| E enjte, 24.03.2011, 03:58 PM |
Katerinë, hape derën!*
(poezi për 70-vjetorin e Murat Gecit )
Nga Përparim Hysi
Katerinë,hape derën
Se kam ardhur që nga larg
Dua të takoj Murat Gecën
Për ditëlindjen,ta përqaf !
Ka ditëlindjen miku im
Ka ditëlindjen,sot,Murati!
Aty është,tash,shpirti im
Tek Murati,Fjalëmjalti.
Ka ditëlindjen,sot,Babushi
Ky njeri që është fisnik
Ky"rioshi",zëmërprushi
E ka zëmrën oqean
I thjeshtë si asnjeri
Për çdo dhimbje zë e qan
Zëmërdhëmbshur si asnji.
Sot bëhet 70-vjeç
Për atë:janë fare pak!
E uroj:plot 100-vjeç!
Jam aty,sado që jam larg.
Jam aty...(mos vetëm unë?!)
Vargu i miqëve-lumë i gjatë!
Miqtë e tij?Janë shumë...shumë
Zëmër e gojë i ka-mjaltë.
Gazetar e publicist
Dhe ka gradë si profesor!
Është "ushtar" në auditor.
Si kalliri plot me bukë
Kurrë s'e mbajti kokën lart
Jo një tjetër,nuk gjeni;nuk
Murat Geci-Mëndjeartë!
Hape derën,Katerinë!
Se po vijnë plot miq e shokë
Mbushur shtëpia me gëzim
Unë e kthej një godë plot!
Sado larg,po jam aty
Tek shtëpia mbushur gaz
Me Muratin godën pi
Sot që është 23 mars.
*Katerina-bashkëshortja e Muratit.
23 mars 2011
______________
Poezi lirike
( cikël )
Nga Përparim Hysi
1.Kur...
Kur vë duarët mbi gjoksin tënd
Më duket sikur kam pushtuar botën
Se ajo mbresë vjen e më çmënd
Aq sa në mur,gati,përplas kokën.
Më dukej se me duar mbaja zjarre
Dhe mbi këto"zjarre" ngrohja duarët
Kam malle,për atë gjoks,kam malle
Zë i kërkoj dhe gati të zihem dhe me djajtë...
2.Mos më thoni
Mos më thoni që një vajzë mituri
Nuk i ngjan një peme në lulëzim
E shoh tek hedh shtat;pa rritet i saj gji
Dhe më fut në pandehma,sa shkoj në vidhimë.
Dua që trupin e brishtë t'ia shkërrmoq
Dhe gjirin që rritet t'ia ledhatoj
As ndodh me pemën kështu kur u poq
Ma gjeni njerinë që t'më kundërshtoj?!!!
3.Jam
Ende,më duket,se jam siç kam qenë
Një lis që i bëj ballë:erës dhe stuhisë
Por fëshfërima e një fustani më bën dëm
Se nuk i bëj ballë unë dashurisë.
Se tek fryn lehtë e lehtë një fllad pranvere
Që tund kreshtat prej luani të një lisi
Kështu u bëra dhe unë kësaj here:
-Nuk ndryshoka lehtë,Përparim Hysi!
4.Dhe...
Dhe,po më the:-Nguroso!
Natyrisht që do të ngurosem.
Dhe,po më the:-vdis!
Natyrisht,që do të vdes.
Se e di mirë:
Vijnë e më ngjallin dy sytë e tu të zesë.
5.Pa titull
Mbi ballin e bukur:dy krela të zeza
Si të jesh një flutur,me ngjyrat e ndezura
Trupi yt i derdhur,"bërë" me porosi
Po gjiri i derdhur,pse më fton të"pi?!"
Ta pi që të ngopem,se aq jam i etur
Pastaj me ty"rrokem",po pse bie i "vdekur?!"
Unë rashë i "vdekur",por ti mbete "mekur"
Pa më dhe"ilaçin" që ngjallë dhe të vdekur.
6.TI
Ti je e freskët si një lule në ujë
Dhe,kur qesh,të heq vite nga supet
Kushdo që të sheh,bëhet pak rrëmujë
Se nuk ka si i mban dëshirat a vrullet.
Ti je si një lule e veçantë
Një lule si ti,nuk rri dot në saksi.
Unë,s'do mend,bëhem alarmant
Sa herë që ty unë të shoh me sy.
Ti sikur ke ardhur nga një planet tjetër
Këtë e thotë kushdo që të shikon
Vallë,kam faj unë që jam i vjetër
Që pas një luleje,mëndja më harbon.
7.Një kapitje shoh
Hedh sytë dhe tek ti shoh një kapitje
Sikur nuk je ngopur me gjumë
Ke parë që dukesh si më fine
A,ndoshta,jam marrosur unë?
Nata sikur është fundosur
Në detin e madh të pagjumësisë
Unë,më duket,se jam trullosur
S'i bëj dot ballë bukurisë.
Se ke një fytyrë të përgjumur
Sikur sa po sheh një ëndërr
Aq pusullën e kam humbur
Sa të përqafoj si i lënur...
8. Ka kohë
Ka kohë që më s'të zë gjumi mbi supin tim
Se vjen një kohë dhe "ftohen gjakrat"
Ç'shoh,nuk është fare befasim
Pleqëria i ka hequr maskat.
Ja tek heq dhëmbët e vënë
Si dëshmi e mjaftë se "diçka" u zhbë.
Ke kohë që kokën mbi sup nuk ma ke vënë
Dhe mos çuditet me ne: a s n j ë !
9. "Peizazh" i njohur
Ky është një"peizazh" që mirë e njoh:
Lëkura e butë,dikur si mëndafsh!
Një tis i fshehtë;sa më mundon që oh!
Po ku ka tjetër,si ti,o "peizazh?!"
Dhe nuk ka pak,po plot 50-vjet
Për mua aq i shtrenjtë,sa asgjë tjetër.
E kam provuar,por tjetër nuk mund të ketë
Ngrohtësinë tënde,s'ma jep kush tjetër.
10.Dashuritë vënë flatra
A nuk erdhe siç vjen një zog në fluturim
Dhe unë mendoja:-Nga ç'vise ke ardhur?
Pastaj mejdisi u mbush me gëzim
Dhe gëzimi vazhdoi sa dita ka zbardhur.
Po të mos kishe ardhur,do rënkoja si qyq
Si një njeri që i janë mbytur gjemitë.
Dashuri!Po ku pyet ti për ligj?
Vën flatra,vënë flatra dashuritë...
20003 - 2011
21 mars 2011