E enjte, 01.05.2025, 10:27 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Baki Ymeri: Poezia shqipe vërshoi edhe në qytetin e Naum Veqilharxhit

E marte, 28.09.2010, 09:59 PM


 

POEZIA SHQIPE VËRSHOI EDHE NË QYTETIN E NAUM VEQILHARXHIT

 

Nga Baki Ymeri

 

Libri është një vend takimesh të admirueshme. Kështu ka thënë njëri nga eseistët më të mirë rumunë (Marius Qelaru), që ka botuar dhejtra parathënie dhe disa antologji me reçensione mbi poetët shqiptarë. Braila inauguron vlerat shqiptare, shpërdan shpërblime, shndërrohet në një vend ku takohen krijues vendesh të ndryshme që e admirojnë librin duke na e bërë jetën më të bukur. Është hera e parë kur Kosova përmendet në një hapsirë kosmopolite, organizatorët dhe pjesmarrësit në festival, si dhe publiku duke krijuar një admirim të veçantë, duke i konsideruar shqiptarët si „farefisi i të njëjtit gjak”. Një mirënjohje dhe vend nderi në këtë festival iu nda edhe poetit Sali Bashota, emri i tij duke figuruar i pari në antologjinë Balcanica 2010. V. Spiridon (kryetar i jurisë) dhe R. Voinescu, së bashku me D. A. Neagu, drejtor i Bibliotekës „Panait Istrati”, i dorëzuan shpërblimet në prezencë të dashamirëve të artit dhe massmedias. Çmimet Balcanica për Poezi iu ndanë Bardhyl Londos nga Shqipëria dhe dy poetëve rumunë (Adrian Alui Gheorghe nga Jashi dhe Ileana M?l?ncioiu nga Bukureshti). Dy nga tre çmimet e larta për Përkthime iu ndanë Luan Topçiut dhe autorit të këtij shkrimi. Festivali i Poetëve të Ballkanit në Brailë, gjatë këtij viti i qe dedikuar poezisë shqipe dhe vlerave tona kulturore. Manifestimi i mbajt në Bibliotekën e Rrethit „Panait Istrati”, në një atmosferë poezie autentike.

 

Konform massmedias rumune, „Përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, mysafirë nderi të këtij edicioni, erdhën në qytetin ku ka vepruar një personalitet i rangut të parë të kulturës shqiptare, Naum Veqilharxhi, revolucionar dhe iluministi i parë shqiptar, i cili në Brailë ka hartuar abetaren e parë shqipe. Me këtë rast u inaugurua edhe vëllimi “Balcanica 4” me 10 autorë: Sali Bashota, Rodian Dr?goi, Basri Çapriqi, Victoria Milescu, Bardhyl Londo, Emir Nika, Horia Zilieru, Skënder Rusi, Visar Zhiti, Adrian Alui Gheorghe. Kontribut për mbarëvajtjen e festivalit kanë dhënë Nicolae Grigore M?r??anu, Valentin T?lp?laru, Constantin Gherghinoiu etj. Për shqiptarët në këtë manifestim u krijua një admirim i hatshëm. „Këta nuk janë fis me ne por janë bashkëvëllezërit tanë”, theksoi me një takim privat poeti Sterie Bucovala, duke shtuar se serbët para dy vitesh na bezdisën me sintagmat poetike: „gjak”, „viktima”, „urrejtje”, „kallashnikovë” etj. Në festival morën pjesë edhe poetë nga Galaci që ndodhet në afërsi të fshatrave shqiptare të Ukrainës. Ndër ta shquheshin Corneliu Antoniu, Angela Baciu, filoshqiptarja Ekaterina Koman etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

FOTODOKUMENTIM NGA FESTIVALI

 

 

http://www.niuzer.ro/Braila/Premii-acordate-la-Festivalul-Poetilor-din-Balcani-1523783.html



(Vota: 15 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx