Udhëpërshkrim
Rabit Osmani: Më 2013 bëhen 1700 vjet të zyrtarizimit të krishtërimit shqiptar
E premte, 17.09.2010, 09:59 PM
Kujtim institucioneve kompetente mbarëkombëtare
Më 2013 bëhen 1700 vjet të zyrtarizimit të krishtërimit shqiptar
KONSTANTINI I (i Madh)
(Caius Falavius Valerius Aurelius Constantinus)
(274 - 337)
Nga Rabit Osmani
Pjesëtarë të Shoqatës “RENESANCA SHPIRTËRORE” organizuan një mbrëmje pune në shtëpinë e Kadri Manit në Prishtinë, në rr. “Hasan Jashari” p.n., më 10.9.2010, me fillim në orën 19.
Paraprakisht ishin caktuar dy pikë të rendit të ditës:
1.Zhvillimi dhe zgjerimi i Shoqatës “RENESANCA SHPIRTËRORE” me anëtarë të rinj dhe 2. Kujtim institucioneve kompetente mbarëkobëtare për 1700-vjetorin e zyrtarizimit të krishtërimit shqiptar nga ana e Konstandinit të Madh. Për të dy pikët e rendit të ditës referues ishte Hasan Dëramaku, historian.
Mungonin edhe dy të ftuar: Abdurrahim Kelemendi- Duri dhe Anton Nikë Berisha.
Referuesi i informon të pranishmit se Shoqata “RENESANCA SHPIRTËRORE” (THE ASSOCIATION “SPIRITUAL RENAISSANCE”) është themeluar në Prishtinë më 2001, me në krye z. Abdurrahim Kelemendi- Duri, kryetar; se Shoqata numron mbi 100 anëtarë në Degët e Nëndegët e veta nëpër Kosovë; se progarami është botuar në formë broshure shqip dhe anglisht për nevoaja të brendshme, por me internet jua kemi shpërndar edhe disa personaliteteve.
Në lidhje pe pikën 2 të rendit të ditës, referuesi tha se e kemi për detyrë që t’i njoftojmë me kohë institucionet tona kompetente, në radhë të parë Ipeshkvitë tona, Akademitë, Institutet e Historisë e të Albanologjisë... dhe kushdo që do e mund të japë kontribut në këtë fushë të dijes: që në ndërkohë të mbahen Simpoziume për këtë përvjetor të rëndësishëm të historisë tonë, figurë kjo të cilën shovenistët serbë do ta përvetësojnë! Po planifikuan që në Nish ta ngritin një kryq gjigand prej 80 metrash! Aty e paskan ftuar të marrë pjesë edhe Papa, i cili e paska konfirmuar pjesëmarrjen!
Dihet sheshit se serbët s’akanë histori, andaj vjedhin në të akatër anët: Car Lllazari është shqiptar, Milosh Kopili (Miloš Obiliqi) shqiptar, Hajduk Stanko e hajduk Velko, vllëhë... serbët kanë tentuar të na e vjedhin edhe Skënderbeun... maqedonasit kanë tentuar të na e vjedhin Nënën Tereze, duke e mbiqujtur Gonxhe Bojaxhievski!
Diskutuan edhe të tjerët përgjithësisht e në veaçanti dijetari Femi Cakolli.
“KONSTANTINI I (i Madh)
(Caius Falavius Valerius Aurelius Constantinus)
(274 - 337)
Vendlidja e tij është Naisso, pra Nishi i sotëm, që ishte njëra nga kryeqendrat e Dardanisë, në një nga datat aty rreth vitit 274. Aty nisi edhe arsimin fillestar. Mbresat për vendlindjen e tij e përcollën vazhdimisht.[1]
Nga fiyiku i tij përshkruhet si një mesoburrë madhështor, i bukur, hundshqiponjë, po që nuk i mungonte hareja shpirtërore që e kompletonte pamjen e këtij njeriu, i cili kishte edhe fuqinë fizike si askush. Thuhet se aq sa ishte i vrazhdë në raste, njëkohësisht kishte nytyrë të këndshme të ushtarakut ilir, rrjedhojë e edukimit në frymën ilire.[2]
Gjatë sundimit perandorak ai u shqua edhe për ndërtime të shumta. Ajo që mbeti vulë historike e këtij fahu ishte themelimi dhe ndërtimi i këtij qyteti të ri, që e mbante emrin e tij, Konstantinopol, i cili ishte edhe vendqëndrimi i tij, megjithëse vendqëndrime të tjera kishte caktuar në bazë të nevojave të kohës, si në Trier, Fushime, Sirmium, Serdica, Selanik, Nikomedi.[3]
Ndërtime me vlerë kishte bërë edhe në Romë, shumica e tëcilave u shkatërruan gjatë kohëve, me përjashtim të Kompleksit të Fotumitz e Romës, ku në fund të një korridori aty është edhe shtatorja e Kostandinit. Ajo që e bën më me interes është ngritja e kishës së Shën Pjetri në Vatikan, më 337, një ndër shtatë kishat e lëna.[4]
Ndërtimet e tij shtrihen edhe në Trier të Gjermanisë, si kisha e Augusta Trovirorumit, e pajisur me nxehje qendrore, me mozaikë e piktura të bukura, që ai shtojnë madhështinë e asaj.
Po ashtu ai pati ngritur tempuj në Palestinën e vjetër (kishën e Shën Sepulshre), si dhe tempuj të tjerë në Siri, qqë sot është territor i Turqisë. Kishte ngritur edhe një urë mbi Danub, diku në Rumani, me gjatësi prej 2.473 metrash, pastaj Mauzoleun për të bijën në afërsi të Romës; ngriti po ashtu kishën në Betlehem dhe Kavari të Palestinës, ku, sipas legjendës, u lind Jezu Krishti.
Në Konstantinopojë, në maj të vitit337-ës, u sëmur dhe në fillim të prillit vdiq. Trupi i tij i balsamosur u vendos në një arkivol prej ari e pastaj u vendos në kishën e Shën Apostujve, ku qëndroi derisa Mehmet pushtuesi zhduku gjithçka dhe në themelet e kësaj kishe ngriti xhaminë.[5]
Prej të gjithë perandorëve që njihen, Senati i Romës vetëm Konstantinit ia dha thirrjen “I Madh” (më parë këtë emërtim e kishte vetëm Leka i Madh, në vitin 356-323 para erës së re), akorduar pas fitores madhështore më 28 ose më 29 tetor 312. Ai madje më se pesmbëdhjetë herë kishte fituar thirrjet tjera meritore, si: “Germanus maximus”, “Sermaticus maximus”, “Gothicus maximus”, ose “Dacicus maximus”.
Në një perandori që më së shumti dhe në vendet më të ndryshme iu ngritën përmendoret, është Konstantini i Madh, si në Romë, në Nish e gjetiu.
Skulptura me kokën e tij të gjetur në Nish ruhet në Muzeun e Kalemegdanit në Beograd. Një tjetër bust mermeri i tij gjendet në Galerinë Zyrtare në Firencë të Italisë.”
(Sinan Gashi: “Mençuria iliro – shqiptare nëpër botë (botim i dytë i plotësuar)), f. 60-63.
[1] 48. Shih. Aty. f. 227 - 230.
[2] Aty. F. 231 – 234.
[3] Më gjerësisht f. 256 – 264.
[4] Aty, nga f. 264 - 271
[5] Shih po aty, nga f. 269 – 273.