E shtune, 03.05.2025, 12:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Arsim Halili: Qëndresa zë artikulues i kulturës letrare në Kosovën Lindore

E hene, 28.03.2011, 07:21 PM


QËNDRESA  ZË ARTIKULUES I KULTURËS LETRARE NË KOSOVËN LINDORE

 

Nga Arsim Halili

 

Përpjekjet për të ruajtur, por edhe për të ngritur kulturën e veçmas letrare, përkundër vështirësive të natyrave të  ndryshme  që paraqiten  edhe këtu te ne, një  nga promotorët e kulturës letrare që po bëhen dekade me  baticat dhe zbaticat e saj , pa dyshim se është Klubi i vetëm letrar” Feniks”, që vepron  në kuadër të tri  komunave të Kosovës Lindore: Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e cila  në vitet e mbijetesë, megjithatë  ka arritur të tregoj  se arti letrar,  di të bëjë edhe gjëra  të mira . Idetë  u hodhën shumë më herët  që puna në Klubin letrar “ Feniks”  të mos mbetet  vetëm në kuadër të orëve letrare, a përurimeve  të  krijimeve letrare , por gjithsesi edhe të përcillet  puna  krijuese edhe përmes një nga periodikët letrare që fatkeqësisht  ajo revistë  kishte qëllimin  më  të mirë të mundshëm, por për shkaqe objektive nuk arriti t’i mbijetoj kohës. Është  fjala për revistën letrare “ Panorama”, e cila  megjithatë mbetet një histori letrare në vete.         Riaktivizimi  i  KL “Feniks”, që ky kandil i artit letrar të jap dritë sa do të vogël letërsisë shqipe edhe nga këto anë, sigurisht se nuk ishte punë e lehtë, por vullneti  i  madh për të bërë gjëra të mëdha,  do sakrificë, ide për t’u materializuar në mënyrën më të mirë të  mundshme. Nga riaktivizimi i saj në 2005,janë  dhjetëra e dhjetëra orë letrare  që janë organizuar e mbajt  nëpër shkolla,  jo vetëm  në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë, por edhe në Kosovë  e Maqedoni, janë  bërë përurime  e nxjerrje librash në kuadër  të po këtij klubi dhe përsëri ishte një boshllëk.  Krijuesit letrar e  tubuar rreth këtij klubi e ndjenin  këtë mungesë, duke parë punën vullnet mirë   të Klubeve letrare si  motra  ARS KLUB “ Beqir Musliu” në Gjilan  dhe KL “ Nositi” në Dardanë   që  në kuadër  të  aktiviteteve të  tyre  përcillnin punën krijuese, përmes revistave “ Agmia” Gjilan dhe “ Nositi “ në  Dardanë. Atëherë duke e parë punën e frytshme të këtyre revistave , KL  “ Feniks”  në kuvendin zgjedhor  të vitit 2010, arriti të harmonizoj qëndrimin  për nxjerrjen e  një reviste letrare  të cilët pas ideve që u hodhën një zëri  dhe u vendos  që revista të mbajë emrin  “ Qëndresa”  me ide që të  nxirret  njëherë në vit  dhe  me intencën  brenda kopertinave të saj, të sillen vërtetë vlera  letrare  që t’i qëndrojnë  kohës.  Dhe mbase ky ishte  qëllimi  që  edhe revista ta mbajë këtë emër.  Qëndrueshmëria e kësaj reviste  nuk do të mjaftonte vetëm nga vullneti i mirë  pa përkrahjen  e  dashamirëve të kulturës, por  në rend të parë  për derisa kjo revistë synon të jetë një institucion i shkruar letrar, andaj  kërkohet  edhe mbështetje  nga institucionet   vendore  qoftë politike lokale por edhe më gjerë, ta kthejnë kokën  nga kjo bashkësi kulturore, që kjo revistë të mbijetoj nëpër kohë, mos  të ketë  fatin e  shkurtër të  revistës si motër “ Panorama “. Se cili  është funksioni i saj, se çfarë janë idetë dhe synimet  përmes kësaj reviste, në çfarë forme ideohet  të  botohet, sa janë të vetëdijshëm  për përballjen e vështirësive dhe  ku  shihen  objektivat për të  materializuar në praktikë edhe më tutje  këtë revistë, madje edhe  prononcimet  për opinionet e para  për   numrin e parë e cila jo rastësisht e pa   dritën e botimit  në marsin e shumë marseve  të lavdishme, në marsin e pranverës edhe natyrale edhe kombëtare. Pas insistimit tonë përkundër  modestisë së tij, se  kjo është një punë e vogël, karshi  kërkesave dhe nevojave  që ka  kultura jonë në këtë  hapësirë, megjithatë ne arritëm  që me disa  fjalë  ta thotë opinionin e   tij  themeluesi , respektivisht kryeredaktori  dhe aktualisht  edhe kryetari KL” Feniks” poeti Bilall  Maliqi,  i cili  që në fillim  thotë:

Këto ditë pa dritën e botimit revista letrare dhe kulturore “Qëndresa”, organ i Klubit Letrar “Feniks” Preshevë. Kjo është revista e dytë letrare pas rtevistës letrare “Panorama” butuar gjatë viteve të ’80- ta, e cila për shkaqe të njoura për opinion u detyrua pas dy numrave të ndërprehet. Pra mjetet materiale ishin ato që i munguan kësaj reviste letrare që të ec tutje drejt vlerave të padiskutueshme letrare.

Mendoj se me daljen në dritë të revistës letrare e kulturore “Qëndresa” do të mbushet një boshllëk kulturor në tri komunat tona dhe llogaritet si revista e dytë letrare brenda tri komunave tona. Ideja për nxerrjen në dritë ishte e kahmotshme, por ja që me punë të palodhshme të themeluesit dhe grupit redaktues që është brenda revistës, kjo revistë pa dritën e botimit.

Në të ardhmen do të mundohemi që kjo revistë të ket sa më shumë vlera duke përzgjedhur materiale interesante në gati çdo zhanër të letërsisë, kuptohet punimet di t’i nënshtrohen grupit redaktues i cili është prezent në revistë dhe është e hapur për bashkëpunim me të gjithë krijuesit e etnikumit shqiptar.

Kujtojmë se revista do të hapëroj drejt sukseseve, por për daljen në dritë duhet edhe mjate materiale dhe mos thasht Zoti që ta ket fatin e revistës “Panorama”, por të mbetet revistë jetëgjate e këtij nënqielli shqiptar.

Revista “Qëndresa” del në çdo mars në kujtim të Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 për Autonomi Kulturore dhe Territoriale me të drejtë bashkangjitjes së këtyre trojeve Kosovës.

Numri i parë i revistës doli falë ndihmës së disa donatorëve të cilët në emër të revistës “Qëndresa” i faleminderoj përzemërsisht. Numri tjetër do t’i mbetet barrë komunës së Bujanocit. Pra. Urime edhe njëherë revistës “Qëndresa” dhe lexim të këndshëm.  Përfundon   z. Maliqi, prononcimin e tij.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx