E premte, 02.05.2025, 07:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Nazmi Rudari

E enjte, 31.03.2011, 07:22 PM


NAZMI RUDARI:

 

Me rastin e ditëlindjes së poetit

Poezi nga pëmbledhja “Dashuri e Plagë”

E shkruar në vitet e `70

Tash e përpunuar nga autori

 

 

EGO SUM QUI SUM

 

Unë jam ky që jam,

Nuk ndryshova për asgjë,

as për askënd…

Unë jam ky që jam

Askush nuk ka të drejt

As të më paragjykoj.

As të me mohoj...

Se shpirti im është një shekull dashuri

Për atdhe e për liri

 

Unë jam ky që jam

Gjithë jetën e kam flijim...

Kam biografi,

Nuk mposhtem,

dua liri,

Dua popullin tim,

Dua atdheun tim...

 

unë jam ky që jam,

pa baba, pa nënë,

me një motër e do vllazni,

dikujt as varrin nuk ia di,

unë jam ky qe jam As,

nuk ndryshoj kurrë. Kurrë.

për asgjë...

...për askënd...

 

unë jam ky që jam,

kam grua, kam shtëpi,

kam fëmijë,

kam besim,

kam atdhe,

atdheun se shes kurrë,

hi syve si qes popullit tim,

nuk e mashtroj,

nuk i vjedh djersën,

gjakun nuk i pi.

 

Unë jam kështu prej fillimi,

Kështu më gjenë edhe në mbarim...

Plotë fuqi, plot guxim, të dua e të jem i dashur.

Dhe nuk ndryshoj as pas të fundit...

 

 

ISHA PRINC E TASH JAM MBRET

 

Në perandorinë time prej 60 vjetesh,

Unë nuk pata shumë profesione,

Mësues i shërbeva popullit tim,

Dhe pata edhe një qellim,

Të mbetëm poet, poet e poet.

Në pavdeksi e për jetë të jetëve,

Poet, mësues, mësues, poet.

 

Mësues i i shërbeva dijës së botës,

Unë pata njëmijë e njëqind rrugë,

Për 60 akte të dramës që m´i dhuroi jeta.

Drejt pavdeksisë vetë në një rrugë treta..

Deri në pavdeksi mesues dhe poet...

 

Dhe në këtë perandorinë time të dijes

Për 42 vjet rrjesht, pata ushtri dhe fuqi

Nga gjithë planeti i tokës

Nga të gjithë popujt e Botës,

Nga të gjitha kombet gjuhët dhe dijet,

Nga të gjitha kulturat besimet dhe shprehitë

Dhe gjithnjë në mes tyre jam ndier krenar

Që jam shqiptar, mësues dhe poet...

 

Në këtë perandorinë time 60 vjeçare

Kam pasur ushtarë të dijes nga shtatë kontinentet

Para të cilëve kam folur e kam heshtur

Dhe mendimin tim e kam rritur

Prej poezi në poezi

Herë princ e herë mbret

I pathyeshëm në vepër i pamposhtur në jetë.

 

Dhe edhe në këto 60 vjetet tjera

që më kanë mbatur

asnjëherë nuk do të spekuloj

dhe nuk do të qetësohem asnjëherë

dotë ushqehem nga dashuria e dëshira,

të jem mbret i dijes të bëj gjithnjë të mira...

dhe mua asgjë tjetër nuk më ka mbet,

pos ta vazhdoj rrugen time mesues e poet

e të jem krenar se jam vërtet

një shqiptar, një mësues, një poet!

Që kam karakter, që kam dinjitet,

Që nuk skuqem asnjërë para pasqyre

Së isha mësues dhe poet në vepër e në jetë...

Së isha princ e tash jam mbret!

 

 

NE VEND TE URIMIT

 

Sa më ka marrur malli të shoh o gjan,

si dikur moti të kem pranë e pranë,

kur pëshpërisnim qetë, e plotë zjarrmi,

duke i lidhur tingujt e në fjalën dashuri.

