E shtune, 03.05.2025, 08:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Vjollca Ferizi: “Ëndrrat për ty” edhe në anglisht

E marte, 29.03.2011, 07:08 PM


“Ëndrrat për ty” edhe në anglisht

 

Nga Vjollca FERIZI

 

Prishtinë-Poeti i ri nga Prishtina, Faik Krasniqi, ka botuar librin e parë me poezi të titulluar” The Dreams for you”  (Ëndrrat për ty) në shtëpinë botuese “Lulu” në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndonëse, fillestar, Krasniqi me origjinalitetin, fjalën e thurur artistike e të ngërthyer në vargje të frymës romantike ka arritur që të fitojë simpatinë e lexuesit dhe të kritikës, të auditorit të brendshëm dhe ndërkombëtarë, si një poet i devotshëm krijimtaria e të cilit pritet të shpërthejë më me vrull, si krijimtari e veçantë dhe e këndshme për të gjitha brezat, shpejt është përkthyer edhe në gjuhën angleze. Në fjalën hyrëse të përkthyesit Peter Tase është vlerësuar stili unik i Krasniqit në poezinë bashkëkohëse shqipe, ku mbretëron origjinaliteti i poezisë universale, duke sjellë frymë të re dhe tipare moderne të vargut, veçori që mund të ndeshen me mjeshtëri të hollë krijuese që e dallojnë autorin. Përkthyesi Pirro Tase (alias Peter Tase) me origjinë shqiptare, që është përfaqësues i publicistit, Krasniqi, në SHBA, ka arritur që me përkthim të përsosur e mjeshtëror, si njohës i artit të vargut modern e romantik, të fus përmbledhjen e autorit në rrjetin e shitjes botërore “Amazona” , duke e sjellë atë sa më afër lexuesve botërorë. Poezinë e Krasniqit e shquan mendimi i thellë, fjala e gdhendur me kujdes, shprehja figurative dhe e qartë, përpjekja e suksesshme për të thyer shabllonet e rutinës në poezi, duke i dhënë asaj forcën  e fjalës së rrallë dhe të çmuar tek lexuesit, madje edhe atij ndërkombëtar. Përkthimi i Tases, i punuar me mjeshtëri të njeriut me përvojë kreative në përkthime të tilla, e ka ruajtur origjinalitetin dhe porosinë, të veçantën e autorit, stilin eruptiv e shpërthyes të Krasniqit, pa dyshim e ka sforcuar edhe më shumë reputacionin e tij të përkthyesit të suksesshëm të shumë fjalorëve, teksteve të shumta krijuese, si dhe vet autorësisë së tij në fushën e krijimtarisë letrare, lëmë në të cilën është i dalluar edhe vet përkthyesi Tase. Publicisti, poeti Krasniqi, ka marrë vlerësime të larta nga kritika, duke u vlerësuar si krijues “ndryshe” në poezinë shqipe, ngase poezia e tij shpreh njësoj me maturi origjinalen me modernen në poezinë shqipe, përmes një stili që dallon nga të tjerët, duke u trajtuar si element i pjesës së shpirtit artistik kreativ të poetit që premton vepra të reja, padyshim të suksesshme që do të bëjnë më të vlerësuar edhe poezinë kombëtare në botë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx