E enjte, 01.05.2025, 11:03 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Milazim Kadriu: Panairi ‘’Dekada e Librit të Lirisë’’

E shtune, 11.12.2010, 08:15 PM


PANAIRI “DEKADA E LIBRIT TË LIRISË”, ISHTE I SUKSESSHËM DHE SI I TILLË DO TË SHNDËRROHET NË PANAIR TRADICIONAL

 

Nga Milazim KADRIU

Panairi “Dekada e Librit të Lirisë”, i organizuar nga  Radio Kosova e lirë, Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” dhe Shoqatat e dala nga lufta, kishte për qëllim, që në vigjilje të Festave të Nëntorit, ta prezantonte  një pjesë të literaturës shkrimore për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për dëshmorët e kombit dhe për botimet  kulturore e artistike të kësaj dekade, në Kosovë, Shqipëri, në Maqedoni dhe në mërgatë, botime këto që lidhen me kthesën e madhe e historike të shqiptarëve në luftë për liri, pavarësi, si dhe në aspiratën e natyrshme të të gjithë shqiptarëve për unifikim dhe bashkim kombëtar.

Organizimi i këtij Panairi tematik, i veçantë për nga përmbajtja, kishte për qëllim që lexuesve dhe dashamirëve të librit, t’ iu ofronte  një literaturë të begatshme shkrimore, qoftë nga Arkivi i luftës, nga monografitë për dëshmorët, librat për masakrat serbe në Kosovë dhe libra të ndryshëm në prozë e poezi,  që trajtojnë luftën tonë të lavdishme çlirimtare dhe fitimtare.

Panairi, kishte për qëllim promovimin e këtyre vlerave dhe në këtë segment, ia ka arritur qëllimit, për shkak se  në Panairet e librit, të organizuara nga Shoqata e botuesve të Kosovës, kjo literaturë, jo vetëm është anashkaluar, por në disa raste edhe është refuzuar nga drejtuesit e kësaj shoqate, mendjerobëruar, që i kanë mbetur besnikë literaturës së regjimeve të kaluara, dhe që nuk pajtohen me vlerat shkrimore e studimore të tri luftërave tona çlirimtare dhe fitimtare.

 

 

Autorët e veprave të prezantuara në Panairin “Dekada e Librit të Lirisë”, i cili u mbajt në Sallën e Ekspozitave të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, më 25,26 dhe 27 Nëntor, në vigjilje të festave kombëtare shqiptare të 28 Nëntorit. >>>

 

12 vëllimet e monografisë Feniksët e lirisë

Arkivi i Radios gjatë luftës I II III

Veprat e Adem Demaçit,

Vepra autoriale nga:

Dilaver Goxhai,

Halil Katana,

Ahmet Qeriqi,

Nezir Myrtaj,

Nusret Pllana

Martin Çuni,

Hysen Imeri,

Hasan Hasani,

Fetnete Ramosaj,

Habib Zogaj,

Bedri Tahiri

Skënder Zhitia,

Faton Mehmetaj,

Ali Geci,

Tahir Geci,

Arben Kondi,

Rasim Selmanaj,

Zenun Gjoci,

Nikë Gjeloshi,

Kadri Rexhaj,

Hajrush Kurtaj,

Ramadan Krasniqi,

Jakup  Krasniqi,

Ruzhdi Jashari,

Agim Zogaj,

Xhyhere Maçaj

Deli Thaçi,

Zeqir Bekolli,

Mehmet Bislimi,

Bajram Bekteshi,

Nezir Prokshi

Sylë Ukshini,

Shyhrete  Gosalci

Halit Gashi,

Rajmonda Maleçkaj,

Xhejms Petifer,

Agim Ramadani, dëshmor,

Kasim Shala, dëshmor,

Valon Gashi, dëshmor,

Astrit Bytyçi, dëshmor,

Françesko Bider, dëshmor,

Bahri Fazliu, dëshmor,

Kadri Kadriu, dëshmor,

Maskra e Reçakut, (grup autorësh)

Afrim Berisha

Gani Morina,

Endrit Myrtaj,

Sylë Ukshini,

Miftar Mehani,

Hajrullah Fejza,

Agim Hazrolli

Ilaz Metaj,

Isuf Sherifi,

Isuf Ismajli

Kadri Kadriu

Emin Kabashi

Esat Halilaj,

Mustafë Xhemajli

Hajdin Abazi,

Selman Dervishi,

Halit Gashi,

Adie Ismaili,

Selatin Novosella,

Hakif Bajrami,

Muhamet Pirraku

Jusuf Osmani,

Afrim Morina,

Fort Diksi,

Sanije Gashi

Albana Mëlyshi

Engjëll Berisha

Kadrush Radogoshi

Xhejms Petifer,

Henri Perit,

Qazim Berisha

Azem Beqiri

Qerim Pllana,

Hajdin Abazi,

Sylë Ukshini,

 e të tjerë.

Nga këta dhe autorë të tjerë, në Panair janë prezantuar më shumë se 230 tituj të librave me përmbajtje nga luftërat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Konsiderojmë se një pjesë e veprave të autorëve të tjerë, që kanë botuar vepra me përmbajtje të tillë, nuk i kanë prezantuar veprat në këtë Panair, në mungesë të informimit.

 

 

Titujt e librave të botuar nga Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” dhe nga “Radio-Kosova e lirë”

 

Feniksët e lirisë        1- 12, përgatitur nga Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së,” (SHFDUÇK)

ARKIVI RKL             I  II  III ( 4. 1. – 21. 6. 1999)

Nezir Myrtaj             Jehonë lufte

Ahmet Qeriqi            Meditime në arrati, roman

Martin Çuni               Reportazhe lufte

Nusret Pllana            Rruga e lirisë

Ahmet Qeriqi            Në gjurmim të lashtësisë, studime

Nezir Myrtaj             17 e 18 marsi 2004

Ahmet Qeriqi            Milush Kopiliqi, serb apo shqiptar?

Nezir Myrtaj              Rrugë e papërfunduar

Ahmet Qeriqi            Burgu, roman

Martin Çuni               Jetë e furtunë, përmbledhje poetike

Kasim Shala             Poezi dhe rrëfime, (poet dëshmor)

Bajram Bekteshi       Mbizotërat, përmbledhje poetike

Bedri Tahiri               Përtëritja

Dilaver Goxhai          Rruga që më çoi në UÇK

Dilaver Goxhai          UÇK-ja dhe Kadareja

Endrit Myrtaj              Vargjet e mia, përmbledhje, poetike për fëmijë

Bajram Bektashi        Hapa për mbijetim 

Afrim Berisha             Lirikë vjeshte përmbledhje, poetike

Zëri i lirisë                  Broshurë e Radios-Kosova e lirë

Ahmet Qeriqi             Luftëtarë të NDSH-së (1944-1950)

Zenun Gjoci               Rilindjet e orës arbërore

Ahmet Qeriqi              Fenomene shqiptare, studime

Muhamet Pirraku        Për kauzën e UÇK-së

Muhamet Pirraku       Adem Guta, monografi

Haki Qeriqi                 Libër me poezi

Martin Çuni                Themele jete (Tregime për fëmijë)

Ahmet Qeriqi              Krojmiri (1455-1999), monografi

Bajram Bekteshi         Unë dhe vargu, përmbledhje poetike

Nezir Prokshi              Mbijetesa e popullit të Drenicës në rrethim

Ahmet Qeriqi              Koha e jeniçerëve, roman

Revista                       Kosova e lirë  I-VI

 

Adem Demaçi: Ky Panair paraqet një  pjesë vogël të historisë shekullore që bëri populli ynë për çlirim

 

