Kulturë
Gjon Neçaj: Zbulohet pasaporta e Bajram Currit
E shtune, 26.03.2011, 08:57 PM

( Ribotim ne 86 vjetorin e renies se Bajram Currit )
Nga Gjon Neçaj
Në një nga ditët e acarta të këtij fillimviti, në një kafene të qytetit tim, afrohet një bashkëqytetar i thjeshtë e me droje nxjerr nga xhepi i një xhupi prej meshini të vjetruar, pak si vjedhurazi, një pako të vogël të mbështjellë. "Mund ta hapësh e ta lexosh në shtëpi ose në zyrë, e nëse ka ndonjë vlerë, shkruaj diçka në gazetë. "Për momentin u befasova dhe u hutova, pasi nuk kuptova se çka fshihej në atë mbështjellëse gazete. Aq foli, e nuk pranoi të pinte as kafe, por iku për t'u takuar të nesërmen e për t'ia kthyer pakon, siç u shpreh ai. Kur shfletova atë mbështjellëse gazete, më doli e m'u duk si ëndërr, një pasaportë paksa e zhubravitur nga vitet (e lëshuar në vitin 1924, pra para 85 vjetësh), ku shkruante me një shkrim me bojë dhe kaligrafi shumë të bukur, siç shihet në foto: z. Bajram Curri, me nr .269, me 24 faqe, dygjuhësh, e me shkrimin e shtypit në faqen e parë: "N'emën të Shtetit Shqyptar, gjithë auktoritetet civile e ushtërore janë të lutun me e lane të kalojë lirisht". Përsëri me kaligrafi dore shumë të bukur, shkruhet: "Tiranë, më 4 / IX / 1924, i vjefshëm përnjëmot. Nënshkrimi i kryetarit të zyrës, B. Rusi, vula.
Pasaporta
Në faqen e dytë janë gjenealitetet e mbajtësit të pasaportës 1-vjeçare për Europë, në vitin 1924. Në të shkruhet
Bajram Curri;
Emni i t'et: Shaqir
Emni i s'amës: Hava
Data e lindjes: 1866
Vendi i lindjes: Gjakova
Banimi: Tirana
Profesia: pronar
Udhëton për: Europë

Qëllimi i udhëtimit: për shendetsi
Më poshtë është vula e prefekturës së Tiranës. Në faqen e tretë, shënime, janë të dhëna për shtatin, moshën, ballin, sytë, hundën, gojën, mjekrën, mustaqet dhe ngjyra, të cilat janë shkruar për 58-vjeçarin Bajram Curri. Në faqet në vijim, te faqja 4 dhe 5, udhëtojnë bashkë me mbajtësin, ka një vulë dhe firmën e B. Rusit. Në faqet 6, 7, 8, 9 ndodhen vulat dhe firmat.
Një dokument origjinal për heroin
Gjatë lëvizjeve nëpër Europë si Itali, Francë, etj., nga data 7. 9. 1924, deri më 14.10.1924, pra 5 javë. Nga faqja 11 deri në 24 nuk ka të shënuar asgjë. Kjo pasaportë për jashtë shtetit e njërit prej figurave më të ndritura të historisë sonë kombëtare, një relike historike e pazëvendësueshme, publikohet për herë të parë. Është interesant fakti që pasaporta nxirret për arsye shëndetësore, ndërkohë kur periudha shtator-dhjetor 1924 është e mbarsur me ngjarje historike dhe aktiviteti i Bajram Currit është i gjithanshëm për çështjen kombëtare, duke qenë përkrahës i qeverisë së Nolit. Pikërisht në fillim të shtatorit 1924 mori pasaportën njëvjeçare për të udhëtuar nëpër Europë për propagandimin e çështjen shqiptare, duke vajtur edhe në Francë, ku siç dihet ajo e kishte lënë në harresë. Udhëtimi i fundit në Europë i Bacë Bajramit, Garibaldit shqiptar, siç e kishte quajtur Halim Xhelua, ishte 12 tetori 1924, për t'u vendosur në Krasniqe, afër Gjakovës së tij të dashur, e për të qëndruar dimrit të ashpër, deri më 28 mars 1925, kur pushoi së rrahuri zemra e tij. E vajtojcja Xhufe Sylja prej Geghyseni e qau: "Qajo pushkë, vlla, si muer ty, Muer Krasniqen ship për ship, Gash, Bytyç, deri në Dri, Muer Kosovën bytevi…" E rrëzë Majës së Hekurave, në Alpe, shtrihet një qytet me tetë mijë banorë, më problematiku deri para pak vitesh, por që tashmë i është kthyer jetës normale, me dëshirën që kanë gjithë shqiptarët: futjen në Europë, NATO dhe mbarimi sa më shpejt i këtij tranzicioni të stërzgjatur shqiptar. E ky qytet quhet qyteti Bajram Curri. Në bulevardin kryesor, një statujë me pushkë në dorë dhe me shikimin kah Gjakova përshëndetet çdo mëngjes me vogëlushët që nxitojnë drejt shkollës, drejt dijes. E nuk e dinë vocërrakët bajramcurras se ishte pikërisht ai që gati para një shekulli mblodhi ndihma për studentët në Austri , ndonëse vetë nuk kishte asnjë klasë shkollë…

Komentoni
Artikuj te tjere
Ali Sh. Berisha: Vështrim rreth librit ''Asht gjak arbërie''
Cikël poetik nga Lumo Kolleshi
Vullnet Mato: Haka e grave
Mentor Quku: Ndre Mjeda, me Budin në dorë derisa vdiq
Astrit Hyseni: Kosmaqi
Ejup Ajdini: Poeti i zemrës mëmëdhetare
Cikël poetik nga Jusuf Zenunaj
Poezi nga Besar Shkëmbi
Dy poezi nga Vaso Papaj
Flet sudiuesi i artit dhe piktori abstraksionist Leonard Voci
Emin Riza: Tirana në kaos ndërtimesh, nuk janë përfillur godinat paraardhëse
Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXI)
Gjon Neçaj: Rrefenja qe percjellin boten shpirterore te nje gjimnazisteje
Çlirim Uça: Elegji për tim atë
Vangjush Ziko: Xhuljeta dhe Romeo ose Nishani
Vullnet Mato: Kopsa e varur
Rami Kamberi: Shqipëria e Sadudin Gjurës dhe liria në poezi
Mazllum Saneja: Poezi dhe piktura nga poeti dhe piktori bashkëkohës polak, Jan Micha? Stuchly
Kastriot Marku: Përhumbje (I)
Janaq Pani: Historia e batakçiut Zikob