Kulturë
Ramiz Dërmaku: Libri Drëndafilja, i një femre nga Kosova, edhe në gjuhën gjermane
E enjte, 31.03.2011, 07:58 PM
Libri DRENDAFILJA ,i një femre nga KOSOVA, edhe në gjuhën gjermane.
Ah, si do ta përjetoja ditën e martesës me fustanin e bardhë, (kështu mendoja kur isha e vogël ).
Shkruan Ramiz DERMAKU
Isha duke e pirë kafën e mëngjesit në restoranin "Kopshti", i cili ndodhet në mes të qytetit ...... Eshtë një kohë me diell por e ftohët. Akoma pa u ulur mirë në tavolinë unë me bashkëshorten time, na u ofrua kamarierja , me një përshëndetje (përkulje të trupit)të ëmbël e buzëqeshje magjepëse na dëshiroi mirëseardhje. Pasi ne u ulëm, na pyeti , çka dëshironi të pini.. , apo hani ? Urdhëroni notesin e gjërave ushqimore, pijet dhe çmimet ? Bashkëshortja ime më rrëfente diqka lidhur me jetën e vështirë që zhvillohet në gyrbet, nën tingujt e një muzike të lehtë, në anën tjetër kundërmonte aroma e kafesë, rrezet e diellit të mëngjesit .., të gjitha këto krijonin një ambient të ngrohtë për të pirë kafën e mëngjesit. Ne pushonim dhe i shikonim njerëzit se si lëviznin-ecënin (e disa nxitonin) , në qytetë poshtë e lartë me çanta në dorë, shpinë, apo valigje.
Disa prisnin autobusin e qytetit dhe komunikonin secili në gjuhën e vetë, ca të tjerë në një skaj të stacionit të autobusëve thithnin me afshë cigaret e duhanit. Disa qeshnin me zë të lartë, e ne me bashkëshorten i përcillnim të gjitha këto.., dhe heshtnim. Papritmasë drejtë tavolinës sime u drejtua një grua e veshur mirë dhe me një buzëqeshje.., na tha; Mirëmëngjesi..., ? !
Dasma u krye ashtu siq deshën prindërit e jo siq deshi "Drëndafilja". E martuan me zorë dhe pa dëshirën e saj .......... . Bashkëshorti i saj, ishte një njeri i pamoralshëm, naiv, tërë kohën e kalonte në lokale nate, luante bixhoz, shkonte me femra tjera, konsumonte alkoholin, dhe nuk kthehej ditë të tëra në shtëpi . Kur kthehej i dehur, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, bënte po çka nuk bënte ? ! Me kalimin e kohës "Drëndafilja", lindi një vajzë, e ajo qante ..., e me te qante edhe "Drëndafilja". Familja nuk i vizitonin "Drëndafilen", kurrë . Ata i thonin ja ke dashtë burrë.., tani rri te burri. Sa kalonte koha "Drëndafilja", gjithënji mendonte se si të ndahet nga ai avanturistë, nga ai alkoholistë, nga ai i pa shpirtë, nga ajo bishë mali. Një ditë kur askush nuk ndodhej në shtëpi, "Drëndafilja", mori dhe e lau vajzën, e veshi mirë dhe bukur, e ushqeu me qumshtë gjiu, dhe duke qajtur me lotë në sy, u nda nga shpirti i jetës.
Atë ditë nuk do ta harroj kurrë se sa jamë mëdhe se sa kam patur dhembje, mirpo jeta nuk kalohej me atë njeri i cili vetëm figurën e ka të njeriut se ai është shtazë mali.
Pasë orvatjeve e sakrificave të shumëta që pësoi gjatë rrugës, pasë 5 dite, e lodhur dhe e katandisur arriti në Gjermani. U paraqitë tek organet kompetente gjermane, ,ata i siguruaan banesën. Mbrenda një kohe të shkurtë "Drëndafilja", do të kursej pak t'holla sa për ta ble një fjalor gjermanishtë - shqipë. Tërë ditën e natën lexonte fjalorin, dhe mbrenda një periudhe të shkurtë filloi ta fliste bukur dhe rrjedhshëm gjuhën gjermane. Tani, "Drëndafilja" filloi të kërkoj punë. Pasë disa dite ia filloi punës në një restoranë .., diku rrethë qytetit .......
