ishte një dështim i madh ,jo vetëm për Elizabet Tejllorin por edhe për aktorin – Marlon Brando i cili realizoi një rol të urrejtur për të gjithë adhuruesit e filmave të tij    shumtë.Brando në film luan një homoseksual, kurse Elizabet Tejllor gruanë e tij që ka një lidhje me një ushtar amerikan.

Pason filmi i saj grandioz”Kleopatra”/1963/i shpërblyer me 3 çmime oskarë ,i cili ka mbetur njëra ndër kryeveprat më të  fuqishme spektakulare dhe historike e të gjitha kohrave.Filmi e ngrit aktoren në lartësi edhe më të mëdha ngase shkëlqen në mënyrë brialante/ sikur të ishte vetë Kleopatra – Mbretëresha e vërtetë e Egjiptit/.Roli i saj na ka mbetur në kujtesë të përhershme si njëra ndër të arriturat më të fuqishme të mbarë kinematografisë amerikane.,ku diva e madhe jepte gjithëçka nga vetja.Në filmin e përmendur, Elizabet Tejllor shkëlqen bashkë me aktorët :Reks Harison/Jul Qesari/ dhe Riçard Barton/Mark Antoni/ me të cilët ndau një pjesë të madhe të famës së saj të përjetshme.Se sa ishte e afërt me Riçard Bartonin, tregon edhe lidhja e saj e mëtejme martesore me të cilin kalon një pjesë të gjatë të jetës deri në vdekjen e tij të parakohshme, në një moshë kur mund të  na dhuronte akoma role të fuqishme.N ë këtë drejtim, duhet theksuar edhe faktin se sa  herë që e kujtojmë aktoren e shquar – Liz Tejllor – i kujtojmë edhe dashuritë e saj të shumta me  disa burra  për të cilët ishte e martuar,në mesin e të cilëve bënte pjesë edhe këngëtari dhe aktori i shquar – Edi Fisher.

Gjatë karierës së saj të lavdishme janë të njohur edhe filmat:”Ceremoniali i fshehtë”/me Robert Miçamin/, ”Macja mbi kulmin me llamarinë të nxehtë” me Pol Njumenin, ”Kush i frikësohet Virxhinia Vulfit”, ”Tigresha e zbutur”dhe”Netët Iguane”me Riçard Bartonin, ”Staza e elefantëve” me Piter Finçin, “Veriu dhe Jugu” me Patrik Suejzin dhe Robert Miçamin.dhe me aktorë të tjerë të shquar siç ishin edhe Rok Hadson dhe Xhejms Din nga filmi ”Gjiganti”.

Liz Tejllor kishte prirje të jashtëzakonshme për role të fuqishme dramatike,emocionale dhe historike dhe thuasje të gjithë filmat e saj kanë tematika të tilla.Liz Tejllor ishte e shpërblyer disa herë me çmimin  oskar,por edhe me Shpërblimin – Oskar për vepër jetësore, me të cilin ishin shpërblyer edhe aktorë të tjerë amerikanë si;Henri Fonda, Orson Uells, Xhejms Kegni, Ketrin Hepbern, Bet Dejvis dhe shumë të tjerë nga bota e filmit amerikan.



(Vota: 8 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora