Udhëpërshkrim
Bedri Tahiri: Një binjakëzim që po jetësohet
E enjte, 18.11.2010, 10:58 PM
NJË BINJAKËZIM QË PO JETËSOHET
Nga Bedri TAHIRI
Më 27, 28 dhe 29 tetor 2010 Gjimnazi i Vushtrrisë kishte festë e shkuar feste. Nxënës, mësimdhënës e prindër sa s’fluturonin nga gëzimi. Dhe, kishin të drejtë. Në mesin e tyre po qëndronin vëllezërit e motrat nga Durrësi. Moti bënte ftohtë, por zemrat ishin të ngrohta. Mysafirët qenë të pakët për mikpritësit e shumtë. Kështu, dëshira për të pasur mysafirë iu plotësua vetëm nxënësve: Brunilda Hasanit, Jetmir Muses, Uresa Merovcit, Visar Pllanës, Linda Shukut, Bledian Salihut, Pranvera Nezirit, Muhamet Metehiut, Rita Shallcit, Blendi Fejzait, Syndyze Nezirajt, Kader Tunuzliut, Fitore Munishit, Ylli Bekës, Valentinë Bajgores, Ardi Parduzit, Blerandë Xhemës, Faton Beqirit, Qëndresa Aliut, Arianit Smakollit, Agnesa Krasniqit, Rilind Musës, Nafije Shabanit, Bujar Morinës, Getuara Grabanicës, Shkumbim Gërxhaliut, Blerinë Mulakut, Vigan Qibukxhiut, Fjolla Zabërgjes, Berat Sadikut, Largesa Ramës, Patriot Kutllovcit, Sarandë Dobrashevcit, Gentrit Jonuzit, Edita Shytit dhe Besartë Brahës.
Ndërkaq personelin pedagogjik të Gjimnazit të Durrësit e akomodoi Ministria Arsimore e Vushtrrisë në hotel”Amazona”.
Në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë
Një delegacion u prit edhe në seancën e Kuvendit Komunal, ku kryetari Bajram Mulaku i priti dhe, në shenjë respekti, ua dhuroi stemën e Komunës së Vushtrrisë.
Në emër të Gjimnazit të Durrësit u falenderua drejtoresha, znj. Monada Mehmetaj, ndërkaq veprimtari dhe politologu Skënder Kapiti mbajti një fjalë rasti.
I nderuari z. Kryetar!
Të nderuar kuvendarë!
Ju shpreh mirënjohjen dhe respektin për ndërprerjen e seancës së punimeve të Kuvendit dhe që më dhatë fjalën.
Vitin e kaluar isha në Vushtrri, i ftuar me rastin e promovimit të veprave të shkrimtarit të profesorit të gjuhës dhe letërsisë shqipe z. Bedri Tahiri, ku me ç’rast kryetari i komunës z. Bajram Mulaku dhe drejtori i DAK z. Qerim Selimi autorizuan zotin Bedri për të negocuar me Gjimnazin “Naim Frashëri” të Durrësit si një prej shkollave më të mira në Shqipëri për të bërë binjakëzimin me Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë.
Unë jetoj në Durrës dhe ajo çfarë më ka bërë përshtypje për Gjimnazin e Vushtrrisë është se gjithmonë maturantët e tij nuk bëjnë vizitë thjeshtë formale, sa për të vizituar vendet historike, por dhe për t’u njohur, afruar dhe komunikuar me nxënës e intelektualë të qytetit të Durrësit si dhe vizita në familjet e dëshmorëve nga Shqipëria rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, pra për një bashkim e njohje shpirtërore e vëllazërore, ashtu siç edhe jemi në mënyrë shembullore dhe të dallueshme nga vizitat e shkollave të tjera që vijnë nga Kosova në Shqipëri.
Më ka bërë përshtypje, por jo vetëm mua, dhe përkujdesja e interesimi që bën dhe vetë drejtoria arsimore dhe veçanërisht e drejtroit të saj, z. Qerim Selimi që ndjek nga afër mbarëvajtjen dhe efektshmërinë e vizitave të shkollave të mesme në Shqipëri e si rezultat i kësaj ishte dhe finalizimi i binjakëzimt të këtyre dy shkollave.
Gjimnazi”Eqrem Çabej” ka një staf mësimdhënësish model, si në aspektin profesional, kryesisht, por edhe në atë kulturor, edukativ, mirëkuptues dhe harmonizues, pa dallime partiake e politike. Kjo, mendoj unë, është një pasqyrim i kuvendit shembullor të Vushtrrisë që për nga mënyra e funksionimit është pluralist, por ajo ç’shtë më kryesore është karakteri demokratik i funksionimit të tij, ku dallohet koncensuesi, mirëkuptimi dhe debati konstruktiv dhe kritik jonegativ e jopersonal, ku duhet të marrin shembull dhe komunat dhe bashkitë në Shqipëri e Kosovë, deri ajo e Tiranës dhe e Prishtinës.
Vushtrrinë e dua shumë dhe për mikpritjen e saj që po e vënë re me admirim të gjithë mysafirët nga Durrësi që po befasohen me të por dhe për kulturën qytetare që i karakterizon banorët e saj si pasardhës të denjë të qytetërimit të vjetër pellazgo- iliro- shqiptar si dhe vendlindja e ideatorit dhe udhëheqësit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, patriotit të madh Hasan Prishtina, që çoi në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Ajo që e karakterizon Kuvendin Komunal të Vushtrrisë ështe së parësore ka dy objektiva, për aq sa konstatojë unë, dhe ato janë edukimi dhe infrastruktura dhe unë sa herë që vizitojë Vushtrrinë shoh ndryshime për të mirë, si në rindërtime e rikostruksione shkollash, sistemime e riparime rrugësh, kanalizimesh dhe sistemit energjetik, një qytet të kulturuar dhe të pastër, ku spikat dhe më kryesorja mirëkuptimi dhe harmonizimi i interesave të qytetarëve dhe shoqërisë, pa dallim e ndasi politike.
Duke ju kërkuar falje për minutat që ju mora nga koha e vyer e mbledhjes suaj, ju uroj suksese dhe punë të mbarë të mëtutjeshme!
* * *
Në qendrën e kulturës „Hasan Prishtina“ u mbajt një Akademi solemne dhe një program argëtues, nga po shkëpusim fjalën e drejtorit Bedri Shyti:
Shumë të nderuar dhe të dashur kolegë dhe nxënës të Gjimnazit “Naim Frashëri” të Durrësit !
I nderuar dhe i respektuari veprimtar Z.Skënder Kapiti .
Me kënaqësi dhe nderim të veçantë, në emër të punëtorëve dhe nxënësve të Gjimaznit “Eqrem Çabej” u shprehu mirëseardhje dhe uroj që të kaloni sa më mirë gjatë kësaj vizite. Vërtet ky është takimi më i këndshëm dhe më i përzemërt që ka pasur ndonjëherë gjimnazi ynë. Madhështia e vaçantë e këtij takimi qëndron të nxënësit e dy gjimnazeve, që për herë të parë qëndrojnë bashkë . Tashti bashkëpunimin tonë do ta zhvillojmë në rrafshin e kultivimit të vlerave profesionale, shkencore dhe atyre nacionale .
Të nderuuar kolegë nxënës dhe mysafirë! Është me shumë rëndësi të shpalosim me pak fjalë histroikun e këtij binjakëzimi
Durrësi, qyteti i lashtë i kulturës shqiptare, gjatë luftës sonë të fundit çlirimtare beri shumë për Kosovën. Aty mijera e mijera kosovarë të përndjekur nga barabaria serbe gjeten strehim e ngrohtësi familjare. Pos kësaj, aty, mu tek hotel Drenica u be mobilizimi i ushtareve qe erdhen nga perëndimi dhe u nisen drejt zjarrit të luftës.
Pas çlirimit, kjo traditë duhej thelluar me forma të tjera. Dhe, këtë zakonisht e bëjnë krijuesit. Kështu kolegu ynë, z. Bedri Tahiri, shkroi librin me titullin simbolik “Nga Shqipëria në Shqipëri”, i cili u promovua në Tiranë. Ky promovim i hapi shtigjet dhe me nismen e Skënder Kapitit dhe përkrahjen e z. Qerm Selimi, edhe kjo ënderr u realizua.
Pra, në vitin 2008, me një autorizim nga drejtori i shkollës sonë, z Nexhmi Maxhuni dhe nga drejtori i DAK, z. Qerim Selimi, profesori ynë i nderuar dhe shkrimtari i njohur z. Bedri Tahiri, përfaqësues i Gjimnazit “Eqrem Çabej”, vajti në Durrës për të realizuar binjakëzimin e shkollës sonë me Gjimnazin “Naim Frashëri” të Durrësit. Realizimin e shkuarjes dhe qëndrimit të tij atje e mundësuan vëllezërit atdhetarë KAPITI, veçan Skënder Kapiti, i cili ishte edhe nismëtari i kësaj pune të mbarë.
Kështu, pas disa formaliteteve, më 29. 10, 2008, në hotel “DRENICA” te vëllezërve Kapiti, u organizua ceremonia zyrtare e nënshkrimit të Dokumentit të binjakëzimit. Nënshkrimi u bë nga drejtori i DAR-it, z. Vasillaq Papaj, nga drejtori i Gjimnazit “Naim Frashëri”, z. Myftar Gjonbalaj dhe Bedri Tahiri, përfaqësues i Gjimnazit “Eqrem Çabej”, gjegjësisht i DAK-it të Vushtrrisë...
Qerim Selimi në fjalën përshëndetëse pos tjerash tha se kur e pata nënshkruar Memorandumin e binjakëzimit, droja se a do të mundemi me e jetësua atë a jo. Dhe sot kjo u realizua, andaj kemi festë e gjithë komuna e Vushtrrisë. ..
Bedri TAHIRI, nënshkruesi i parë i Binjakëzimit shprehet: “Ndjehem i priveligjuar që më buzëqeshi fati të jem nun i këtij binjakëzimi. Për këtë falënderoj kolektivin tim që më dha besimin, drejtorin Qerim Selimi që më dha autorizimin dhe Skënder Kapitin me stafin e Gjimnazit të Durrësit që mundësuan realizimin. Besoj, ky është një kurorëzim historik e kombëtar:
E para- të dy gjimnazet qëndrojnë në majat e cilësve e të dijeve në shkallë kombëtare dhe nderojnë të dy kolosët tanë dijetarë: Naimin e Çabejn.
E dyta- ky binjakëzim lidh dy qytetet më të vjetra shqiptare, Dyrrahun plak dhe Vicianën e lashtë.
E treta- krahas Udhës së Kombit, po i paraprijmë realizimit të synimit tonë shekullor- Bashkimit Kombëtar!
Na priftë e mbara
Nga Akademia solemne në Vushtrri
Gjatë kësaj vizite nxënësit dhe arsimtarët durrësakë, pos krijimit të miqësive të reja dhe shkëmbimit të përvojave, u njohen edhe me disa vende e monumente historike të Kosovës, si: Muzeun e kristaleve në Trepçë, Urën e Ibrit, Memorialin „Adem Jashari“ në Prekaz, Shpellën e Gadimës etj.
Kënaqësia ishte e dyanëshme...