E premte, 02.05.2025, 07:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Vullnet Mato: Epërsia e kalit

E premte, 01.04.2011, 06:35 PM


Vullnet Mato

 

EPËRSIA E KALIT

 

Madhështori vraparak i nisur,

me revan në krye të krushqve,

rend ndër shekuj shpinëstolisur,

shpie ngazëllimin e nuseve.

 

Kalin zgjodhi për aleat njeriu,

mes të gjitha qenieve të gjalla,

ndihmës me katër këmbë veriu,

për të ngritur mrekulli të rralla.

 

Kali ishte shoku, ishte miku.

më i binduri te freri i dorës,

më punëtori dhe më besniku,

që lëvizi peshat, i priu kohës.

 

Kali me njeriun mbi shpinë,

afroi malet, shkurtoi udhët,

bëri luftërat që sollën lirinë,

bukën e lëmit, gjithë punët.

 

Në vrullin vigan të njerëzimit,

vërtiti i pari diskun e rrotës,

kali shpejtoi hovin e rrotullimit, 

shpuri përpara vrapin e botës.

 

Koha e re krijoi kalin e hekurt,

katërkëmbëshin qindra kuajfuqi,

motorin me katër kohë të djegur,

për të hipur brenda barkut të tij.

 

Por rendësi me patkonj gome,

thotë se kali ka të vetat epërsi:   

mjet pa defekte i çdo epoke, 

me bindje absolute dhe fisnikëri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx