Udhëpërshkrim
Fatos Baxhaku: Fshati me sytë e mbërthyer nga xhadeja
E hene, 27.09.2010, 06:42 PM
Fshati me sytë e mbërthyer nga xhadeja
AFER & LARG
Nga Fatos Baxhaku
Liqenet e Belshit vezullojnë nën diellin e shtatorit. Ndër ara dallohen siluetat e fshatarëve që punojnë tokën. Nga larg, ato duken si figura të vogla lozonjare, por një Zot e di se sa lodhje mbajnë mbi vete shpinat e tyre të kërrusura. Gradishta është pika më e lartë e Belshit. Në këto anë ka nga ata
Me Buçin
Ai quhet Sulejman Tafani, është 77-vjeç, por për të gjithë ai është thesht “Buçi”. Eshtë një plak i këndëshëm që hedh e pret romuze me të gjithë. Pikërisht Buçi do të jetë udhërrëfyesi ynë në këtë udhëtim. Tani jemi në Dragot. Ky është një fshat i madh krejt në skaj të Dumresë. Në fakt, më shumë se me Dumrenë, gjeografikisht është i lidhur me fshatrat e Beratit e të Kuçovës. Për të ardhur këtu kemi udhëtuar 46 kilometra nga Elbasani. Kuçova nuk është larg veçse 17 kilometra. Na bën përshtypje e folura e fshatarëve të këtushëm. Ajo ngjason më shumë me dialektin beratas se sa me atë elbasanas. Në disa raste është një gjë e përzier mes të dyve.
Buçin e takojmë në lagjen e poshtme të fshatit. Këtu ka qenë dikur një sektor i fermës. Një copë herë sillemi vërdallë disa godinave të mëdha, tashmë të zbrazura e të rrënuara, simbole të kohës së komunizmit. Vetëm pak vetë shohim nëpër fshat. Disa burra se për çfarë diskutojnë me gjallëri në mes të rrugës nën diellin, që megjithëse shtator, djeg njësoj si në korrik. Ca më tej janë disa pallate. Dragoti i largët ka qenë edhe një pikë internimi. Pas 1990 të parët që u larguan pa e kthyer kokën prapa ishin pikërisht të internuarit.
E pimë një kafe me Buçin. Ai
Në shkollë
Heshtja e fshatit thyhet porsa i afrohemi shkollës. Kjo është një godinë e madhe, e mbajtur mirë. Një grua me përparëse të bardhë përze menjëherë disa gjela deti, që deri më atëhere po kullosnin të pashqetësuar në oborr. Avni Dragoti është drejtori. Ky bashkë me kryetarin e komunës, Lumturi Ferhati, na presin që në hyrje. Mjafton një kalim i shkurtër nëpër klasa që të kuptosh se në këtë “cep të hartës”, sikurse
Nga Tepelena në mes të Shqipërisë
Buçi na rrëfen edhe historinë e fshatit: “
Kisha e shkulur
Ndërsa bisedonim me Buçin për histori të vjetra dëgjonim rreth e rrotull të pëshpëritej shpesh “kisha, kisha…”. Të befasuar, që në një fshat thuajse krejtësisht mysliman, të kishte një kishë mësojmë se deri vonë këtu vërtet ka pasur një kishë, madje një kishë të shekullit të XVIII, shumë të veçantë për krejt zonën, me afreske dhe ikona. “Kisha ka qenë këtu - thotë Buçi duke bërë me dorë nga dy lisa të mëdhenj – si këta lisa ka qenë e rrethuar krejt kisha. Ishte njëkatëshe, por fort e bukur dhe këtu vinin nga anë e anës në 14 gusht, ditën e Shën Mërisë. Në njërin nga lisat, që tani nuk është më, kishte një zgavër kut thuhej së bën mirë të hedhësh monedha. Në atë lis hidhnim edhe ne, ndonëse nuk ishim të krishterë, por e konsderonim vërtet këtë vend si vend të mirë. Kisha qe ndërtuar nga banorët e parë të këtij vendi, ata që jetonin këtu para se të vinte Tarja. Pastaj këta vajtën dhe u vendosën në Kozarë, që është një fshat i krishterë jo shumë larg prej këtej. Kisha u ruajt edhe pas 1967 sepse ishte shpallur Monument Kulture. Kishte një kujdestar të sajin dhe nga fshatarët nderohej dhe nuk prekej me dorë. Andej nga fillimi i viteve ’80, nuk u mor vesh se si, por u bë një budallallëk i madh. Kishën e shembën sepse me gurët e saj do të bënin një furrë të re për fshatin. Kështu u zhduk një vlerë e madhe jo vetëm për fshatin tonë, por për krejt vendin. Edhe ajo dreq furre nuk u ndërtua kurrë”.
Tani, poshtë lisave të kishës hidhen plehrat e fshatit. Në vendin ku ka qenë dikur kisha takojmë tre fshatarë të porsakthyer nga puna ndër ara. Historia e kishës i irriton të gjithë. Flasin e flasin pa pushim se “ky vend duhet pastruar, se me kishën është bërë një krim i madh, se dikush duhet ta vijë e ta pastrojë këtë vend që dikur ka qenë i shenjtë…”. “
Në fshatin e vjetër
Më kot mundohemi të gjejmë ndonjë gjë të mbetur nga fshati i vjetër. Të gjitha shtëpitë janë bërë të reja dhe thuajse të gjitha janë njëlloj. Na duket sikur janë menduar nga një mendje dhe bërë nga një dorë. E vjetra, ka ikur me kohë. Bëjmë një shëtitje përmes këtyre shtëpive “binjake”. Hera-herës qetësia prishet nga gratë që shtyjnë përpara tufa të mëdha gjelash deti. Në varrezat e fshatit vëmë re që shumica e të ndjerëve mbajnë mbiemrin Dragoti, atë të Tares së parë. Poshtë, tutje në horizont arrijmë të dallojë shtëpitë e para të Kuçovës. Bëjmë shaka me veten: E pra, ne, administrativisht jemi ende në qarkun e Elbasanit! Në qendër të fshatit dallojmë dy portrete të mërzitura. Janë dy muratorë që presin të vijnë dritat. Një remont i lajmëruar që para disa ditësh i ka lënë pa punë. Të lyer ende me gëlqere rrëkëllejnë nga një birrë duke folur nëpër dhëmbë.