Udhëpërshkrim
Nexhmije Mehmetaj: Fillim dhe vazhdim i mbarë i projektit “Tekste shkollore për diasporën shqiptare”
E diele, 19.09.2010, 09:58 PM
Disa nga bashkëpuntorët e projektit
Fillim dhe vazhdim i mbarë i projektit “Tekste shkollore për diasporën shqiptare”
Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura, Zvicër
U bënë shumë vjet që dëgjojmë të flitet për mungesën e teksteve shkollore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe jashtë atdheut. Këtë vit në kuadër të seminarit që u mbajt në Vlorë më 28-29 korrik për mësuesit e shqipes, promovohen versionet e para të teksteve shkollore për diasporën shqiptare.
Në bazë të marrëveshjes së Ministrisë së Arsimit së Kosovës dhe e mbështetur nga Shkolla e Lartë pedagogjike e Cyrihut në Zvicër projekti “Tekste shkollore për diasporën shqiptare “ filloi punën në vitin shtator 2009. Grupi koordinues i përbërë nga Prof. Dr. Dr. Basil Shader, z. Nuhi Gashi dhe shkrimtari i shquar Arif Demolli. Nga bashkë autorët që punojnë si mësimdhënës në Mësimin Plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë: Nexhmije Mehmetaj, Rifat Hamiti, Nexhat Maloku, Hazir Mehmeti, Rizah Shaqiri. Bashkë autorë që punojnë si specialist për fusha dhe lëndë të ndryshme në Kosovë: Dr Shefkije Islamaj, Dr Xhevat Syla, Besa Luzha, Lush Culaj, dhe Muhamet Ahmeti. Pjesët e parashikuar të teksteve shkollore të reja janë:
•Për së cilin cikël 6 fletore tematike ( një për semestër) ( alternativë: një libër tematik për secilën cikël)
•1 fletore e gjuhës apo një libër i gjuhës për secilin cikël.
• 1 komentuar/ doracak për mësimdhënësit për secilin cikël.
•1 CD me materiale shtesë për secilën cikël
•1. DVD me audio- f. Dhe filma të shkurtër për secilën cikël.
Në krahasim me një libër për secilën cikël, koncepti i fletoreve i cili tani aplikohet shpesh edhe në tregun e materialeve didaktike në Evropën Perëndimore duket i pëlqyeshëm dhe i suksesshëm ( nxënësit kanë një material të ri, tërheqës çdo 6 muaj). Për cikël 6 fletore tematike ose 2 për vit, përkatësisht 1 për semestër. Tri fletore për cikël lidhen me fushën e identitetit dhe me aspektin sociale dhe shoqërore, tri të tjera me kulturën, historinë etj. shqiptare. Secila fletore ka 40 faqe (20x2 faqe). Parashikohet që zakonisht të përpunohen 2 faqe në javë. Puna me fletoren tematike është në qendër të mësimit plotësues: Lidhur me atë punë tematike konsultohet edhe libri i gjuhës.
Tekste shkollore për diasporën shqiptare
Në kuadër të seminarit të sivjetshëm që u mbajt në Vlorë më 28-29 korrik për mësuesit e shqipes jashtë atdheut u promovuan versionet e para të teksteve shkollore për ciklin e ulët që përfshin moshën parashkollore deri klasën e tretë. 1. Para abetare. 2. Unë dhe të tjerët. 3. Puna dhe koha e lirë. 4. Një botë për të gjithë. 5. Kultura shqiptare. 6. Letërsia shqiptare. 7. Libri i gjuhës. Së shpejti do të dalin nga shtypi e do të shpërndahen falas. TEKSTET janë dërguar në shtëpinë botuese dhe së shpejti do të dalin nga shtypi, do të shpërndahen falas. Projekti “ Tekste shkollore për diasporën shqiptare”, kishte fillim dhe vazhdim të mbarë. I tërë grupi vazhdon hartimin e teksteve shkollore për ciklin e mesëm. Tekstet e nxënësit kontribojnë dhe kushtëzojnë ndjeshëm procesin mësimor dhe arritjen e objektivave të të nxënit në lëndë dhe në cikle të ndryshme të mësimit plotësues. Hapat në fazën e konceptimit për sëcililen fletore tematike secili autor apo autore u mor parasysh mosha e nxënësve dhe rrethanat në të cilat ata jetojnë (jeta në mërgim, identiteti i origjinës, ruajtja e zhivllimi i tij, përballë një identiteti tjetër i përkatësisë kulturës së vendit ku jeton / identiteti dykulturor, nevoja për t’i përkrahur në orientimin e shëndoshë dhe ndërveprues ndërmjet dy kulturave. Tekstet, tashmë të shumta dhe me alternativa do të jenë pjesë e punës së përditëshme të mësuesit, të cilët, brenda lirisë së tyre profesionale, do t’i përzgjedhin dhe do t’i përdorin me sukses në procesin mësimor. Tekstet në përgjithësi kanë një cilësi të mirë. Brenda tyre ka shumë përvojë didaktike bashkëkohore që lidhen me aparatin e pedagogjik, me dizenjimin dhe strukturimin e tyre e tj shpresojmë se tekstet do të gjejnë përkrahje të gjerë nga mësuesit dhe fëmjët.