Udhëpërshkrim
Kadri Tarelli: Shoqata “Durrësi” përcjell mesazhe qytetarie
E merkure, 10.11.2010, 10:59 PM
Shoqata “Durrësi”
Durrës më: 29. 10. 2010.
SHOQATA “DURRËSI” PËRCJELL MESAZHE QYTETARIE
Këto ditë vjeshte, në javën e fundit të muajit tetor 2010, në qytetin e Durrësit u organizua “Festa e ullirit”, nën kujdesin e shoqatës “Durrësi” në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit. Ky përbën thjesht një lajmë të zakonshëm gazetarie, pa shpirt e pa jetë, sepse veprimtari të shumta e mbushën këtë ditë të shënuar, si mbjellja e një ulliri pranë Bashkisë, koncert i Bandës Frymore të qytetit, një ekspozitë fotografike në hollin e pallatit të kulturës “A. Moisiu”, koncerti me artistë humorist dhe këngëtarë durrësakë e të ftuar nga vendi e nga trojet shqiptare të Maqedonisë e Malit të Z, përfshi këtu edhe nderimi që i’u bë disa personaliteteve, të cilëve i’u dhënë çmimet, si: “Fisnikëria e Qytetit të Durrësit” Z. Saba D’Elia Ambasador i Republikës Italiane në Shqipëri, ndërsa për Z. Kadri Morina President i kompanisë “Eurosig” dhe Z. Lavdosh Petoshati President i Shoqërisë “Pespa Grup”, u dha titulli “Nder i qytetit të Durrësit”.
Koment shumë të bukur mund të bëjmë për bukurinë e koncertit dhe kënaqësinë që na dhuruan artistët, për fjalët e ngrohta dhe të sinqerta të personaliteteve që u nderuan në këtë ditë të bekuar. “Festa e Ullirit” dhe simbolika e mbjelljes së një rrënje ulliri, si simbol i paqes, urtësisë dhe jetëgjatësisë përcjell mesazhin njerzor e qytetar të fisnikërisë, kulturës, mikpritjes, bujarisë dhe mirësisë të durrësakëve të hershëm dhe të rinj. Thjesht nuk duhet të mbetemi në kuadrin e një veprimtarie, që në vetevete, pa dyshim ka vlerat e aj dhe vetëm kaq, sepse është pak, pasi kjo dhe të tjera festa, të vjetra sa vetë jeta, i’u rikthyen qytetarisë durrësake si pjesë e shpirtit të tij. Një pyetje e thjeshtë lind vetiu:
Është shoqata “Durrësi”që mban mbi vete punën por edhe lavdinë për arritjet. Çfarëdo që të themi dhe sido që ta shprehim fjalën tonë, përsëri do t’i jemi borxhli shoqatës që mban emrin e qytetit tonë të lashtë “Durrësi”, e cila pas pak muajsh mbush njëzetvjetorin e saj të krijimt. Borzhli dhe mirënjohës edhe drejtuesëve të saj, kryetarit Z. Halil Myderizi, të papërtuarit sekretarit Shpëtim Metani dhe anëtarëve të kryesisë Salvator Sotiri e Koçi Koreta etj, etj, antarë e veprimtarë të shoqatës të cilët ishin nismëtarët e themelimit, por më shumë të vazhdimësisë e jetëgjatësisë të saj për kaq vite. Nuk është kohë shumë e gjatë, por edhe pak jo, po të kemi parasysh veprimtritë e panumërta dhe të larmishme që janë kryer.
E meriton të theksojmë disa punë të vyera që ka kryer shoqata dhe që kanë lënë gjurmë në historinë e qytetit dhe në kujtesën e qytetarëve:
Së pari: Na risolli “Festën e verës”, “Festën e Detit” dhe këtë të fundit “Festën e Ullirit”, të cilat në ditë dhe muaj të ndryshëm të vitit gjallërojnë qytetin, e pasurojnë jetën shpirtërore të secilit nga ne.
Se dyti: Ka nderuar, duke i nxjerë në dritë e duke i dhënë vendin e merituar në shoqëri, dhjetra figurave të shquara të qytetit të Durrësit, por edhe nga bota, të cilët me veprat e tyre kanë lartuar emrin e qytetit tonw, pasi kanw lënë gjurmë në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore, prodhuese, artistike, sportive, arsimore, mjekësore, shkencore dhe politike. Mbase pa dashje e ca më shumë me dashje, po shumë nga ata ishin harruar e shumë tw tjerë kishin mbetur në hije.
Së treti: Shoqata nuk ka ndenjur indiferente edhe ndaj ngjarjeve madhore që kanë tronditur qytetin dhe kombin. Këtu po përmendim vetëm njërën, mbase më të madhen dhe më të rendësishmen: Qendrimin ndaj luftës në Kosovë rreth njëmbëdhjetë vjet më parë. Shoqata “Durrësi”së bashku me simotrat shoqata të tjera dhe organizmave joqeveritare, që vepronin në qytetin tonë, duke gjetur mirëkuptim edhe me organet e pushtetit lokal, organizuan mitingje madhështore të protestës ndaj dhunës e masakrave të serbeve ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ngritën zërin për drejtësi. Këtu nuk mund të harrohet apo të lihet mënjëanë ndihma që ajo dha në ato ditë të vështira, kur në Durrës dhe në rrethinat e tij u pritën dhe u strehuan rreth njëqind e pesëdhjetë mijë shqiptar të shpërngulur nga trojet e tyre në Kosovë. Është një punë e paimagjinueshme atdhetarie, humane, njerzore që ngre vlerat e qytetarisë durrësake dhe na bën të ndjehemi mire, mbase pak si të përkëdhelur.
Qytetarët dhe sidomos pjestarët e shoqatës kanë të drejtë të krenohen dhe të mburren, sepse shoqata me punë e saj, që ka kryer e po kryen, po rrikëthen vlerat e vërteta të qytetarisë, për t’i bërë pjesë të jetës sonë dhe sidomos të rinisë, duke shtuar dashurinë, por edhe rritur përgjegjësinë.
I urojmë shoqatës suksese në veprimtaritë dhe përmbushjen e misionit të saj fisnik, për të përcjellë në kohë dhe në breza mesazhe qytetarie.
Përgatiti
Kadri Tarelli
Durrës