E diele, 28.04.2024, 07:13 AM (GMT+1)

Mendime

Redan Bushati: A duhet të ketë “vetëvendosje” në Shqipëri?!

E merkure, 16.02.2011, 08:59 PM


A duhet të ketë “vetëvendosje” në Shqipëri?!

 

Nga Redan BUSHATI

Kyetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës

 

Plot e njëzet e teta (28) ditë e muajit Nëntor të vitit 2012, shënon 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Pra, na ndajnë jo më shumë se 1 vit e 10 muaj, nga kjo datë e shënuar për kombin shqiptar. Në vigjilje të kësaj feste, Shqipëria duket se ka problemet e veta, të mbartura nga e kaluara apo të krijuara nga dinamika e sotme, kjo vlen të sqarohet.

          Së pari, ne shqiptarët akoma diskutojmë datën e saktë të pavarësisë së vendit tonë. Pretendojmë që si popull jemi me histori (e këtu jam dakort), por nuk kuptoj se si ka mundësi që pasardhësit e Ilirëve në Ballkan akoma nuk dinë datën e saktë të sovranitetit të tyre?! Si ka mundësi që partitë politike nuk gjejnë një konsensus për një datë të tillë të lavdishme historike?! (Populli im, kujtoni se sa shpejt ranë në ujdi PD-PS për kodin zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese në vitin 2009!)

          Së dyti, ka shqiptarë që të rrënjosur në zemrat e tyre kanë të kaluarën demokratike të qeverisjes së Ahmet Zogut. Këto akuzojnë F.S.Nolin si puçist dhe personazh negativ të historisë sonë, i cili tentoi të realizonte “grusht shteti”  për të hedhur qeverisjen e asaj kohe. Ndërsa, ka qëndrime të sotme të intelektualëve shqiptar ku ndër reliktet e këtij kombi fusin mes të tjerësh emrin e F.S.Nolit. Po si qëndron e vërteta?

          Së treti, në Shqipëri ka akoma  njerëz që e duan sistemin e “xhaxhit”, së bashku me tallonat e triskat e tij. Madje, më lejoni tiu them një kuriozitet që një anëtar kryesie i LSI një ditë të bukur në kafene, nuk ngurroi të nxirrte nga xhepi portofolin e tij, ku brenda ruante foton e diktatorit Enver Hoxha. Mua më duket e turpshme, e pamoralshme dhe ndjellakeqe. Nuk e di sesi ju duket juve, por uroj që të ndjeheni kështu si unë. Një burrë shteti, i cili vrau gjithë ato njerëz të pafajshëm, të cilët i quante gjoja desidentë. Por, nuk duhet harruar se këto “desidentë ishin vëllezër e motra shqiptare.

          Së katërti, me ardhjen e demokracisë në vendin tonë, shumë nga ne pretenduan se krimet e komunizmit do të zbardheshin. Mos harroni, akoma fëmijëve tanë nëpër shkolla iu servirim si enigmatike zhdukjen e Mehmet Shehut me shokë. Si ka mundësi?!

          Së pesti, në numrin e fundit të revistës Mapo po lexoja se Andi Bushati dhe Mark Marku e shikonin të pamundur krijimin e një poli të tretë politik në Shqipëri. Arsyeja: tashmë në vendin tonë nuk kishte hapësirë për një parti të tretë, pasi shqiptarët sikur nuk ditkan të hedhin votën askund tjetër përveçse në dy subjekte PD dhe PS. Jam dakort në shumë pika me to, pasi dikur lëvizja “Mjaft” u trumbetua fuqishëm mediatikisht. Ajo fitoi besimin dhe zemrat e shqiptarëve. Filloi të flasë ndryshe, filloi të veprojë, filloi të japë produkte shoqërore, deri … Derisa një ditë u shndërrua si një lavire, e cila gënjeu shqiptarët duke ju servirur G99-sha. Një pol i tretë, i cili sot po mban Sali Berishën në pushtet është LSI. Kujtoj se Nano me të qeshur e me të ngjeshur i ka etiketuar si “Lëvizja e Socialistëve të Inatosur”. Ajo u forcua në pozitat e saj. Shumë të majtë kaluan andej, hodhën votën për këtë subjekt. Në zgjedhjet e qershorit  LSI, doli si kundër PD ashtu edhe kundër  PS. Motivi i fushatës së saj ishte: “Popull, Ne ju largojmë Sali Berishën”. Po sot?!

          Së gjashti, raporti fyes i Dick Marty; deklaratat e Ilir Metës në Beograd se do keni dalje në Adriatik; kontestimi i zgjedhjeve dhe bojkotimi i institucioneve të vendit nga opozita; lejet e panumërta të ndërtimit të betonizimit të vendit; ndryshimi i kombësisë dhe shitja e njerëzve për “kurrgjë” send; deklaratat e herëpashershme të eksponentëve grek për vorio-epirin e tyre, që ju daltë në ballë; rritja e vërfërisë dhe e papunësisë; ulja e mirëqënies sociale; korrupsioni në gjykata dhe arsim; aferat korruptive në nivel qendror e lokal; e shumë e shumë ngjarje të tjera, por veçoj të premten e “zezë” të 21 janarit,  kanë shoqëruar vendin tonë që nga qershori i vitit 2009. 

          Rendita disa nga problematikat që na kanë shoqëruar, në më pak se dy vjet. Konkluzioni: shumë probleme. Ndërkombëtarët: vetëm këshillojnë. Greqia: shyqyr që është me probleme të brendshme, se ndryshe do përfitonte nga gjendja aktuale e shtetit tonë. Kosova: sytë nga Shqipëria, ndërkohë që ka probleme të brendshme. Diaspora: mendjen dhe zemrën këtej nga ne, Të kthehen? Asqë bëhet fjalë. Arsyeja: Shqipëria është shumë prapa. Kush e tha: 21 Janari. Zgjidhja: zgjidhja është POPULLI.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora