Kulturë
Përparim Hysi: Një turtull erdhi tek dritarja
E premte, 18.02.2011, 06:23 PM
Përparim Hysi
Një turtull erdhi tek dritarja
Një turtull erdhi sot tek dritarja
Me sqep trokiti mbi xham
Ç'kërkon të më thotë,shtegtarja?
Ç'kumt më sjell?Ç'lajm?
Dola që mysafiren ta takoj
Me vete mora ca thërrime
Sa më pa,iku,fluturoi
Dhe mbeta në mendime.
Fluturimin e saj e ndoqa me sy
Dhe mbeta rob i një misteri
Mos vinte vallë nga imja Shqipëri?
Mos vinte vallë nga Fieri?!    *
Ashtu humba në mendime
Dhe enigmën s'e  zgjidha dot
Ah,kohë e rëndë,me shtegëtime!
Sakaq,m'u var një lot...
Si ky zog shtegëtar jam edhe vet
S'jam vetëm,por janë mijëra e mijëra
Si jam?Vet loti im flet
Dhe vjershën,tash, e mbylla.
*Fieri-qyteti im
 17  shkurt     2011
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Miradie Zymberi: Ty poet
						Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XVII)
						Albana Lifschin: Dhimbje dhe mall
						Albert Zholi: Flet arkeologu, politikani Neritan Ceka
						Vjollca Lisi: Statutet e Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469
						Përparim Hysi: Bejtexhiu
						Halit Bogaj: Clark Gable (1901–1960)
						Dy poezi nga Hasan Qyqalla
						Makfire Kosumi-Kaquri: Ty Kosovë
						Rita Saliu: Me fat Kosovë
						Tefik Selimi: Intervistë me Nazire Jaha, këngëtare
						Besar Shkëmbi: Atdheu i zogjeve te luftes
						Vullnet Mato: Çifti i fshehur
						Musa Ahmeti: Zbulohet një vepër antikuar e Pal Engjëllit
						Çlirim Uça: Mos i vrisni cicërimat
						Mehdi Malkaj: Njerëzit e kanë harruar Mehdiun, të gjithë më thërrasin “xha Braho”
						Poezi - përkthime nga Naim Aliaj
						Sejdi Berisha: Vepër që provokon për studime historiografike
						Nexhmije Çerkezi: Dramaturgjia kosovare në tutelën e dramaturgjisë së huaj
						Pilo Zyba: Ali Tepelena, Pouqueville dhe e vërteta mbi Ardian Klosin
					
				








