E enjte, 01.05.2025, 11:49 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Haxhi Dulla: Tri ëndrrat e Bjondinës

E marte, 19.10.2010, 09:59 PM


Tri ëndrrat e Bjondinës

 

Nga HAXHI DULLA - Varshavë

 

              Bjondina Dërmakut, jetën e saj të parë ia dhuroi nëna, e cila e lindi në spitalin e Prishtinës vetëm disa muaj pas përfundimit të luftës në Kosove.  Jetën e dytë para dy viteve ia dhuruan ushtarët polak të Kontingjentit Ushtarak pranë forcave paqësore KFOR  në Kosovë, dhe mjekët e Qendrës Mjeksore të Nenës Polake - CZMP në ?ód? të Polonisë.

             Bjondina sot ka 10 vjet dhe tri ëndrra : e para të bëhet mjeke - kardiokirurge, e dyta- të ketë syze të përshtatshme ,dhe e treta - të ketë protezat e reja në këmbët e saja.

 

             Gjatë 6 viteve të para të jetës së saj, Bjondina nuk kishte forcë të lëvizë pa ndihmën e prindërve.  Kishte lind me një defekt  serioz në zemër të quajtur - Tetrallogia Fallot.  Vrima mes  qelizave të zemrës si dhe enët jo të zhvilluara si duhet të gjakut bënin që ajo mos të ketë sasi të mjaftushme të oksigjenit në gjak .  Në Poloni fëmijët me këtë  lloj të  sëmundjes  operohen në muajt e parë të lindjes e  më vonë zhvillohen normalisht.  Nje mundësi të tillë nuk kishin fëmijët e lindur në Kosovë. Bjondina jetonte  duke falënderuar nënës së  saj e  cila pandërprerë e mbante në duartë  e saj.  Ndoshta Bjondina nuk do të jetonte më gjatë , sepse sëmundja e tillë e dobësonte shumë organizmin e vogëlushës kosovare.  Ajo rritej  ngadal,jo  sa duhej.  Nuk ecte,nuk kishte  forcë  të fliste, e qka është edhe më e keqja , këmbët e saja dobët  të zhvilluara, filluan të shtrembërohen edhe më  tepër. Bjondina nuk do arrinte të festonte ditëlindjen e saj të  10 sikur mos të ndihmonin ushtarët e Kontingjentit Ushtarak Polak në Kosovë , të cilët veprojnë në kuadër të Forcave Paqësore KFOR.

 

Për  fatin e  vogelushës u interesua kapiteni Rados?aw Ambroziak nga Kontigjenti Polak i KFOR-it.  Në atë kohë detyrë e ushtarëve ishte të njiheshin për së  afërmi me jetën dhe kushtet e jetës së qytetarëve dhe në bazë të mundësive të i ndihmonin atyre.  Gjatë një vizitë te tillë në teren kapiteni u njohtua me rastin e  rëndë të vogëlushes  nga daja i saj. Takimi i parë i kapitenit me  Bjondinën ishte moment shumë i rëndësishëm. Shëndeti i saj kërkonte  shërim  urgjent.  Komandanti i Kontingjentit Polak ,kur mësoi për gjendjen e rëndë shëndetsore të  Bjondinës, dha pëlqimin  për ndërmarrjen e akcionit  të shpejt për shpëtimin e jetës së saj.

           Në Kosovë, në atë kohë nuk kishte kushte për operim . Duhej operuar  vogëlushen në Poloni. Në akcion  të shpetimit ,u angazhuan shumë njerëz  dhe institucione. U angazhua në këtë  Fundacioni polak “ Serce Dziecka “ ( shqip - Zemra e Fëmiut ).  Kërkohej spitali i cili do jepte pëlqimin për operim falas të kosovarës.  Pas kërkimeve të shumta në dyer të shumë   spitaleve  polake, drejtori , profesor Przemys?aw Oszukowski nga Centrum Zdrowia Matki Polki në Lod? dha pëlqimin .

 Duke  iu falenderuar dashamirësisë së shumë personave, ushtarëve  dhe institucioneve të cilët u angazhuan në rregullimin e të gjitha formaliteteve, Bjondina  së bashku me nënën e saj  në vitin 2006 arriti në  spitalin Polak. Pas analizave të nevojshme që duhej bërë , si pregaditje për  operim,u tregua se gjendja shëndetsore e saj ishte shumë e keqe, dhe se  qfaqej dyshimi se nuk mund të  përballonte  operimin.  Atëher u morr vedim që të kthehej në Kosovë, për pregaditje ( kalitje )  të mëtutjeshme të organizmit. Profesori  Jacek Moll  i bashkoi enët e gjakut në atë mënyrë që  të shtohej sasia e gjakut në zemër.  Bjondina ,duhet të kthehet  në  shtepi. U mor pëlqimi atëher që pas një  viti të vjen prapë ne spitalin e njëjtë  ,tashmë për operim përfundimtar. Gjatë  tërë vitit sa qëndroi në shtëpi pas kthimit nga intervenimi i parë në Poloni,  prindërit , familja të afërmit  , mjekët si dhe ushtarët polak ishin afër saj për ndihmë të nevojshme.

           Nga  fundi i vitit 2008  Kontingjenti Ushtarak Polak në Kosove, mori lajmin e shumëpritur se në spitalin e ?od?- it prisnin ardhjen e Bjondinës . Tani duhej sa më parë të pregaditeshin dokumentet e nevojshme për udhtim.  Bjondina  është qytetarja e parë e Republikës së Kosovës  që kaloi kufirin polak me  pashaportën e re të shtetit të Kosoves , e dyta është  nëna  e saj.  Më 2 tetor së bashku me nënën e saj, përkthyesin si dhe ushtarët polak të KFOR-it të cilët përfundonin ndrrimin në Kosovë , me aeroplan ushtarak arriti në Poloni.  Në spitalin ku duhet të operohej Bjondina ,ishte çdo gjë e pregaditur.  Pas analizave paraprake u tregua se  kësaj radhe zemra është e përforcuar dhe se  mund të  ndërmirret operacioni i shumëpritur  përfundimtar.

             Të gjitha pregaditjet për operim i bënë profesoret e njohur të kësaj lëmie ; prof. dr. Andrzej Sysa dhe  prof.dr.Jadwiga Moll, ndërsa operacionin  e ndërlikuar që zgjati mbi 4 orë e bëri profesori i njohur edhe jashtë kufijve polak, prof. dr. Jacek Moll.   Kujdesi i madh  që kishte Bjondina  nga  ana e personelit polak të spitalit pas operaqcionit , bëri që pas një muaji të kthehet  shëndosh në  vendlindje.

   

     Ushtarët e KFOR-it polak edhe më tutje kujdesen për shendetin e Bjondinës. Duke  falënderuar kujdesit të  tyre ,ajo sot ecën me proteza të reja, syze dhe mjete  thera të nevojshme.

            Bjondina sot lëvizë pa ndihmën e prindërve. Vijon klasën e dytë te shkollës fillore  në fshatin Shipashnicë e Epërme të komunës  së Kamenices ( Dardana ).  Zhvillohet normalisht, është rriturr dhe  njëra ndër nxenësit më shembullor në klasë. Porse, pasojat që ka lënë sëmudja e gjatë disavjeqare , bënë që ajo  edhe me tutje  të jetë nën perkujdesjen e prindërve të cilët kanë vështirësi për plotësimin e të gjitha kërkesave të nevojshme  për ruajtjen e shendetit të plotë  të Bjondinës  si dhe dy motrave të saja. Babai  Milaimi është  i papunë  ka edhe njerën dorë te paaftë për punë, ndërsa nëna Hajrija ,duke e  bartur  vite  me radhë fëmiun e saj Bjondinën ka  të dëmtuar seriozisht boshtin kurrizor.  Familja 5  anëtarshe Dermaku  , jetonë me 40 Euro në muaj, ndërsa Bjondina  tashmë është rritur dhe se deri në moshën madhore (  kur  do përfundojnë  të  gjitha pengesat si pasojë e  operacionit të  vonshëm- ( ps. vlerësim i mjekut specialist) do të jetë e mvarur nga prindërit e saj ,për blerjen e këpucave ortopedike,syzave dhe protezave të nevojshme.

Ftojë njerëzit zemërgjerë,  në Kosove dhe diasporë për ndihmë kësaj vogëlushje, e cila tani pas 10 viteve ka filluar të lëvizë e pavarur, të  ulët në bankat e shkollës krahas shoqeve e shokëve së  fshatit të cilët  dikur ka patur mundësi  te i sheh vetën nga dritarja.  Shpresojë se i tëre mundi që  kanë  bërë  ushtarët paqësor polak, në kuadër të KFOR-it , institucionet mjekësore dhe ato humanitare polake  për  shtetasen tonë të vogël  të mos shkoj huq.

Ata ( polakët) bënë shumë për vogëlushen kosovare, shpresoj se edhe qytetarët , dhe institucionet tona nuk do e lënë anash kërkesën për ndihmë Bjondina Dermakut.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx