Udhëpërshkrim
Asllan Dibrani: Ndërrimi i viteve u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë
E hene, 03.01.2011, 07:34 PM
![]()  | 
| Haki Azizaj Asllan Dibrani dhe Lulzim Tovarlani | 
Ndërrimi i  viteve u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë
Nga Asllan Dibrani
 
Ndërrimi i mot-moteve  gjithë botën e  gjeti te gëzuar. Fishek zjarret  e mbrëmjes u dëgjonin gjithë kund , gëzim  nxitim  i grumbullimit te gjerave ushqimore qe ta kenë një tryezë sa ma te pasur  për mbrëmjen ma te  gëzueshme .Po kjo  atmosferë  manifestimi i gjeti  edhe shqiptarët e Shtutgardirt të  ballafaquar me  të njëjtën  gjë ku  një pjesë  e tyre zgjodhi   shtëpinë me miqtë  e tyre  , ca te tjerë  ikën për  atdhe ndërsa një pjesë e tyre preferuan   restorantet.
Periferia e Shtutgardit pikërisht Gerlingeni   ishte  nata ma e gëzuar  për shqiptarët e Shturtgardit  me iniciativën e Vëllezërve   Asllan  dhe Ruzhdi Dibranit , Haki Azizajt nga Shtutgardi dhe Can Tahirit përfaqësues i    Unionit Artistik  i  grumbulluan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh   me familje  kaluan një mbrëmje festive   me një  program artistik  të këngëve dhe valleve,humorit   dhe zgjedhjet e  ma te mirave ne një kuis  te publikuar nga pjesëmarrëset në prierje si reportere .Fillimisht Can Tahiri qe ishte  edhe moderatori i mbrëmjes  përshëndeti te pranishmit  duke  ju  uruar  vitin e ri dhe i ftoj ne skenë Këngëtaret  e Lulzim Toverlanin dhe Naser Gashin ku e krijuan një atmosferë gëzimi, ku çdo njeri ishte i gëzuar  dhe  sikur një moment ishin liruar nga obligimet e përditshme  . Këngët ishin  nga ma te mirat  si motive  nga e gjithë  melosi ynë  ku  publiku mbeti shumë i kënaqur  pikërisht meqë një pjesë  të pranishmeve ishte edhe nga Shqipëria  qe  arritën këto dite pas heqjes se vizave dhe qarkullimit te lirë në shtetet e Shengenit.
Pastaj si karakteristikë e kësaj mbrëmje ishte edhe kitaristi i dhe këngëtari Haki Azizaj njeri i kulturës dhe muzikës i cili morri iniciativa te veçanta ne lindjen e Rokut dhe zhvillimit të këtij zhanri te ri në Kosovë në vitin 1969, ku publiku disa herë e përcolli me duar trokitje frenetike dhe i dha këtij takimi një ngjyre te këngës se mirëfilltë qytetare. Të Pranishmit këtë hare te kësaj mbrëmje vazhduan duke i përcjell edhe minutat e fundit të 2010 ne 2011 me fishekzjarrë dhe shtrëngim duarsh ne përgëzimet për vitin 2011 ,ku kjo atmosferë zgjati deri ne orët e hershme te mëngjesit.
![]()  | 
| Shqiptare të Shtutgardit nga e djathta Hetem Llapatinca,Vitor Spaqi,Asllan Dibrani,Haki Azizaj,Can Tahiri,Besim Lokaj,Sejdi Rexhepi,Bajram Balaj dhe Lulzim Toverlani ne një diskutim paraprak te kësaj nate për mbarëvajtjen e mëtutjeshme te kësaj Qendre Kulturore Shqiptare | 
![]()  | 
| Grup vajzash të shoqëruara ne mes vete miqësi të krijuar gjate kësaj mbrëmje | 
![]()  | 
| Can Tahiri dhe Blerim Aliu valltar ku i dhëne një ton te posaçëm kësaj mbrëmje festuese | 
![]()  | 
| Familje nga Gerlingeni ne ndarjen e gezimeve ne shoqëri | 
![]()  | 
| Vëllezerit Dibrani Sahit ,Asllan dhe Ruzhdi me Nënën të Shoqëruar me Can Tahiri | 
![]()  | 
| Lulzim Toverlani në skenë para publikut | 
![]()  | 
| Rrustem Rrustemi me familje dhe miq | 
![]()  | 
| Mysafiret e parë që arritën nga Shqipëria pa viza ,u bashkuan me familjaret e vet për ti ndarë gëzimet e kësaj nate së bashku | 
![]()  | 
| Vallëzim nga publiku dhe atmosfere gëzimi | 



















