E diele, 28.04.2024, 12:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Katerinë, hape derën!

E enjte, 24.03.2011, 03:58 PM


Katerinë, hape derën!*

 

(poezi për 70-vjetorin e Murat  Gecit )

 

Nga Përparim Hysi 

 

Katerinë,hape derën

Se kam ardhur që nga larg

Dua të takoj Murat Gecën

Për ditëlindjen,ta përqaf !

 

Ka ditëlindjen miku im

Ka ditëlindjen,sot,Murati!

Aty është,tash,shpirti im

Tek Murati,Fjalëmjalti.

 

Ka ditëlindjen,sot,Babushi

Ky njeri që është fisnik

Ky"rioshi",zëmërprushi

Po vallë,kë nuk ka mik?

 

E ka zëmrën oqean

I thjeshtë si asnjeri

Për çdo dhimbje zë e qan

Zëmërdhëmbshur si asnji.

 

Sot bëhet 70-vjeç

Për atë:janë fare pak!

E uroj:plot 100-vjeç!

Jam aty,sado  që jam larg.

 

Jam  aty...(mos vetëm unë?!)

Vargu i miqëve-lumë i gjatë!

Miqtë e tij?Janë  shumë...shumë

Zëmër e gojë i ka-mjaltë.

 

Gazetar e publicist

Dhe ka gradë si profesor!

Po  ku ka më altruist

Është "ushtar" në auditor.

 

Si kalliri plot me bukë

Kurrë s'e mbajti kokën lart

Jo një tjetër,nuk gjeni;nuk

Murat Geci-Mëndjeartë!

 

Hape derën,Katerinë!

Se po vijnë plot miq e shokë

Mbushur shtëpia me gëzim

Unë e kthej një godë plot!

 

Sado larg,po jam aty

Tek shtëpia mbushur gaz

Me Muratin godën pi

Sot që është 23 mars.

 

*Katerina-bashkëshortja e Muratit.

 

23 mars    2011

 

______________

 

 

Poezi   lirike   

 

( cikël )

 

Nga Përparim       Hysi

 

 

1.Kur...

 

Kur vë duarët mbi gjoksin tënd

Më duket sikur kam pushtuar botën

Se ajo mbresë vjen e më çmënd

Aq sa në mur,gati,përplas kokën.

 

 

Më dukej se  me duar mbaja zjarre

Dhe mbi këto"zjarre" ngrohja duarët

Kam malle,për atë gjoks,kam malle

Zë i kërkoj dhe gati të zihem dhe me djajtë...

 

 

2.Mos më thoni

 

 

Mos më thoni që një vajzë mituri

Nuk i ngjan një peme në lulëzim

E shoh tek  hedh shtat;pa rritet i saj gji

Dhe më fut në pandehma,sa shkoj në vidhimë.

 

 

Dua që trupin e brishtë t'ia shkërrmoq

Dhe gjirin që rritet t'ia ledhatoj

As ndodh me pemën kështu kur u poq

Ma gjeni njerinë që t'më kundërshtoj?!!!

 

 

3.Jam

 

 

Ende,më duket,se jam siç kam qenë

Një lis që i bëj ballë:erës dhe stuhisë

Por fëshfërima e një fustani më bën dëm

Se nuk i bëj ballë unë dashurisë.

 

 

Se tek fryn lehtë e lehtë një fllad pranvere

Që tund kreshtat prej luani të një lisi

Kështu u bëra dhe unë kësaj here:

-Nuk ndryshoka lehtë,Përparim  Hysi!

 

 

4.Dhe...

 

 

Dhe,po më the:-Nguroso!

Natyrisht që do të ngurosem.

Dhe,po më the:-vdis!

Natyrisht,që do të vdes.

 

 

Se e di mirë:

Vijnë e më ngjallin dy sytë e tu të zesë.

 

 

5.Pa titull

 

 

Mbi ballin  e bukur:dy krela të  zeza

Si të jesh një flutur,me ngjyrat e ndezura

 

 

Trupi yt i derdhur,"bërë" me porosi

Po gjiri i derdhur,pse më fton të"pi?!"

 

 

Ta  pi që të ngopem,se aq jam i etur

Pastaj me ty"rrokem",po pse bie i "vdekur?!"

 

 

Unë rashë i "vdekur",por ti mbete "mekur"

Pa më dhe"ilaçin" që ngjallë dhe të vdekur.

 

 

6.TI

 

 

Ti je e freskët si një lule në ujë

Dhe,kur qesh,të heq vite nga supet

Kushdo që të sheh,bëhet pak rrëmujë

Se nuk  ka si i mban dëshirat a vrullet.

 

 

Ti je si një lule e veçantë

Një lule si ti,nuk rri dot në saksi.

Unë,s'do mend,bëhem alarmant

Sa herë që ty unë të shoh me sy.

 

 

Ti sikur ke ardhur nga një planet tjetër

Këtë e thotë kushdo që të shikon

Vallë,kam faj unë që jam i vjetër

Që pas një  luleje,mëndja më harbon.

 

 

7.Një kapitje shoh

 

Hedh sytë dhe tek ti shoh një kapitje

Sikur nuk je ngopur me gjumë

Ke parë që dukesh si më fine

A,ndoshta,jam marrosur unë?

 

 

Nata sikur është fundosur

Në detin e madh të pagjumësisë

Unë,më duket,se jam trullosur

S'i bëj dot ballë bukurisë.

 

 

Se ke një fytyrë të përgjumur

Sikur sa po sheh një ëndërr

Aq pusullën e kam humbur

Sa të përqafoj si i lënur...

 

 

8. Ka kohë

 

 

Ka kohë që më s'të zë gjumi mbi supin tim

Se vjen një kohë dhe "ftohen gjakrat"

Ç'shoh,nuk  është fare befasim

Pleqëria i ka hequr maskat.

 

 

Ja tek heq dhëmbët e vënë

Si dëshmi e mjaftë se "diçka" u zhbë.

Ke kohë që kokën mbi sup nuk ma ke vënë

Dhe mos çuditet me ne: a  s  n  j  ë  !

 

 

9. "Peizazh" i njohur

 

 

Ky është një"peizazh" që mirë e njoh:

Lëkura e butë,dikur si mëndafsh!

Një tis i fshehtë;sa më mundon që oh!

Po ku ka tjetër,si ti,o "peizazh?!"

 

 

Dhe nuk ka pak,po plot 50-vjet

Për mua aq i shtrenjtë,sa asgjë tjetër.

E kam provuar,por  tjetër nuk mund të ketë

Ngrohtësinë tënde,s'ma jep kush tjetër.

 

 

10.Dashuritë vënë flatra

 

 

A nuk erdhe siç vjen një zog në fluturim

Dhe unë mendoja:-Nga ç'vise ke ardhur?

Pastaj mejdisi u mbush me gëzim

Dhe gëzimi vazhdoi sa dita ka zbardhur.

 

 

Po të mos kishe ardhur,do rënkoja si qyq

Si një njeri që  i janë mbytur gjemitë.

Dashuri!Po ku pyet ti për ligj?

Vën flatra,vënë flatra dashuritë...

 

 

                  20003    -       2011

 

 

 

                    21 mars 2011



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora