E enjte, 31.10.2024, 11:53 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Dibran Demaku

E marte, 25.01.2011, 07:40 PM


Dibran Demaku

 

 

GJYSMAT

 

Nxjerr një kashtë e dalin gjashtë

gjysma brenda,gjysma jashtë

Që nga koha më e vjetër

gjysma akuzon gjysmën tjetër

Nëpër vite,nëpër shekuj

gjysma ngrit,gjysma shemb tempuj

Gjysma-gjysma e tërë bota

njëra në këmbë-tjetra mbi rrota

Gjysma-gjysmës ia nxjerr sytë

kush e parë e kush e dytë

Gjysma qanë e gjysma qeshë

veç të rënët janë në mes...

 

 

NË KULLËN PREJ GURI

 

Në tokë e në det

guri i rëndë në vend të vet

po lëvizi,u lëkund

edhe era do ta tundë.

 

Fjala e Urtakut

në ballë të oxhakut

mbështetur për muri

në kullën prej guri.

 

Që atëherë e tutje

si urdhër a lutje

kur nuk lëviz guri

ngjyrën ruan flamuri.

 

 

AS NË ËNDËRR

 

Nisje,nisje,nisje

as kthim prapa-stisje

në rrugën pa braktisje

 

Kthim,kthim,kthim

në errësirë e në agim

as në ëndërr,as në zgjim...

 

 

NËN MELODINË E FYELLIT

 

Nën dritën e hënës

nën mbretërinë e ëndrrës

iku larg prej Nënës

 

Duke  kërkuar lirinë

vargu mbeti pa rimë

në zemër një vrimë

 

Nën rrezet e diellit

pikë,pikë lotoi qiellit

nën melodinë e fyellit



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora