Kulturë
Demir Krasniqi: Hajde shkojmë në Karadak
E diele, 27.03.2011, 08:12 PM
HAJDE SHKOJMË NË KARADAK
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
O, hajde shkojmë , o, në Karadak - ,
O, n’ odë t’ Kadriut , o, t’ bëjmë konak –e !
O, në atë odë , o, t’ Kadri Ajetit –
Oh, t’ ndiejmë lezetin e muhabetit !
N’ odë t’ Kadriut – luajmë e këndojmë,
Shumë tradita i kujtojmë .
Bëjmë nderime njëri – tjetrit ,
Qysh na e lanë zakon të vjetrit .
O, n’ odë t’ Kadriut, o, në Pidiq – e,
O, vijnë shumë shokë e vijnë shumë miq – e...
O, nga të gjitha trojet shqiptare –
Oh, aty i pret , o, sofra bujare !
N’ odë t’ Kadriut – shok i rrallë ,
Vijnë shumë njerëz , o, për t’ u çmallë !
Jehon kënga e sharkia –
Shpirt e zemër merr Malësia !
O, shuhet etja me ujë burimi ,
O, shije t’ madhe , o, ka ushqimi !
O, ajri i pastër , o dëlirë mushkëritë ,
Oh, n’ qiell të kaltër dielli shndritë .
Eu, Kadri , ty të lumtë dora –
Ke mbjellë dardha , ke mbjellë molla !
Ke mbjellë bahçe , ke mbjellë dredhëza –
Që t’ hanë t’ rinjtë nëpër shumë breza !
O, me gëzim , o, rrëfen Kadriu –
O, t’ ndërtojë odën , o, kush e shtyu ?!
-O, ma la baba , o, amanet –e -
Oh, mos t’i lamë , o, këto troje shkret – e !
Gjatë gjithë jetës u mundova –
Fjalët e babës s’ i harrova !
E lash luksin , lash qytetin –
N’ vend ia çova amanetin !
Gjilan , më 11.03.2011. Demir KRASNIQI