Punoja orë të tëra, për shkakë se kur isha e vetmuar ndieja një dhembje shpirtërore, një mallë, një mërzi për voglushen, (dhe familjen time) që kisha lënë ne duart e atij avanturisti.
Nuk kisha kontakt me askend tjetër posë një shoqe timen nga Kosova. Për mua nuk u interesua askush nga familja ime, sikur unë të isha një mbeturinë hiri. Një ditë në restoranin ku punoja unë, arritën tre djemë shqiptarë nga Kosova. Shoqja ime kamariere, pasi i kishte marrë kërkesat e tyre, se qka donë të pijnë, kishte mësuar se ata ishin shqipëtar nga Kosova. Dhe raastësishtë u thotë atyre, në restoranin tonë punon një femër nga Kosova ? Nga Kosova ? ! Po po nga Kosova.., po ku është ..,thirreni . Dhe ajo më ftoi mua, dhe unë shkova pranë tyre. Unë, nuk flisja gjuhën shqipe, jo pse nuk doja, por nga frika që akoma ndiej se mos po zbulohem nga familja ime e pastaj.., ia fillon vajit, (Jo unë kamë lindur dhe jamë rritur në itali, babai im ka qenë shqiptarë).
Dhe gështu i gënjeva djemët shqipëtarë.
Po ata djemë me vete kishin patur edhe gazetën kombëtare "BOTA SOT", dhe pasi e kishin lexuar, njëri nga ta gazetën e hudhi në shportën e mbeturinave të letrës, dhe unë e pashë. Posa u larguan ata, unë me vrapë shkova tek shporta e letrave, nxorra gazetën dhe e shtrëngoja më dukej se edhe kjo do më ikë, nuk do të qëndroj me mua. Menxi prisja ta kryej punën e të ulem ta lexojë këtë gazetë. Jeta e "Drëndafiles", ishte një jetë e vështirë e mërzitshme, monotone dhe me plot sakrifica. Unë mendoj se një "fat" i tillë i ka përcjell shumë femëra të Kosovës, trojeve etnike shqiptare por aty këtu edhe të diasporës.
Po, ç'farë jete kjo ? ! Po ç'farë force ? ! Po ç'farë vullneti duhet të ketë njeriu që t'i përballoj këtyre problemeve e sfidave. O, ZOTE, ndihmoje femrën shqipëtare.
Shumë shpeshë, kur isha e vogël shkruan "Drëndafilja", mendoja se si do ta përjetoja martesën time, me fustanin e bardhë ? ! Si do të dukem atë ditë ? ! , si do t'më pret i dashuri.., dhe si do t'më presin në shtëpin e huaj ? ! . Por ja.., s'pata "Fat", unë. Shumë femëra pra edhe unë, kur shihnim një nuse me fustan të bardhë, thonim: Ah sikur ta kisha edhe një shans ! ? Jo nuk mendoj në martesë, por thjeshtë për të përjetuar edhe një herë atë ditë, me gjithë përvojën që kemi tani, vazhdon rrëfimin "Drëndafilja". Tani më kujtohet vetëm hija e vajzës sime të vogël e cila tani është rritur.
Unë mendoj se nuk është me rëndësi se si martohesh, dhe në fund të fundit, as edhe fustani i bardhë.., me rëndësi është ta gjeshë atë që e do; dhe ai që të do.
P.S. Kjo ishte pjesa e parë e librit, DRENDAFILJA
Kjo për shkakë të frikës nga familja e saj nuk do të identifikohet.
Në vend të emrit ka përdorë -emrin "Drëndaafilja", nuk pranon ta cekë emrin e burrit, i cili është gjermanë.afilja.....