Po shohim një ekspozitë e cila paraqet një pjesë të vogël të historisë nga e gjithë ajo luftë shekullore që bëri populli ynë. Është fitorja, lufta dhe qëndresa  e gjithë popullit  i cili në momente të caktuara ka luajtur rol që ka shtyrë edhe më tutje rrotën e historisë përpara, ka deklaruar simboli i rezistencës, Adem Demaçi, gjatë fjalës së tij para të pranishmëve në panairin e organizuar nga Radio-Kosova e Lirë-sektori i botimit, Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” dhe Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së. Demaçi shtoi më tutje se përkundër të gjitha rrebesheve populli ynë ka ecur përpara. Mos të harrojmë se pa luftën, qëndresën dhe heroizmin tonë, botës nuk do t’i binte ndërmend për Kosovën.

                  

Panairi është një dritare që i bënë të gjithë miqtë dhe armiqtë të zgjasin kokën për të parë përtej mureve propagandën, që është bërë kundër UÇK-së

 

Koloneli i Ushtrisë së Shqipërisë dhe eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës, Dilaver Goxhaj nënvizoi në mes tjerash se letërsia e cila pasqyrohet sot në këto stenda është një dritare që i bënë të gjithë miqtë dhe armiqtë të zgjasin kokën për të parë përtej mureve propagandën, që është bërë kundër UÇK-së. Kjo letërsi ka bërë zbulimin e të vërtetave rreth asaj ushtrie dhe luftës së saj. Ky panair tregon me fakte se në këto 10 vite pas asaj lufte, letërsia rreth saj është ballafaquar krenarisht me gjithë letërsinë tjetër në shqip, tha mes tjerash kolkoneli Dilaver Goxhai. 

 

Telegram përshëndetës nga mr. Kadri Rexha

 

Atdhetarë dhe veprimtarë të nderuar, me rastin e hapjes së Panairit “Dekada e Librit të Lirisë” ju përshëndes përzemërsisht,  ndërsa Panairit i uroj suksese të mbara në ekspozimin, në propagandimin dhe  në përhapjen e librit të shenjtë: librit të lirisë, librit për dëshmorët e kombit dhe  librit për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta për liri është detyrë dhe  flijim, shkrimi për luftën dhe për dëshmorët është përkushtim, ndërsa përhapja dhe propagandimi e librit është nder dhe mision.

Me këtë Panair nderuat librin dhe përkujtuat dëshmorët e kombit.

Me këtë Panair nderuat denjësisht Nëntorët e lavdishëm shqiptar.

Nderi qoftë edhe me Ju!

Punë të mbarë dhe suksese!

Vëllazërisht, Kadri Rexha 

 

SHOQATA « Miqtë e TMK-së,Shoqatat e dala nga Lufta, Rezistenca Kombëtare Shqiptare e Kosovës me seli në Bruksel, uron hapjen e Panairit “Dekada e Librit të Lirisë”

 

Të nderuar, na lejoni qe nëpërmes këtij telegrami-shkrese t’iu uroj dhe t’iu përgëzojmë për mbajtjen e Panairit »Dekada e Librit të Lirisë »,nga Redaksia « Dëshmorët e UÇK-së dhe Shoqatave të  dala nga Lufta e UÇK-së për festat e Nëntorit dhe për hir edhe të 10 vjetorit të fillimit të botimit të Monografive dhe Librat për Dëshmorët dhe Luftën e UÇK-së. Na lejoni qe në pamundësi për pjesëmarrje  në këtë ngjarje më rendësi Kombëtare edhe një herë tu UROJ suksese dhe punë të mbarë.

NGA : SHOQATA « Miqtë e TMK-së-Shoqatat e dala nga Lufta » në Belgjikë, « ,Rezistenca Kombetare Shqiptare e Kosovës me seli në Bruksel »

Shaban Shkupi,d.v

Halit Elshani,d.v

Riza Budakova,d.v.

 



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx