Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Mbrëmje për Kosovën në Sigmaringendorf të Gjermanisë
E hene, 13.12.2010, 10:37 PM
Mbrëmje për Kosovën në Sigmaringendorf të Gjermanisë
Nga Xhevat Muqaku
Divizioni i 10- të i tankistëve me drejtuesit e tijë, organet politike, shkencore dhe kulturore të qytetit Sigmaringen, komunës Sigmaringendorf, si dhe në bashkëpunim me ambasadën e Kosovës në Gjermani dhe ministrinë e arësimit të Kosovës, organizuan të mërkurën, me datë, 8 dhjetorë, në Donau-Lauchert-Halle një mbramje për Kosovën. Ishin rreth 350 pjesmarrës.
Moderatori i kësaj mbramje, Gjenerali Hofmeyer përshëndeti dhe falënderoi në gjuhën shqipe, së pari mysafirët nga Kosova; Rektorin e UP- profesorin Mujë Rugova, sekretarin shtetëror në ministrinë e arësimit- zotëriun Skender Xhakaliu, ambasadorin e republikës së Kosovës në Gjermani, zotëriun Vilson Mirdita, konsujt- zotrinjët; Faket Kajtazi dhe Astrit Zemaj, piktorin Sami Ahmeti, fotografin Naim Shala, përkthyesin e KFOR- it, zotëriun Bajram Shala, kuartetin Pentagram nga Prizreni, kryesinë e shoqatës për kulturë dhe integrim Rinia nga Singeni me grupin e saj të vallëzimit si dhe pjesmarrësit tjerë shqiptar dhe ata me banim në rrethin e Sigmaringenit. Pastai falenderoi në gjuhën gjermane për organizimin dhe pjesmarrëjen në këtë mbramje, Divizionin e 10- të të tankistëve, Gjeneralin aktual të KFOR- it, zotëriun Bühler, organet drejtuese të qytetit Sigmaringen dhe te komunës Sigmaringendorf, mysafirët, oficerët dhe ushtarët gjerman çë punojnë dhe jetojnë në këtë rrethinë.
" Në kuadër të divizionit të 10- të të tankistëve të Sigmaringenit, bashkë me neve oficerët, e dhanë kontributin e tyre në qetësimin e situatës atje, dhe në ndërtimin e infrastrukturës së shkatërruar, edhe mijra ushtarë gjerman. Unë, i kam shërbye vendit tim, Nato- s dhe Kosovës, 600 ditë, dhe do të ju them një të vërtetë, se zemra ime mbeti në Kosovë. Gëzohem shumë çë gjërat qyteti i Singenit, çë funksionon në kuadër të shoqatës me të njëjtin emër, dhe me të cilën punon koreografi dhe mjeshtri i baletit, zotëriu Rrustem Selca.
Kshillëtari shtetëror, Dirk Gaerte falenderoi kosovarët e rinjë, Rininë nga Singeni dhe kuartetin muzikorë për prezantimin e kulturës shqiptare . Ardhmëria e juaj është europjane, ndërsa në vazhdim potencoi se; zotrinjët Mirdita, Xhakaliu dhe Rugova mund të marrin me vehte, pos ndjenjës së mirë edhe një pjesë të Europës. Ai foli edhe për punën e përbashkët të shkollave të larta, klinikave dhe shkollave profesionale, si dhe sukseset e Bundesverit Gjerman në Kosovë.
"Ndjehem i privilegjuar të ju përshëndes në emër të ministrit të arësimit të Kosovës, zotëriut Enver Hogja. Qëllimet tona janë të qarta. Integrimi në BE, antarësimi në NATO, në OKB dhe bashkpunimi me organizatat ndërkombëtare. Vendi ynë ka nevojë për përkrahje të miqëve, ndërsa shteti Gjerman qëndroi gjithnjë në anën tonë. Falemnderit për ndihmat në çlirimin e vendit. Gjuha dhe kultura gjermane qmohen shumë në Kosovë. Prioritet për ne është shteti i fuqishëm i dijes. Mikpritjen, strehimin dhe punësimin e bashkatëdhetarëve tanë nuk e harrojmë kurrë", tha në vazhdim sekretari shtetëror në ministrinë e arësimit të Kosovës, zotëriu Skender Xhakaliu.