 

Sa më ka marr malli, Ty, të kam ngat,

në kopsht dashurie, po nuk pata fat,

të të besdis mendjen plot më befasi,

të të haproj gjoksin përplot guduli.

 

Sa më djeg malli për atë dashuri,

sikur atëherë kur isha shumë i ri,

më dhembje gjoksi, më diegje në sy.

 

Sa më ka marr malli të dal në takim,

të pres me dilemë, të pres me durim,

sa më ka marr malli për atë guxim...

 

 

S`KE PSE ME NDJEK MË

 

A varet më shumë luksi i egzilit,

apo më shumë imagjinata e tmerrit?

Cila vret më shumë?

Cila vret shumë më shumë?

S´e kam gjetur përgjegjen askund...

 

Sa herë më ke pyetur si një akuzë?

Pse unë gjithnjë?

Pse unë gjithmonë?

Krejt vetëm i vetmuar,

ëndërroj në vetmi.

A është mirë,

shumë më mirë

shpirti që gjëmonë?!.

A është keq

shumë më keq ?

Për të rinjë, për pleq

e për dreq.,,

këtë kurrë nuk e dita,

s´e dita kurrë...

dhe gjërat

nuk arrita t´i ndaj për gushë

as për furrë...

 

edhe sot ëndërroj qartë sende

nga shkolla,

ëndërroj sende nga lashtësia,

e zgjohem plot ankthe, e vende,

sa e madhe është pasiguria...

me thuaj ti mua o njeri!

A gjendet edhe një zemër

si e imja pa frikë e pa emër.

Që shkrirë në dhëmbje e rritur në dashuri...

Mendon për ty...

 

Edhe për ty. Edhe për ty!

Edhe për ty që secilën natë kthehesh në tradhëti!

Edhe për ty që secilën natë më bie passhpine...

Edhe për ty...edhe për ty...edhe për ty...

Ju dua prap se me jeni të afërta pasi,

pasi ma dini fundin mirë...

 

Pasi jam i vetmuar në vetmi!

O zot më fal fuqi.

Por, fali...,

Fali fuqi edhe vargut tim.

Fali fuqi edhe dashurisë sime.

Fali fuqi edhe meditimit tim.

Fali fuqi edhe shpresës sime

Fali fuqi edhe gjykimit tim!

Fali fuqi edhe lutjës sime!

Fali fuqi e durimit e guximit

Fali fuqi të ligut e trimit.

Falu fuqi edhe pasardhësve të mi...

Por tradhëtarit jo...

Tradhëtarit digjja shpinë

Fikja derën,

Verboja sytë.

Le pa trashigimtar,

Le pa pasardhës e pa farë !

 

O Zot! Mos i merr gjuhës sime fjalën!

O zot jepi fuqi mendmit tim!

Aq sa edhe për të vdekurit të ketë kuptim...

 

Kush është atje?

Kush po lutet atje poshtë?

Kush po këndon ditë e natë.

Kush po i këndon dritës

E kush po i këndon errësirës?

 

O Zot sa keq Deaduludu! Sa keq u shprehe!

Nga kush u mashtrove nga kush u dehe !

S´ka më asgjë në qenjen time.-the.

Dhe u ngryse e përmbys re.

Po de po kie ti nge!

Me shti rrueza në pe!

Çysh nuk të vrasin gjithë ato mjerime?

Çysh nuk të vie turp ta ndiqësh qenjen time.

Dhe del e deklaron plotë habi.

Në qenjën tënde nuk ka më mëshehtësi!

 

Ti nuk ke çka del më.

Ti s´ke çka del në gjueti.

Në qenjen time nuk ke çka merr më

As s´ska dritë as s´ka terr

S´ka më asgjë rrjedh i pastër loti.

Rrjedh e pastër harresa.

Rrjedh e pastër dashuria.

Rrjedh i pastër guximi.

Prandaj s´ke pse me ndjek.

S´ke pse me ndjek më.

S´ke pse më ndjek kotasëkoti...

 

 

16/03/1976-2011

Prishtinë

Mainz Bischofsheim



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx