Kulturë
Nimfa Hakani: Tërheqje!
E diele, 27.03.2011, 07:31 PM
Tërheqje!
(Treguar nga e vogla Sirene)
Prej mijra vjetësh,
në det jetova,
shpesh duke vëzhguar,
interesanten Tokë,
Të sajën,
të cuditëshme materje,
T ' egrën,
t'bukurën natyrë,
shikoja,
Të jashtëzakonëshmet,
të sajat krijesa,
në një ecë e jakë të pafund. . .
Kurioziteti im,
nga Dheu misterioz,
tejet i joshur. . .
Dëshira ime,
në rritje,
për të prekur,
të paarritëshmen e panjohur. . .
. . .
N ë udhëtimin tim të pafund. . .
të herëshmen dëshirë,
e realizova një ditë . . .
Nga oqeani,
dikur unë dola,
E në të premtuarën Tokë,
më në fund,
të ec si dykëmbësh,
munda një ditë. . .
Magjitë e saj,
e etur isha të shijoja. . .
E bindur,
që e pavdekëshme,
unë,
ne eternitet do isha . . .
Vështirë ishte ,
në të ashprën, të thatën tokë,
për një krijese ujore të jetonte,
Nga dielli,
lëkura ime,
keq përvëluar . . .
E ndërlikuar,
jeta midis krijesave dykëmbësore. . .
Shpirti im,
mijra herë,
thellë i lënduar
në të çuditëshmen jetë njerëzore. . .
Pas mijra vjetësh,
mbijetese në tokë,
Mungesën e ndiesisë,
së freskisë së ujit,
rreth trupit tim . . .
thellësisht e ndjej,
Përkëdheljen e valëve të oqeanit,
mbi të mermertin,
gjoksin tim. . .
dëshirë të fortë kam t’a ndjej.
Mendimet,
në thellësitë e botës nënujore,
ku unë u krijova,
shpesh më kthehen . . .
Thirje të largëta,
nga thellësitë,
mbrapsht të shkoj,
më ftojnë . . .
Dhe fort,
ato thirrje më joshin . . .
por,
E sigurtë s’jam,
Më,
a do mundem,
Në botën nënujore,
sërish të jetoj?
Jehona,
e thirrjes së largët. . .
pareshtur në vesh më ushton. . .
të pafundmen,
hapësirë të oqeanit,
Të shkoj t’a vizitoj. . .
Më kërkon.
Këmbëzbathur,
dalëngadalë drejt bregut drejtohem,
me sytë të fiksuar në hapësirë,
Nëpër rërë eci me kujdes,
gishtat e këmbëve,
thellë në të i zhys.
Ashpërsia,
e të kristaltave kokrizave,
nën shputat e këmbëve,
lehtësim më jep.
Dëshira kaq e fortë. . .
Terheqja tepër joshëse. . .
Mijra pyetje,
më vërviten në kokë. . .
Të mijat këmbë njerëzore. . .
sërish ,
duhet të ndryshojnë. . .
dhe . . .
Kthim më,
nuk do të ketë,
në kompleksen,
të dëshiruarën Tokë . . .
Duke më pushpurisur flokët,
Era e detit,
fytyrën,
butësisht ma përkëdhel,
Lart unë e ngre kokën,
freskinë e saj,
më mirë në lëkurë t’a ndjej. . .
E mendimet e mija,
rrugë marrin ,
në të largtën gjithësi . . .
Duke vështruar,
pamjen e pafundëshme,
blu të Oqeanit,
Një ndjenjë e vrullëshme,
tërë shpirtin,
ma përpin,
E pjesë e tij,
fort dëshiroj,
Të jem përsëri. . .
Në mosekzistence,
në shkumë,
unë të tjetërsohem. . .
Thjesht, në një pjesëz,
të padukëshme,
të pazbuluarës,
Pafundësi. . .
E pavdekëshme,
sërish,
të kthehem,
në të paarritëshmen Gjithësi. . .
Per t’u rilindur sërish,
në një të largët ditë!
në të pamatëshmen,
Paanësi!