Rektori i UP, profesori Mujë Rugova, përshëndeti dhe falënderoi për ftesën së pari në gjuhën gjermane, pastai ju drejtua pjesmarrësve shqiptar edhe në gjuhën amtare. Ai përgëzoi Rininë mërgimtare dhe artistët e muzikës nga Kosova, për prezantimin e tyre të shkëlqyeshëm sonte në mbramjen për Kosovën. " UP, me rrethë 2000 punëtorët e tij, bartë përgjegjësi për aftësimin profesional dhe shkencorë. Uria për dije është e madhe e me këte edhe përkrahja e miqëve shumë e nevojshme. UP përbëhet nga 17 fakultete ndërsa studjojnë afër 40- mijë student dhe studente. Prioritet të veqant kemi mardhënjet me Universitetet gjermane, Europjane dhe më gjërë. Sot nisëm kontaktet e para edhe me shkollën e lartë Albstadt- Sigmaringen".
Komandanti aktiual i trupave të KFOR- it në Kosovë, Gjenarali Erhard Bühler foli për angazhimin e forcave ndërkombëtare të cilat jan të nevojshme derisa të aftësohen FSK dhe të marrin sigurinë e vendit të tyre mbi supet e veta. " Rezonanca e këtij organizimi ndihmon angazhimin tonë në Kosovë". Ai prezantoi situatën në të kaluarën dhe ate aktuale, armatimin e mbetur nga lufta dhe ndikimet e mundëshme ne Europë. "Nuk ka vendë për hamendje përderisa të gjitha detyrat e shtëpisë t'i kryejm me sukses".
Pas përfundimit të mbramjes për Kosovën, së bashku me shumë bashkatëdhetarë tjerë, u fotografuam dhe zhvilluam bisedë të lirë me, zotrinjët Rugova, Xhakaliu, Mirdita, Kajtazi, Zemaj, Shala, Ahmeti si dhe me ushtarakët Bühler, Hofmeier, këshilltarin shtetëror Gaerte etj.
Ekipi Nacional i kuzhinës së Bundesverit gjerman kishin përgaditur dhe servuan specialitetet ushqimore dhe Venën e Kosovës, të cilat të pranishmit i shijuan deri në orët e mesnatës.
Komente të lexuara në gazetën " Süd Kurrier ", të datës 10.12. 2010, rubrika për qytetin Sigmaringen ;
" Një shtet kërkon miq. Ambasadori, Vilson Mirdita dhe rektori i UP, Mujë Rugova prezantuan një fotografi të mirë të shtetit të tyre. Erdhën nga qyteti i Singenit; valltaret dhe valltarët me kostumet kombëtare. Muzika nga Kosova nuk tingëllonte e huaj, ashtu siq mendonim. " Mbrëmja për Kosovën " nga Divizioni i tankistëve dhe rrethi shtetëror ishte një sukses i plotë. Disponimi në mbramjen e përbashkët për Kosovën ishte shumë i mirë. Byfeja e ekipit nacional të kuzhinës së ushtrisë gjermane me kontributin e sajë i dha shtytje suksesit.
Grupi i vallëzimit dhe ai muzikorë fituan disa herë duartrokitje frenetike për vallet tradicionale si dhe kombinimin e muzikës popullore dhe klasike kosovare çë pjesërisht na e përkujtonte Klezmerin, ndërsa Version kosovar i muzikës së lehtë të natës e dëshironte sigurisht edhe Mozarti.
Pjesmarrësit në Donau- Lauchert Halle në Sigmaringendorf përjetuan një kombinim nga bisedat dhe informacionet, një Symbiozë nga Politika dhe Kultura- dhe para së gjithash dijeninë; se një shtet i vogël në Ballkan, është mik i shtetit Gjerman".